-
VIDEO
Abuzimet te 'Financat', ish-Sekretari i Përgjithshëm Arlind Gjokutaj merret zyrtarisht i pandehur! Akuzohet për shpërdorim detyre
Prokurora e Tiranës ka përfunduar hetimet për abuzimin ne Ministrinë e Financave duke marrë të pandehur nen akuzën e shperdorimit të detyres ish sekretarin e pergjithshëm Arlind Gjokutaj. Ketë jave pritet ti komunikohet akuza edhe ish drejtorit juridik Fatmir Hoxha. Ish zyrtaret akuzohen per kompesimin e padrejtë të nje qytetari në vlerën 1.2 milion euro.
-
VIDEO
Karabina: Basha, pjesë e misionit! Kush flet për ndalimin e tij, të thojë pse ndryshoi qëndrim për Berishën! S’duhet të ecim kundër SHBA
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Mirela Karabina thotë se e ardhmja e opozitës vjen nëse të gjithë ndahen nga Sali Berisha që i referohet ndryshe si ‘filozofia berishiste’. Në një intervistë për Report Tv komenton grupin e deputetëve që janë kundër hapjes së garës për kreun e PD duke thënë se në Kuvendin e 18 dhjetorin pranuan ndarjen nga e shkuara.
-
VIDEO
Zyrtare/ Masakra me 4 të vrarë në Velipojë, arrestohet në Itali njëri prej autorëve, Elmilind Dyli! Ishte në kërkim ndërkombëtar, do ekstradohet në Tiranë
Elmilind Dyli, një prej autorëve të masakrës së Velipojës në vitin 2021, ku mbetën të vrarë 4 persona pas një sherri për shezlongët, është arrestuar në Itali. Lajmi u raportua një ditë më parë nga mediat italiane, ndërsa sot konfirmohet zyrtarisht edhe nga Policia e Shtetit.
-
VIDEO
Zgjedhjet në Malin e Zi, kryetari i Lidhjes Demokratike: Vota e shqiptarëve sulmohet nga të gjithë objektet! Ne do i mbrojmë interesat e tyre dhe do i përfaqësojmë siç duhet
Kryetari i Lidhjes Demokratike në Malin e Zi, Saubin Mehmeti nga Aleanca Shqiptare i bën thirrje të gjithë votuesve që të mos mungojnë në zgjedhjet e sotme në mënyrë që kërkesat dhe të drejtat e tyre të artikulohen edhe në parlament.
-
VIDEO
‘Të sigurtë mbi dy rrotakë’, gara e fëmijëve mbi biçikleta! Përzgjidhen fituesit të cilët shkojnë në Europian
Ky konkurs ka për qëllim aftësimin e fëmijëve mbi biçikleta, për të qenë sa më të sigurtë në rrugë.
-
VIDEO
Qarkullonte me armë zjarri me vete, pranga 31-vjeçarit në Tiranë
TIRANË- Një 31-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi qarkullonte me armë zjarri me vete. Në kuadër të operacionit ‘Fast’, u arrestua Edison Ismaili pasi është kapur me armë teksa qarkullonte me makinë në Unazë të Re. Ai akuzohet për veprën penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’.
-
VIDEO
Bazë armatimesh në Tiranë, Prokuroria do ankimojë vendimin e Gjykatës që shpalli të pafajshëm Fatjon Muratin! Ishte objektiv i atentatit në lokalin e tij në 'Don Bosko'
Prokuroria e Tiranës nuk do ta pranojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila shpalli të pafajshëm Fatjon Muratin, i akuzuar për armëmbajtje pa leje pas zbulimit të një arsenali armësh në dy banesa në kryeqytet. Burime nga organi i akuzës kanë konfirmuar për Report Tv, se janë në pritje të vendimit të zbardhur të gjykatës për t’iu drejtuar Gjykatës së Apelit.
Edhe pse Prokuroria kishte kërkuar 3 vite burg për Muratin, togat e zeza nuk i konsideruan provat për ta dënuar dhe e liruan nga akuza Muratin, ndonëse ndaj tij tashmë ka edhe një tjetër akuzë ajo e largimit nga vendi i qëndrimit. Murataj u arratis edhe pse ishte në ‘arrest shtëpie’.
-
VIDEO
Merr flakë lokali i Noizyt në Durrës
Një lokal është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit në Durrës. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Mediat shkruajnë se lokali që ka marrë zjarr është lokali i Bashkim Rajkut, reperit të njohur Noizy.
-
VIDEO
Shiste kokainë në Gjirokastër, arrestohet 30-vjeçari! I sekuestrohen 45 mijë lekë
Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga policia Gjirokastër, pasi u kap duke shitur kokainë, ndërsa nga kontrolli që iu bë banesës së tij u gjetën sasi të ndryshme lëndësh narkotike të ndarë në doza gati për shitje.
-
VIDEO
Pas 8 vitesh, rikthehet Festivali Folklorik Kombëtar në Gjirokastër! Nga 24 qershori ju pret në qytetin e gurtë ‘sofra’ e trashëgimisë shqiptare
GJIROKASTËR- Pas 8 vitesh, rikthehet në Gjirokastër Festivali Folklorik Kombëtar. Festivali do të zhvillohet nga data 24 qershor deri më 1 korrik në Kalanë e Gjirokastrës.
Ka qenë kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti që kanë ndarë lajmin për rikthimin e këtij festivali me motivet, ritmet, këngët e vallet e të gjithë krahinave shqiptare.
-
VIDEO
‘Në Librari’/ Dëfrim Çeka sjell novelën e parë ‘Jetë të humbura’! Depërtimi i Kapuscinskit në shpirtin e Afrikës dhe ‘Dollia’ e Sherif Bundos
Titulli: “Jetë të humbura”
Autor: Dëfrim Çeka
Shtëpia Botuese: “Vision Priting”
Çmimi: 800 lekëDëfrim Çeka debuton me librin e tij të parë. Shoqëruar me përjetimet personale të autorit dhe mbi histori për të të njohura, “Jetë të humbura” është më shumë se një novelë. Ç ‘ndodh me jetën e një jetimi në Aleda. Nga keqtrajtimet në jetimore tek përballja me jetën pa asnjë mbështetje, ëndrrat e përsiatjet e protagonistit Val në dyshemenë e ftohtë e me stomakun bosh... A do ta tjetërsojë realiteti i ashpër personazhin?! Një libër rrëngjethës, përmes të cilit, lexuesi njihet me indiferencën vrastare të shoqërisë, por edhe pastërtinë e tragjizmin e një dashurie e sinqertë. Në këtë rrëfim në vetë të parë, historia personale e Valit, zbulohet gradualisht, bashkë me misterin e personazheve që e shoqërojnë, duke e kapur lexuesin, por edhe protagonistin në befasi...
-
VIDEO
VIDEO brenda plantacionit me marjuanë të kultivuar nga të rinjtë shqiptarë, mbi 4 mijë bimë! Fshiheshin prej katër muajsh në ndërtesë
SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë çmontuar një plantacion marijuanE dhe kanë vënë në pranga tre të rinj shqiptarë. Bëhet e ditur se bimët kultivoheshin brenda një ndërtese industriale në Crarer s’Alemanya. Të arrestuarit janë të moshave 20 dhe 24 vjeç.
Brenda plantacionit u gjendën 4000 bimë marihuanë brenda një ndërtese industriale në Carrer d'Alemanya në Tarragona. U deshën muaj autoritete të konfirmonin se brenda ndërtesës, prej rreth 2000 metrash katrorë, ishte fshehur një plantacion marijuanë që i përkiste mafies shqiptare.