-
VIDEO
Nga masakra e Peshkëpisë te dënimi me 3 vite për burg për thirrje urrejtjeje nacionaliste, kush është Fredi Beleri, sot i arrestuar për blerje votash
Sot është arrestuar me akuzën e blerjes së vota, po kush është Fredi Beleri, cili pas marrëveshjes Berisha-Dule, është konfirmuar si kandidat i opozitës për Bashkinë e Himarës? Për afro tri dekada emri i tij është lidhur me një prej ngjarjeve më të rënda, që cënoi sovranitetin e vendit, “Masakrën e Peshkëpisë”. Është arrestuar, liruar, hetuar e gjykuar për atë ngjarje, dosja e të cilës përfundon gjithmonë duke u mbyllur me siglën “pa autor”.
-
VIDEO
Arrestimi i Fredi Belerit, Rama: Ndalimi të jetë i provuar dhe ligjërisht i motivuar, të mos nxitohet me konkluzionet politike! S'kandal nëse s'ka prova
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimin e kandidatit të koalicionit opozitar Berisha-Meta për Bashkinë Himarë, Fredi Beleri.
-
VIDEO
Arrestimi i Fredi Belerit, ambasadorja greke Konstantina Kamitsi mbërrin në Vlorë
Ambasadorja greke në Tiranë Konstantina Kamitsi ka shkuar në Vlorë ku mbahet i arrestuar kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri.
-
VIDEO
Operacioni 'Matrix' vë në pranga Fredi Belerin, prokurori: Kemi siguruar prova për blerje votash! Hetimet nisën në 8 maj, vijojnë ende
Prokuroria e Vlorës ka bërë me dije se hetimet për korrupsion në zgjedhje ndaj kandidatit Fredi Beleri kanë nisur në 8 maj. Në një deklaratë për mediat, prokurori i Vlorës, Aurel Zarka ka bërë me dije se janë siguruar prova për akuzën e blerjes së votave, e ndërsa tha se janë sekuestruar 40 mijë lekë në cilësinë e provës maksimale.
-
VIDEO
Arrestimi i Belerit, Meta pas takimit me Berishën: Provokim nga Rama me policinë e Çuçit, të gjithë e dimë kush blen vota
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka folur sërish pas takimit me Berishën për arrestimin e Fred Belerit. Meta thotë se kjo ngjarje është e inskenuar dhe provokim nga Rama me policinë e Bledi Çuçit.
-
VIDEO
Aksident në Maliq, autobusi me pasagjerë përplaset me kamionin dhe bëhet copash! Dëmtohet shoferi
utobusi ka qene me pasagjerë.
Sipas policisë pasagjerët nuk kanë pësuar dëmtime ndërsa drejtuesi i autobusit është dëmtuar.
Policia në vendngjarje po bëjnë të mundur nxjerrjen nga mjeti të shoferit.
Në përditësim...
-
VIDEO
Deklaratat e Belerit për ‘helenizimin e Himarës’, Berisha e jusitifikon: Flet për pronësinë e tokës! Rama, antishqiptar, kujt ia shet patriotizmin?
Sali Berisha ka justifikuar deklaratat e Fredi Belerit që thoshte se do të helenizojë Himarën duke thënë se e ka për pronësinë e tokave të himariotëve që i takojnë atyre. Edhe këtë herë ka akuzuar Ramën se është antishqiptar.
“Nuk heq asnjë presje për gjërat që kam thënë por sic e dini, Himara është një komunitet i përzier. Në Himarë ka shqiptarë, grekë, veneciane e me origjina të ndryshme sic janë portet. Lidhur me problemin, antishqiptari më i madh i kohërave është Edi Rama dhe nuk mund të përdorë si gjethe fiku. Nëse lexoni me vëmendje deklaratën e Belerit, flet për pronësinë e tokës dhe Rama i referohet kësaj. Pronat të cilat u përkasin himariotëve të jenë të himariotëve. Beleri nuk mund të bëjë e cbëjë historinë. Himara mbetet bastion i shqiptarizmit, por ka 2 gjëra të pamohueshme. Ka një seri fshatrash bilinguale dhe vetë qyteti i Himarës ka qytetarë me origjina të ndryshme, shqiptare, greke e veneciane. Ky që bën bububume nga këto është antishqiptar nga koka te këmbët. Kujt ia shet ai patriotizmin?” – tha Berisha.
-
VIDEO
Arrestimi i Belerit, kandidati i Berishës ra në grackën e ‘të infiltruarit’, do blinte 8 vota për 40 mijë lekë
Report Tv mëson se kandidati i koalicionit Berisha-Meta Fredi Beleri u përgjua, Bëhet fjalë për 40 mijë lekë për 8 vota. Policia futi agjent të infiltruar që përgjoi pazarin për shitjen e 8 votave.
-
VIDEO
Arrestimi i Belerit, qytetarët e Himarës: Na premtoi nga 10 mijë lekë për votat por s’pranuam
Qytetarë të Himarës që janë shoqëruar nga policia, pas daljes nga DVP Vlorë deklarojnë se janë kontaktuar nga njerëz të Fredi Bejlerit për të shitur votën. Ata thonë se u ishte ofruar nga 10 mijë lekë për person në familje për t’i dhënë votën Fred Belerit.
“Ishte Beleri dhe na tha do të japim lekë. Nuk dua lekë i thashë. 100 mijë lekë për votë më tha. Isha unë nusja dhe mamaja. Ne nuk pranuam. Nuk kemi marrë lekë.”- tha një qytetar,
“Na thanë do u japim secilit nga 10 mijë lekë për ta votuar. Vetë ai nuk më ka thënë gjë por më kanë thënë Niko Panajoti”jepja votën Fredi Belerit”. Erdhën sot na morën në 3 pa 10 nga shtëpia.”- tha një tjetër qytetare
-
VIDEO
Në ndalim prej mesnatës së djeshme, Fredi Belerit i komunikohet arresti nga policia e Vlorës
Fredi Belerit i komunikohet urdhri i arrestit. Burime për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili, bëjnë me dije se urdhri i arrestit është firmosur pak më parë. Ndërkohë avokati i tij është lirua dhe ka dhënë dorëheqjen nga çështja për të dalë si dëshmitar.
-
VIDEO
Gjici: Po kontrollonim territorin! ‘Non Grata’ me makina me xhama të zinj dhe targa të huaja po blejnë vota ditë për diell
Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici tha se personat që kanë qenë me makinë nuk kanë blerë vota, por janë në kontroll të territorit. Kjo sepse sipas tij, partia e “Non Gratave” po blen vota.
“Video kishte pamje që njerëzit tonë dalin në terren për të kontrolluar furgonin e bandës që blejnë vota ditë për diell, janë turrë si hiena në çdo njësi administrative vetëm për të blerë vota dhe për të bërë presione, video tregohet qartë që s’ka as armë as para. Ne jemi në kontroll, kontrollojmë territorin nga bandat dhe furgoni i bandave që i ka rreth kandidati i Non Gratave. Të bllokohen të gjitha makinat me targa të huaja dhe me xhama të zeza që lëvizin në territor. Kemi prova dhe video dhe do i çojmë në organet ligjzbatuese”, tha Gjici.
-
VIDEO
Zgjedhjet në 14 maj/ Policia: 5511 efektivë në terren! 305 makina civile do qarkullojnë në terren! 57 objekte të sigurisë së lartë do ruhen nga forcat ‘Komando’
Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka dhënë detaje lidhur me procesin zgjedhor.
"Në vijim, u hartuan, u miratuan dhe u zbatuan urdhrat për planifikimin dhe organizimin e trajnimeve për punonjësit e Policisë, në strukturat e ngarkuara me përgjegjësi për këtë proces. Në këtë kuadër janë trajnuar 7530 punonjës policie, të cilët do të angazhohen me detyra gjatë procesit zgjedhor, sipas niveleve të menaxhimit policor, që nga niveli bazë i veprimit policor. Janë kryer përllogaritjet e numrit të punonjësve të Policisë dhe nevojave të tyre për pajisje, automjete dhe shërbime të tjera logjistike, që do të angazhohen për sigurimin e 5211 qendrave të votimit, 92 KZAZ-ve dhe 92 VNV-ve.