-
VIDEO
Shpërndanin ushqime për të përfituar vota për Bardh Spahinë, në pranga 3 punonjësit e Bashkisë së Shkodrës! Në kërkim drejtori i Ujësjellësit
Tre punonjës të Bashkisë Shkodër janë arrestuar, pasi një ditë më parë u kapën duke transportuar ushqime në këmbim të votës. Ndalimi i tyre u bë një ditë më parë, teksa në një furgon kishin 50 pako me ushqime që po i shpërndanin në familjet shkodrane, në këmbim të votës për kandidatin e koalicionit Berisha-Meta për Shkodrën, Bardh Spahia.
-
VIDEO
Përfituan 1.5 mln euro nga aktiviteti kriminal, Prokuroria e Durrësit dërgon për gjykim tre biznesmenët! Një prej tyre, Gëzim Sallaku, ish-pronar i një klubi futbolli
Prokuroria e Durrësit ka dërguar për gjykim tre biznesmenët, Gëzim e Saimir Sallakun dhe Rabi Kurtin, nën akuzën për pastrim parash. Tre biznesmenëve në vitin 2021 i janë sekuestruar 1.5 milionë euro pasuri të cilat dyshohet se i kanë vënë përmes aktivitetit kriminal.
-
VIDEO
Fredi Beleri në gjykatë: Nuk kam lidhje me akuzën, lekët nuk i kisha për të blerë vota
Në sallën e gjyqit Fredi Beleri ka deklaruar se nuk ka lidhje me akuzën. Ai ka thënë se ishte me të afërmit e tij dhe se lekët nuk i kishte për të blerë vota.
‘Nuk kam lidhje me akuzën, isha me të afërmit e mi, lekët nuk i kisha për të blerë vota!’- mësohet se ka thënë Fredi Beleri në sallën e gjyqit.
-
VIDEO
‘Do të fitojmë o Fredito’, incidenti kur Beleri po linte ambientet gjykatës në Vlorë! Qytetari: Ik more qen bir qeni, çfarë do fitoni!
Fredi Bleri është dërguar në paraburgim në Tiranë pas vendimit të Gjykatës së Vlorës për ta lënë në burg e për t’ja kaluar dosjen SPAK-ut.
Ndërkohë teksa po dilte me furgon policie nga ambientet e gjykatës, një qytetar dëgjohet t’i thotë Belerit se ‘do të fitojmë Fredito’.
Por pas kësaj një tjetër i është kthyer i irrituar duke u shprehur: Ik more qen bir qeni çfarë do të fitoni!
-
VIDEO
105 kg kokainë në kontejnerin me banane, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar në Selanik! Në pranga ranë edhe 7 grekë e 4 maqedonas
Report Tv zbardh identitetin e 3 shqiptarëve të arrestuar në Greqi, pas operacionit në Selanik ku u sekuestruan 105 kg kokainë. Në pranga ranë Edmond Gjini dhe 2 vëllezërit Remsi e Dritan Uka, të cilët kishin të ndarë rolin në organizatën kriminale. Grupi kryesohej nga një mjek me të shkuar kriminale.
-
VIDEO
Fredi Beleri u la në burg, Vangjel Dule: Procesi i ekzekutuar me urdhër të Edi Ramës
Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule u shpreh se Fredi Beleri u la në brug me urdhër të Edi Ramës.
‘Dëshiroj t’ju falënderoj për interesimin e vazhdueshëm që tregoni. Jeni dëshmitar i një procesi parodi në të gjitha fazat dhe etapat e tij. Është një proces i motivuar edhe ekzekutuar në urdhrat dhe porositë e Edi Ramës. Pengmarrja e Belerit vazhdon. Do ta lirojë në mënyrë triumfale vota e nesërme e himarjotëve.'- tha Dule.
-
VIDEO
Përfundon seanca për Fredi Belerin, Gjykata e Vlorës lë në burg kandidatin e Berishës e të Metës për Himarën
Gjykata Vlorës cakton arrest në burg për Fredi Belerin dhe kalon dosjen në SPAK. Kandidati i Berëshës e Metës u arrestua për blerje votash.
-
VIDEO
Fredi Beleri u la në burg, avokati: Është sulm politik dhe e montuar! Nuk iu kap asnjë gjë në flagrancë
Pasi gjykata e Vlorës la në burg Fredi Belerin, avokati i kandidatit të Berishës e Metës për kryetar bashkie për Himarën, u shpreh se ky është një sulm politik dhe i montuar.
-
VIDEO
U arrestuan për blerje votash në Himarë, Fredi Beleri kërkon mjekim: Jam i sëmurë me diabet! Miku i tij Pandeli Kakoveshi shtrohet në QSUT
Fredi Beleri, kandidat i koalicionit të Berishës e Metës për bashkinë e Himarës, i cili u arrestua një ditë më parë për blerje votash, pritet që të dalë sot para gjykatës në Vlorë! E pranishme edhe ambasadorja greke
-
VIDEO
Arrestimi i Fredi Belerit, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule: S’ka asnjë arsye ta mbajnë në qeli! Duan të rrëmbejnë bashkinë e Himarës
Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule u shpreh se Fredi Beleri duhet të lirohet menjëherë.
‘E kërkon logjika nga çdo optikë qoftë ajo që të lirohet menjëherë. Avokatët janë njohur dhe qëndrimin zyrtar mund ta shprehin ta. Ishte një vendim i paralajmëruara. Kemi një proces parodi, qëllimi ëhstë një dhe i vetëm të rrëmbejnë përfaqësimin e Himarës.’- tha Dule.
-
VIDEO
Po mbahet seanca për Fredi Beleri, ambasadorja greke mbërrin në gjykatën e Vlorës
Në gjykatën e Vlorës po mbahet seanca për Fredi Belerin i arrestuar për blerje votash.
Ndërkohë në ambientet e gjykatës së Vlorës ka mbërritur edhe ambasadorja e Greqisë Konstantina Kamitsi, e cila pasi ka komunikuar me avokatin e Belerit ka hyrë serish në makinë, pasi po merret leje për të hyrë në ambientet e gjykatës.
-
VIDEO
Kapet me fara kanabisi dhe fishekë luftarak, arrestohet 19-vjeçari në Mallakastër
Mbante në banesë, 1127 fara kanabisi dhe fishekë luftarak, arrestohet 19-vjeçari në Mallakastër.