-
VIDEO
Vidhnin sende me vlerë dhe i tregtonin në Shqipëri, SPAK nis hetimin pasuror për të arrestuarit, shoferi i ministrisë së Brendshme i lidhur me pronarë argjendarish
Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka nisur hetim pasuror për të gjithë të arrestuarit e operacionit në kuadër të të cilit përfunduan në pranga disa persona, mes tyre edhe shoferi i Ministrise se Brendshme Sokol Idrizaj. Rezulton se ky i fundit kishte bashkëpunim me pronar argjendarish, shumica prej tyre në Tiranë dhe me aktivitet shitjen e sendeve me vlerë, si bizhuteri dhe aksesor.
-
VIDEO
Spaho në Kuvend: Turp që anulohet takimi i dy qeverive, Rama e bëri të ruajë karrigen e vet
Deputeti demokrat Edmond Spaho e quan të turpshme faktin që Kuvendi i Shqipërisë nuk po mban debat lidhur me situatën në Kosovë dhe bën me faj Edi Ramën se për të ruajtur karrigen e tij anuloi mbledhjen e qeverisë.
-
VIDEO
Tensionet në veri të Kosovës, Bylykbashi: Ku është Rama, të vijë të japë llogari për draft asociacionin! Po dëmton Kosovën
Deputeti Oerd Bylykbashi ka ngritur në Kuvend çështjen e Kosovës. Bylykbashi tha se sot kryeministri i Edi Rama duhej të ishte i pranishëm në seancë dhe të jepte llogari se çfarë ka propozuar në draftin për asociacionin. Bylykbashi tha se Shqipëria duhej t’i dilte në krah Kosovën, por në fakt po e dëmton deklarata më të rënda se ndërkombëtarët.
-
VIDEO
Kishin një vit që e kërkonin, e kapin në lokal në Fushë Krujë.
Një 40 vjeçar i shpallur në kërkim për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit është arrestuar nga policia e Krujës.
-
VIDEO
Prezantimi i raportit për Administratën Publike në Kuvend, Noka: Nënpunësit janë kthyer në militantë nëpërmjet aplikacionit ‘Aktivisti’
Pas prezantimit të raportit të Departamentit të Administratës Publike nga ana e ministers Milva Ekonomi, deputeti demokrat Flamur Noka tha se 75 mijë nënpunës publikë e kanë shkarkuar aplikacionin ‘Aktivisti’ nën presion nga ana e drejtorëve dhe ministrave.
-
VIDEO
Vodhën 7 banesa në 3 muajt e fundit, arrestohen dy të rinjtë në Kavajë
Dy të rinj kanë rënë në pranga pasi dyshohet se janë autorë të vjedhjes së 7 banesave në Kavajë. Të arrestuar janë Shkëlqim Çopa, 20 vjeç, dhe Alfred Përshtaku, 29 vjeç, të dy banues në Golem.
-
VIDEO
Sot Kuvend, prezantohet raporti vjetor Departamentit te Administratës Publike dhe Autoritetit të Konkurrencës
Kuvendi është mbledhur ditën e sotme. Në rendin e ditës është parashikuar që të paraqite Raporti vjetor i inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2022, si edhe Raporti vjetor i Departamentit te Administratës Publike për vitin 2022 dhe i Autoritetit të Konkurrencës.
-
VIDEO
Himarë/ Shiste kokainë në dyqanin ku ishte punësuar në mënyrë të paligjshme, arrestohet 33-vjeçari! Nën hetim pronari i tij
Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Himarës pasi në dyqanin "Tabacchino" ku ai ishte i punësuar, shiste kokainë. Për pasojë është vënë nën hetim edhe pronari i dyqanit.
Pas kontrollit fizik që shërbimet e Policisë kanë ushtruar ndaj 33-vjeçarit, i cili ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme në një dyqan "Tabacchino" në pronësi të një 53-vjeçari , u zbulua kokainë e ndarë në doza gati për shitje.
-
VIDEO
Aksident në Bulqizë, mjeti del nga rruga dhe përplaset me dy makina të tjera! Plagoset çifti i bashkëshortëve, gruaja dërgohet te Truama
Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në Bulqizë. Një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me dy mjete të tjera, e për pasojë dy këmbësorë kanë mbetur të plagosur.
-
VIDEO
Shpërthen bombola e gazit brenda banesës në Shkodër, dëme të shumta materiale
Një banesë u dogj në lagjen Perash të Shkodrës si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit. Incidenti u shënua në mesditën e sotme në rrugicën e koplikeve.
-
VIDEO
Morën peng një 22-vjeçar pasi dyshohet se mashtruan, arrestohen dy vëllezërit në Kavajë
I hoqën lirinë një 22-vjeçari dhe e dhunuan atë, pasi pretendonin se i kishte mashtruar për të shitur një automjet me vlerë 4000 euro, kapen menjëherë pas njoftimit dhe vihen në pranga 3 shtetas (2 prej tyre vëllezër). Vihet në pranga edhe 22-vjeçari, për dyshime për mashtrim. Sekuestrohet automjeti për shitjen e të cilit dyshohet se ka mashtruar 22-vjeçari.
-
VIDEO
Vjedhja e makinës në Rinas, Bledi Haka organizatori kryesor! Çau çelësin e derës dhe e ndezi me program kompjuterik! 2 ‘Range Rover' të tjerë u vodhën në Vorë
Bledi Haka, person me precedent penalë, është autor i vjedhjes së makinës luksoze të një biznesmeni nga Elbasani në aeroportin e Rinasit. Mjeti u gjet i parkuar në zonën e Astirit ndërsa policia dyshon se do përdorej në ngjarje kriminale. 42-vjeçari i kërkuar dyshohet se përdori programe kompjuterikë për hapjen e dyerve dhe çaktivizimin e GPS.