-
VIDEO
Arrestimi i Belerit/ Drejtori i Policisë së Tiranës: Ka qenë në hetim prej pak kohësh
Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka dhënë detaje lidhur arrestimin e Fredi Belerit.
“Është e vërtetë që është shoqërua në Policinë e Vlorës. Nën drejtimin e prokurorisë ka pasur një procedim në ndjekje, për këtë do ketë një njoftim për shtyp”, tha Jaupi.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët taksia në ish sheshin Shqiponja në Tiranë! Mjeti bëhet shkrumb, s’dihet nëse ka të lënduar
Një taksi është përfshirë nga flakët këtë të premte në zonën e ish sheshit Shqiponja në Tiranë.
Sipas pamjeve të siguruara nga Report Tv, mjeti është bërë shkrumb ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar më tepër detaje.
-
VIDEO
U shoqërua në komisariat bashkë me Fredi Beleri, anëtari i shtabit elektoral dërgohet në spital me ambulancë! U ndie keq
Të shoqëruar në komisariatin e Vlorës së bashku me Fredi Belerin kanë qenë edhe 3 persona të tjerë, avokati i tij, një anëtar i Shtabit elektoral dhe një tjetër. Njëri prej të arrestuarve është ndier keq pasi kishte probleme me zemrën dhe ka ardhur ambulanca, e cila e ka marrë nga komisariati për ta çuar në drejtim të spitalit.
-
VIDEO
Akuzat për Veliajn se shkoi i maskuar në Iran, kryebashkiaku në Report Tv tregon lajthitjen e Berishës
Akuzat e ngritura nga Sali Berisha se ka shkuar i maskuar në Iran në 2008, kryebashkiaku Erion Veliaj iu dha përgjigje në Report Tv duke i quajtur ato lajthitje dhe mashtrime. Ai rrëzoi alibinë e Berishës me foton e publikuar pak ditë më parë, ku pretendoi se ishte Veliaj maskuar. Veliaj tha se në atë foto ishte kitaristi i grupit të njohur amerikan Eagles.
-
VIDEO
Meta 'spektakli' i fundit, Veliaj 'e treta e vërteta' dhe beteja kundër belerëve (11 MAJ 2023)
Akuzat e ngritura nga Sali Berisha se ka shkuar i maskuar në Iran në 2008, kryebashkiaku Erion Veliaj iu dha përgjigje në Report Tv duke i quajtur ato lajthitje dhe mashtrime. Ai rrëzoi alibinë e Berishës me foton e publikuar pak ditë më parë, ku pretendoi se ishte Veliaj maskuar. Veliaj tha se në atë foto ishte kitaristi i grupit të njohur amerikan Eagles. Fushata elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit, i ka përngjarë një fushate të njëjtë me ato të zgjedhjeve të përgjithshme ku janë në qendër të diskutimeve kanë qenë akuzat e liderve politikë kundrejt njëri tjetrit. I ftuar në Real Story me Sokol Ballën në Report TV, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se kryeministri Edi Rama ka provokuar politizim ekstrem të fushatës. Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi thotë se organet e drejtësisë duhet të reagojnë për deklaratën e kandidatit të dyshes Berisha-Meta për Himarën, Fredi Belerin që tha se do të helenizojë Himarën. Në një intervistë për Report Tv thotë se Fredi Beleri artikulon brokulla, ndaj do e padisin në SPAK për dhunim të simboleve kombëtare.
-
VIDEO
Vdes në aksident shoqëruesi i ambasadorit rus në Tiranë! Automjeti me targa diplomatike u përmbys në rrugë, afër TEG-ut
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pak para mesnatës të së enjtes pranë TEG-ut. Një automjet me targë CD, tip 'Hyundai Tucson' që i përket një trupe diplomatike të akredituar në Tiranë dyshohet se ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe ka humbur kontrollin.
Shoqëruesi i ambasadorit rus në Tiranë ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në automjet po udhëtonin 2 persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës. Shoqëruesi i ambasadorit rus nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për spital.
-
VIDEO
Arrestimi i Belerit, Dule: E rrëmbeu policia me urdhër të Ramës, të lirohet menjëherë! Të garantohet vota e lirë
Vangjel Dule, kreu i PBDNJ, i pranishëm në ambientet e jashtme të komisariatit të Himarës e quan sulm të pastër politik arrestimin e Fredi Belerit dhe bën thirrje që të tilla tentative për pengimin e procesit elektoral të ndalen Sipas Dules shoqërimi i sotëm i Belerit orkestruar enkas nga kryeministri Rama
-
VIDEO
Aksident në Fier, përplasen furgoni, BMW dhe Passat-i! Dyshohet se shkak u bë shpejtësia përtej limitit
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin hyrës të qytetit të Fierit, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
-
VIDEO
Ishin bllokuar në një zonë malore në Krujë, policia shpëton 3 turistë izraelitë
Policia e Krujës i ka ardhur në ndihmë 3 turistëve izraelitë që kishin humbur orientimin në pyllin e fshatit Brret, ndërsa kanë mundësuar edhe tërheqjen e automjetit të turistëve, pasi kishte pësuar defekt në zonën malore
-
VIDEO
Shiti 9 çanta 'Chanel' për 36 mijë euro, arrestohet 30-vjeçarja në Tiranë! E nxori zbuluar shoqja, porositi mall për dyqanin me qira, ekspertët kuptuan mashtrimin
Duket si trillim, por një grua ka shpenzuar 36 mijë euro për të blerë 9 çanta origjinale në Tiranë. Por e gjitha rezultoi një mashtrim i një faqeje online e menaxhuar nga një 30-vjeçare e cila fuste mallra kontrabandë dhe i shiste me pretendimin se ishin origjinale.
-
VIDEO
Liroi lordin e drogës, gjyqtari Petraq Çuri nuk justifikon 700 milionë lekë (të vjetra) pasuri: Ka punuar vjehrra në Greqi, fitova në firmat piramidale
Gjyqtari i Durrësit Petraq Çuri drejt shkarkimit nga detyra. Nuk justifikon me të ardhura të ligjshme disa apartamente, garazhe, makinë dhe qindra mijëra euro të ardhura.
-
VIDEO
Kontrolli i vilës në Hamallaj, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arben Ahmetajt dhe bashkëjetueses së tij
Gjykata e Lartë ka rrëzuar sërish sot ish-zv. Kryeministrin Arben Ahmetaj i cili kishte bërë rekurs kundër vendimit për kontrollin e vilës në Hamallaj, në pronësi të bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha. Gjykata e Larta ka rrëzuar Ahmetajn dhe Hoxhën duke lënë në fuqi vendimin në Apelin e GJKKO.