-
VIDEO
Luan Baçi hedh poshtë akuzat për Erdit Hazizajn: Nuk ka goditur askënd me grushte
Luan Baçi, drejtuesi politik i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ ka hedhur poshtë lajmin se kandidati i dyshes Berisha-Meta për bashkinë Roskovec, Erdit Hazizaj është përfshirë në rrahjen e një personi në zonën e Sukut.
-
VIDEO
Kandidati i koalicionit ‘Bashke Fitojmë’ për Tiranën: Dilni votoni, ndryshimi është në dorën tuaj
Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për Tiranën Belind Këlliçi ju ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime pasi janë ata që kanë në dorë fatin e ndryshimit në Tiranë.
Këlliçi theksoi se kjo është një ditë e veçantë dhe se pjesëmarrja në votime është e rëndësishme.
‘E ardhmja që ju doni është shumë pranë'. Ju drejtua kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Tiranën votuesve.
-
VIDEO
Pjesëmarrja e ulët në votime, Muzhaqi: Nuk dëgjuam ndjesën e Celibashit! Qytetarët që u larguan, ju lutem të kthehen e të votojnë
Ministrja Bora Muzhaqi ka reaguar sërish për pjesëmarrjen e ulët në votime duke fajësuar KQZ se vonuan nisjen e procesit për shkak të problemeve të pajisjeve të identifikimit biometrik. Po ashtu ka një apel për qytetarët që u larguan në mënyrë që të kthehen e të votojnë.
-
VIDEO
Kandidati i ‘BF’ denoncon për procesin e votimit në Kuçovë: Një makinë me xhama të zinj a kërcënuar drejtues të shtabit
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës Lefter Maliqi ka denoncuar sot në lidhe me procesin e votimit në Kuçovë.
-
VIDEO
Deputetja e PL-së thirrje qytetarëve: Merrni pjesë në votime, kjo është ditë e madhe për të ardhmen tonë
Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho në një deklaratë për mediat u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votime. Xhixho u shpreh se kjo është një ditë e madhe për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë nga të gjithë qytetarët duhet të nxitojnë drejt qendrave të votimit pë rtë votuar.
-
VIDEO
Zgjedhin edhe të burgosurit, Report Tv në Burgun e Durrësit, pritet të votojë Lefter Koka
Përveç 5213 qendrave të votimit në të gjithë vendin në Shqipëri votohet edhe në burgje. Report Tv me gazetarin Keti Banushi ka zgjedhur të ndjekë procesin e votimit në Burgun e Durrësit, ku qëndron i paraburgosur ish ministri Lefter Koka.
-
VIDEO
Zhdukja e Koçoles e Sulovarit, pamjet ekskluzive të vilës ku u strehuan autorët! Rrethuar me mure dhe pemë të dendura
Report TV sjell për herë të parë pamjet ekskluzive të vilës në Himarë, që dyshohet se ka shërbyer si bazë e fshehtë e autorëve që dyshohet se rrëmbyen Leonard Thodhorin dhe Fatmir Sulovarin. Në rrethana të panjohura, ata u morën me makinë Mercedes Benz G Class mesditën e 6 Prillit në qytetin e Sarandës dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të tyre.
-
VIDEO
U kap me Fredi Belerin duke blerë vota në Himarë, gjykata e Vlorës lë në burg edhe Pandeli Kokaveshin
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e arrestit me burg edhe për bashkëpunëtorin e Fredi Belerit, Pandeli Kokaveshi, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në QSUT për shkak të problemeve me zemrën. Sipas policisë, Kokaveshi është bashkëpunëtor i Fredi Belerin në blerjen e votave në Himarë.
Avokati mbrojtës i Kokaveshit kërkoi një masë më të lehtë sigurie duke marrë parasysh edhe gjendjen jo të mirë shëndetësore të tij.
-
VIDEO
Identifikimi elektronik, KQZ: Operatorët teknikë të gjithë në 6:00 në qendrat e votimit, mbajnë përgjegjësi për shkeljet
Të gjithë operatorët teknikë të caktuar për identifikimin elektronik të zgjedhësve për ditën e nesërme duhet të paraqiten në qendrat e votimit në orën 6:00. Nënkomisionerja e KQZ, Lealba Pelinku në një deklaratë për mediat njoftoi shkelja e rregullimit dhe mosparaqitja nga ana e këtyre të fundit do ti ngarkojë ata me përgjegjësi ligjore dhe se KQZ do t’i shkojë deri në fund hetimit se pse janë tërhequr në minutën e fundit.
-
VIDEO
SKEDA/ 144 kandidatë në garë për 61 ‘frone’ lokale! Cilat janë përballjet në të gjitha bashkitë e vendit! PS dhe BF me ‘formacion’ të plotë, PD me vetëm 14 emra
Nga Veriu në Jug, përballja për pushtetin vendor premtohet të jetë interesante këtë të diel. Pasi u kanë prezantuar në çdo cep të vendit programet e tyre, tashmë është radha e qytetarëve të japin verdiktin se cilit kandidat do t’i besojnë për 4 vite drejtimin e bashkive, teksa gurët e fundit luhen në qendrat e votimit. Janë në total 144 kandidatë në garën për 61 bashkitë e vendit, në shumicën prej të cilave ka vetëm 2 rivalë në fushë-betejë, të nxjerrë nga 2 forcat që synojnë kryesimin e këtyre zgjedhjeve, Partia Socialiste dhe Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ku mblodhën forcat dy ish kryeministrat e ish presidentët Sali Berisha e Ilir Meta, që rikthehen për herë të parë në një betejë të plotë përballë Edi Ramës. Partia Demokratike e Alibeajt ka vetë 14 kandidatë, me Roland Bejkon në Kryeqytet dhe të tjerët kryesisht në bashki të vogla. 3, 650, 550 shtetas shqiptarë kanë të drejtë të zgjedhin kryetarin e ardhshëm të bashkisë në 14 maj. Brenda kësaj shifre, 122, 545 zgjedhës do tu drejtohen kutive të votimit për herë të parë Zgjedhësit do të kenë mundësi të hedhin votën e tyre në 5, 211 qendra votimi të shpërndara në 61 bashki të vendit. E drejta e votës nuk mohohet as për ata të cilët kanë një mjet identifikues të skaduar, pasi vlefshmëria e tyre është zgjatur deri në 31 maj.
-
VIDEO
U arrestua për blerje votash, lihet në burg kandidati i Berishës e Metës për Himarën! Fredi Beleri: S'kam lidhje me akuzat! Dosja kalon në SPAK
Kandidati i Sali Berishës e Ilir Metës për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri është lënë në burg nga gjykata e Vlorës një ditë pasi u arrestua për blerje votash. Gjykata e Vlorës i ka kaluar dosjen e Fredi Belerit në SPAK. Ndërkohë Masa për Pandeli Kakoveshin do të merret në orën 15:00.
-
VIDEO
Zgjedhjet lokale në Shqipëri ndër vite, historia e ‘përplasjes’ PD-PS! 18 përballje elektorale lokale që nga viti 1992
Zgjedhjet e 14 Majit 2023 për 61 drejtuesit lokal të vendit, janë gara e 19 elektorale mes partive politike që prej nisjes së sistemit pluralist. Shumica e zgjedhjeve lokale janë fituar nga Partia Socialiste, ndërsa Partia Demokratike triumfoi në 1996, 2007 dhe në 2011 falë koalicionit me LSI.