-
VIDEO
PS feston 32 vjetorin, Rama porosi kryetarëve të bashkive dhe këshilltarëve, bashkëpunoni me deputetët
Në fjalën e tij në festën e 32 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste Rama u la porosinë kryebashkiakëve, deputetëve dhe këshilltarëve bashkiakë
Kryebashkiakët tanë duhet të hapin shtigje të reja ndërveprimi me shoqërinë, grupet e interest, sipërmarrjet individët që kanë nevojë të dëgjohen. Deputetët tanë duhet të jenë dëshmitarët dhe garantët e kësaj përpjekje të re duke ndërtuar sa më shumë ura mes PS dhe komunitetit dhe mbyllur shtigje nga ato të vjetrat të penetrimit të shtetit nga individët pa merita apo me dorën e gjatë.
Këshilltarët e sapozgjedhur duhet të udhëhiqen për të bërë një ndryshim kuluturor në intepretimin e rolit të tyre duke punuar si skuadër bashkë me deputetët sipas zonave të ndara të përkujdesjes së komunitetit në territore. Prioriteti i prioriteteve të qeverisjes sonë vendore duhet të jetë njerzilleku. Sepse ajo votë që kapërceu 60% në Kamëz e Shkodër për të mos vazhduar me të tjerat edhe në ato qytete ku kemi fituar zakonisht është në pritje e në kërkim të dickaje. Është në nevojë për dicka, të cilin fati dhe nderi ynë është që e kërkon prej nesh por mos mendoni se do të presë gjatë nëse ne nuk do vrapojmë sot për tia dhënë pa I humbur durimin në pritje.
-
VIDEO
Rama: S’do i shpëtojmë shuplakës së qytetarëve nëse nuk punojmë! Kemi nevojë për një projekt të ri politik e social
Në fjalën e tij për 32-vjetorin e themelimit të PS-së, kryesocialisti Edi Rama tha se kjo forcë politike ka nevojë për një projekt të ri politik e social. Kryeministri Rama tha se duhet të projektojmë të ardhmen duke u nisur nga vetja, sepse përndryshe s’do t’i shpëtojnë dot shuplakës së qytetarëve nëse nuk punojnë. Për kryeministrin Rama prioritet i prioritetit duhet të jetë njerzillëku.
-
VIDEO
Ashensori zë poshtë dy punëtorët në pallatin në ndërtim në Krujë, përfundojnë në spital
Krujë, i zë ashensori poshtë në një pallat në ndërtim, plagosen 2 punëtorët
-
VIDEO
32 vjetori i krijimit të PS, Rama: E kremtojmë me fitoren më spektakolare të 32 viteve të fundit! Në 14 maj, na zgjodhën 95% e shqiptarëve
Kryeministri Edi Rama në hyrje të fjalës së tij në ceremoninë e 32 vjetorit të PS-së në Pallatin e Kongreseve, tha se ditën e sotme socialistët e festojnë me fitoren e 54 bashkive në zgjedhjet vendore, fitore që ai e konsideroi si më ‘spektakolaren’ në 32 vite.
Ai tha se edhe në zgjedhjet më të fundit, shqiptarët në të gjithë vendin vendosën të ecin para duke i lënë Berishën dhe Metën prapa, duke i konsideruar sipas tij ‘hije të së shkuarës’.
“32 vjet më parë mori jetë PS, sot e kremtojmë këtë ditë të shënuar të familjes sonë politike me fitoren më spektakolare të këtyre 32 viteve ku shqiptarët nga dhanë mandatin për të qeverisur në 54 bashki dhe për t’u kujdesur për më shumë se 95% të banorëve. Fjala ‘faleminderit’ nuk do jetë kurrë e mjaftueshme për besimin që vajzat dhe djemtë e këtij vendi na dhanë. Që nga Shkodra demokratike deri tek Vlora socialiste. Nuk është dot mjaft i gjithë turi i mirënjohjes në tërë Shqipërinë, ku tani ka mbetur vetëm qershia mbi tortë, Tropoja, bashkia ku na mjaftuan vetëm 4 vjet për të bërë atë që të tjerët nuk bëjnë dot në 32 vite. Tropojanët votuan për të mirën e tyre, për pastërtinë e qetësinë e zhvillimin në komunitetin e tyre. Votuan për një Tropojë të rilindur që do vazhdojë vetëm përpara përmes agroturizmit. Kështu votuan edhe shkodranët, dibranët e kuksjanët që vendosën të ecin para duke i lënë mbrapa hijet kërcënuese të së shkuarës”- tha Rama.
-
VIDEO
Në 29 korrik zgjedhjet për kreun e ri të PD, Baçi: Farsë e madhe! Situatë e krijuar artificialisht nga Basha për ta mbajtur partinë të përçarë
Pavarësisht tensioneve brenda kryesisë, deputeti i Rithemelimit Luan Baçi tha se nuk e njeh një strukturë të tillë dhe se personat të cilët kanë marrë pjesë në mbledhje nuk janë anëtarë të zgjedhur. I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, deputeti tha se e gjithë situata e krijuar është një farsë e planifikuar nga ish kryedemokrati Lulzim Basha, i cili sipas tij po organizon takime thjesht formale një grup gjimnazistësh.
-
VIDEO
Ardi Veliu përplaset me opozitën në Komisionin e Sigurisë! Kreu i AMP pyetet për krimet zgjedhore: Jam i depolitizuar, asnjë polic s’rezulton i përfshirë në fushatë
Akuzat e opozitës për manipulim të zgjedhjeve të 14 Majit, u bënë edhe në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Gjatë prezantimit të raportit për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, deputetët hodhën akuza për përfshirjen e Policisë së Shtetit në fushatë, por kreu i AMP Ardi Veliu tha se asnjë polic nuk është implikuar në këtë proces
-
VIDEO
Dy javë pas dasme zhduket Bilal Hyko/Nëna:Nusja nuk foli, ma fshehu…(12 qershor 2023)
Në ditën e tij të lindjes më 7 nëntor, ku mbushte 25-vjec, Bilal Hyko nga fshati Velcan i Pogradecit , zhduket pa lënë asnjë gjurme…duke lënë pas bashkëshorten dhe nënën në shtëpi. E reja e cila kishte vetëm dy javë që kishte ardhur nuse në shtëpinë Hyko e priti vetëm 5 ditë Bilalin, dhe vendosi të largohej duke vazhduar jetën e saj… E vetmja që e pret edhe sot e kësaj ditë , atije ku e la…tek dera e shtëpisë …është nëna e tij, zonja Diturie.Ajo kujton fare mirë atë mëngjes, kur e përcolli pa dëshirë drejt shtetit fqinjë. Nëna donte ti festonte ditëlindjen, por 25-vjecari donte të emigronte për një jetë më të mirë. Prej asaj ditë, askush nuk e pa…. Prej asaj dite, asnjë informacion…. Prej asaj dite; ai u zhduk për tu mos u kthyer më kurr….. E vetme dhe në moshë, nënë Dituria, iu drejtua policisë, ku pas denoncimit mësoi se ai kishte kaluar kufirin dhe ishte futur në territorin e Maqedonisë së Veriut. Nuk u mësua më kë udhëtoi dhe në cilin qytet qëndroi. 6 vite pas humbjes, në vitin 2017, erdhën lajmet e para në familje, se ishte parë në disa fshatra të Gostivarit dhe Shkupit. Kjo bëri nënën të merrte rrugën, me shpresën se do e takonte të birin, por jo ftkeqsisht nuk gjeti asnjë gjurmë të tij…. Denoncimi u bë edhe në Maqedoni, ku fotot e Bilalit sot 37-vjec, janë shpërnadrë edhe në stacionet policore të Gostivarit dhe Shkupit. Dyshimet janë të mëdha se ndshta dicka i ka ndodhur, apo dikush mund ta mbaj peng dhe e shfrytëzon. Bilal Hyka ishte një djalë I urtë dhe shumë puntor dhe sipas nënës, kur nuk do largohej me dëshirën e tij duke lënë atë për gjithë këto vite në ankth. Zonjë Dituria ka mbërritur në ambientet e Report televizion për të denoncuar live humbjen e të birit me shpresën që ai do e ndjeki.
-
VIDEO
Italianët zgjedhin Vlorën për të kaluar pleqërinë! Zyra e emigracionit: Shumë pensionistë kanë aplikuar për leje qëndrimi
Gjithnjë e më shumë rritet interesi i italianëve sidomos atyre që kanë dalë në pension për të jetuar në qytetin bregdetar të Vlorës. Favoret ligjore që ofron shteti shqiptar janë një nxitje me tepër, tha Maria Teresa Guzzardi e cila ka hapur një zyrë konsulence ne vendin tone
-
VIDEO
Aksident në autostradën Fier - Vlorë, makina përplas për vdekje kalimtarin
Një aksident automobilistik u shënua sot në autostradën Fier - Vlorë pranë fshatit Fitore.
-
VIDEO
Bllokohen 7 turistë të huaj në Kanionin e Langaricës në Përmet, shpëtohen nga policia
7 turistë të huaj të cilët kishin mbetur të bllokuar në "Kanionin e Langaricës, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut, por janë shpëtuar nga policia
-
VIDEO
I shpallur në kërkim për vrasje për hakmarrje në Gjermani në 2017, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë! Në makinë iu gjet kokainë
Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës mbrëmjen e djeshme, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për vrasje. Bëhet fjalë për Alidon Marqeshin, të cilit policia i gjeti dje një sasi kokaine gjatë një kontrolli rutinë në mjetin e tij tip “Benz”. Alidon Marqeshi dhe një tjetër vranë Xhoi Musajin në 2017 dhe e hodhën në liqen
-
VIDEO
Kriza në PD, Shehu në Kontrast: Është sistemi, na kanë bërë komplot! Vangjeli: Kështu janë partitë politike kur humbin zgjedhjet
Kriza PD-së vijon të jetë ende e tensionuar. Në një intervistë në ‘Kontrast’, deputeti i Rithemelimit Tritan Shehu nuk e sheh krizën brenda partisë por në situatën aktuale në vend.