-
VIDEO
Një vit nga sulmi nga Irani, Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Të forcojmë mbrojtjen kibernetike
Presidenti Bajaram Begaj ka mbledhur Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Begaj fjalën e tij e ka fokusuar tek sulmi kibernetik me të cilin u përball Shqipëria një vit më parë nga Irani. Begaj tha se është koha që të bëhët një analizë së çfarë është bërë deri më tani dhe se sa e përgatitur është Shqipëria në përballje me sulme të mundshme.
-
VIDEO
Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, SPAK kërkon 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën dhe 12 vite për Euglent Halilin
Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion ka kërkuar 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën dhe 12 vite burg për Eugent Halilin, të cilët akuzohen për vrasjen e Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit në korrik 2020.
-
VIDEO
Rrëzohet pema në aksin Krujë - Fushë Krujë, vështirësohet lëvizja e makinave
Fushë Krujë në afërsi të Krastës është i bllokuar pjesërisht paraditen e sotme.
Shkak është bërë një pema e një pishe të thatë që është rrëzuar duke bllokuar pjesërisht rrugën.
-
VIDEO
Kishte fshehur rreth 100 mijë euro në tavanin e autobuzit të linjës Durrës-Bari, arrestohet 37 vjeçari
Një shofer i autobuzit të linjës Bari-Durrës në Portin e Durrësit është arrestuar në flagrancë pasi gjatë kontrollit të ushtruar u zbulua se kishte fshehur 99.700 euro në tavanin e mjetit. Shuma ishte ndarë në 8 paketime. Në pranga ka rënë 37 vjeçari Elson Rrodhe.
-
VIDEO
Karkaleci bën kërdinë, nis spërkatja e tokave në Belsh! Ministria e Bujqësisë vepron pas kritikave të Braçes
Ministria e Bujqësisë ka nisur në Belsh spërkatjen e tokave për karkalecin i cili ka bërë dëme të mëdha në të mbjellat e fermerëve. Këtë shqetësim e ngriti më herët në parlament, deputeti Braçe
-
VIDEO
32-vjetori i themelimit të PS-së, Ruçi: Në 2025 gati të korrim një tjetër sukses historik
Pjesë e festës në Pallatin e Kongreseve ishte një ndër themeluesit. Për Report Tv, themeluesi i PS dhe ish kryeparlamentari Gramoz Ruçi e cilësoi PS forcën e vetme qeverisëse që po bëhet gati të korr sukses të madh në 2025.
‘Më mirë se çdo përvjetor tjetër me një fitore historike, me një fitore që është lexuar dhe kuptuar me shumë përgjegjshmëri dhe me përulësi për ta justifikuar me qëllim që 2025 të jetë një rezultat politik për të.’- tha Ruçi.
Ndërsa Ulqini tha se PS nxjerr mësime nga gabimet e prandaj fitoi masivisht më 14 maj.
‘Fitorja është arsye për të qenë krenar. Partia është një organizëm i gjallë që nëse nuk nxjerrë mësime nga gabimet, PS ja ka dalë kësaj gjëje dhe prandaj u votua masivisht me 14 maj.’- u shpreh Musa Ulqini.
-
VIDEO
Drafti i ri, miratohen ndryshimet ligjore në arsimin parauniversitar! Rikthehen në arsim mësuesit në dispozicion! Ndalohet punësimi i arsimtarëve të dënuar penalisht
Komisioni i Ligjeve dhe ai i Ekonomisë ka miratuar draftin e Qeverisë për disa ndryshime në ligjin “Për sistemin arsimor parauniversitar”. Drafti, i cili parashikon, nga rikthimi i mësuesve në dispozicion deri te nxjerrja jashtë sistemit personat e denuar, pritet të kalojë në Kuvend
-
VIDEO
Çiftet 10 muaj zvarriten dyerve të gjykatës në Fier për t’u ndarë! Avokati: shumë kërkesa për divorce dhe pak gjyqtarë
Zbatimi i hartës së re gjyqësore po jep efekte negative. Për shkak të shkrirjes së gjykatës së Lushnjës dhe numrit të reduktuar të gjyqtareve, në Fier është rritur numri i çështjeve të regjistruara për divorce ndërsa është zgjatur koha e dhënies së vendimeve
-
VIDEO
Mbyllet pelegrinazhi 13 javor në kishën e ‘Shna Ndout’, trafik i rënduar drejt qytetit të Laçit
Pas mbylljes se pelegrinazhit 13 javor në kishën e ‘Shna Ndout’, në aksin drejt qytetit të Laçit është krijuar një trafik i rënduar.
-
VIDEO
Mbyllet pelegrinazhi 13 javor në kishën e ‘Shna Ndout’, mijëra pelegrinë kalojnë natën në vendin e shenjtë! Besimtarët: Lutemi për përmirësim e shëndet
Datat 12 dhe 13 qershor përkojnë me mbylljen e pelegrinazhit 13 javor në kishën e Shna Ndout në Laç. Që prej orëve të mëngjesit të kësaj të hënë mijëra besimtarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë por edhe jashtë saj i janë drejtuar këtij vendi të shenjtë për të kremtuar festën e Shna Ndout.
-
VIDEO
Rama i ashpër me Kurtin: Përplasja me aleatët aventurë pa kuptim dhe kotësi
Përplasjen e Kurtit me ndërkombëtarët sa i takon veprimeve të ndërmarra në veri të Kosovës, Rama e konsideroi si një aventurë pa kuptim. Ndërsa theksoi se ka të njëjtin qëllim me Kurtin por rrugët e tyre totalisht të ndryshme.
“Qëllimi im dhe i kryeministrit të Kosovës janë krejt të njëjtë por rrugët për arritjen e atij qëllimi nuk i shohim njësoj madje gjithnjë e më ndryshe sidomos kohët e fundit. Për mua kursi i përplasjes me aleatët tanë është një aventurë pa kuptim për të gjithë kotësinë e vetë”-shtoi kreu i ekzekutivit.
-
VIDEO
Rama: Brenda 4 viteve mbyllim procesin e dhënies së titujve të pronësive mbi tokën
Kryeministri Edi Rama tha se brenda mandatit të 14 majti do të përfundojë dhënia e titujve të pronësisë mbi tokën.
“Jemi përditë në syrin e ciklonit përballë sfidave për të fituar e probleme për të zgjidhur. Pa e futur thellë gozhdë në kokë sot që na e kanë dhënë tërë këtë besim të vërtetën se shqiptarët nuk kanë sesi të jenë të kënaqur me ne, ne s’do u shpëtojmë shuplakës së tyre nesër kur të na kërkojnë që të na votojnë përsëri. Duhet të projektojeni me të ardhmen duke e nisur reflektimin dhe punë nga vetja siç kemi bërë pas çdo zgjedhje, kur të tjerët kanë humbur dhe kanë bërtitur fitore.“, tha Rama.