-
VIDEO
Me fishekzjarre, flamuj kuqezi e me thirrjet ‘Vetëm përpara’, socialistët në Kamëz presin me brohoritje Rakip Sulin
Socialistët kanë pritur me brohoritje dhe festë të madhe Rakip Sulin, i cili arriti të merrte sërish fitoren në bashkinë e Kamzës. Me fishekzjarrë, flamuj kuqezi e thirrjet ‘Vetëm përpara’ kanë festuar për rezultatin e fitores ndërsa në garë kishin 2 kandidatët e opozitës, Bilbil Bajraktari dhe Arjan Hoxha.
-
VIDEO
Mbyllet votimi/ Berisha: Me përgjegjësi e vendosmëri të numërohet çdo votë
“Nga kjo platformë dua të ju përcjell përshëndetjen më të përzemërt, nderimin më të madh për të gjithë ata qytetare e qytetarë që sot e shndërruar këtë ditë me votën e tyre, në një ditë të historisë sonë.
Ata votuan në qendrat e votimit, në kushtet më të jashtëzakonshme. U ngritën mbi çdo gjë dhe folën me votën e tyre, folën në mënyrën më të civilizuar, folën me guxim dhe vendosmëri.
Ata kapërcyen mbi konglomeratin e administratës mafioze, oligarkëve të shpifur dhe bandave të tyre kriminale. Guximi, vendosmëria, përgjegjësia e qytetarëve sot ishte epike.
-
VIDEO
Celibashi: Rezultati i zgjedhjeve do dalë nga fundi i ditës së nesërme
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka thënë se rezultati i zgjedhjeve do të dalë brenda mbrëmjes të së martës.
“Nuk do tolerojmë asnjë sjelle të komisionerit dhe numërimit dhe fundi i ditës së nesërme ne do kemi rezultatin e zgjedhjeve”, tha Celibashi.
-
VIDEO
Kryetari i KQZ, Celibashi: Pjesëmarrja 34.37% për mbi 4 mijë Qendra Votimi të raportuara
Komisioneri i KQZ, Ilrjan Celibashi ka nxjerrë rezultatin e votimeve për 14 majin ku votuan 34.3% e votuesve në 4 mijë qendra votimi.
-
VIDEO
Celibashi bën përmbledhje të procesit të votimit: Patëm pezullim në 40 qendra votimi, nuk është shqetësim! Numër më i vogël se sa u propagandua
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi sqaroi me detaje problematikat që janë hasur gjatë procesit të votimit në të gjithë territorin.
“Kemi konstatuar se në 11% të qv janë hasur vështirësi në gjetjen e qendrës së votimit. Kemi konstatuar që në 62 qv nga 5213 ka pasur shkelje për materiale propagandistike në një distancë prej 150 metra.
-
VIDEO
Kandidati i PS Blerim Shera shpall fitoren në Vorë
Kandidati i PS Blerim Shera ka shpallur fitoren në Vorë. Ai do të jetë kryetari i kësaj bashkie edhe për 4 vitet e ardhshme.
-
VIDEO
Pa dalë ende rezultati, Blerim Shera feston me fishekzjarre në Vorë
Kandidati i PS për bashkinë Vorë, Blerim Shera po feston për fitoren pa dalë ende rezultati. Mbështetësit e tij kanë hedhur rezultate ndërsa ende nuk dihet nëse është në avantazh me kandidatin e Bashkë-Fitojmë, Indrit Hoxha.
Pritet që së shpejti të dalë rezultati duke qenë se është kryer votimi elektronik.
-
VIDEO
Votim në terr, në Vranisht të Himarës zgjidhet kandidati me dritë telefoni
Në zonën rurale të Himarës, në Vranshit procesi i votimit është mbyllur në errësirë totale. Zgjedhësit kanë votuar me ndihmën e dritës së telefonit.
-
VIDEO
Mbyllet zyrtarisht votimi për 61 bashkitë, vijon vetëm aty ku ka radhë! Pjesëmarrja e ulët! Identifikimi elektronik pengoi votimin, Celibashi: Kërkojmë falje
Prej orës 07:00 të mëngjesit deri në 19:00, qytetarët i janë drejtuar kutive të votimit për të hedhur votën për 61 kryetar bashkie dhe këshilla bashkiakë. Në disa qendra votimi pati vonesa për shkak të mos funskionimit të pajisjeve të identifikimit elektronik, ndërkohë që në disa të tjera pati probleme me paraqitjen e komisionerëve të PD.
-
VIDEO
Përfundon afat zyrtar i votimit, qytetarët votuan për 61 kryebashkiakët për 4 vitet e ardhshme
Në 19:00 ka përfunduar zyrtarisht afati i votimit për kryebashkiakët dhe këshillat bashkiakë që do të drejtojnë 61 bashkitë për 4 vitet e ardhshme. Votimi përtej orarit zyrtar vijon vetëm aty ku ka ende votues.
-
VIDEO
Kandidati i 'BF' në Vlorë, Sharra: Administrata e braktisi Edi Ramën, shkoni votoni dhe mos u intimidoni nga kërcënimet
Kur ka mbetur më pak se një orë nga procesi i votimit për Vendoret e 14 majit, kandidati i koalicionit Berisha - Meta për bashkinë e Vlorës, Hysni Sharra ka bërë thirrje për të dalë në votime. Sharra thekson se administrata braktisi Edi Ramën dhe secili që nuk ka votuar të bëjë diçka të tillë paçka kërcënimeve.
-
VIDEO
Edit Harxhi denoncon PS: Po intimidon votuesit! Thirrje qytetarëve që të vrasin frikën e të votojnë masivisht
Edit Harxhi ka denoncuar PS se po intimidojnë votuesit. Ajo i kërkon qytetarëve në Lushnje që të vrasin frikën dhe të votojnë masivisht.
“Duke qenë të dëshpëruar për mosdaljen e votuesve të tyre në qendrat e votimit, drejtorët e Bashkisë Lushnje sot vazhdojnë gjatë gjithë ditës me lista në duar që të intimidojnë qytetarët e Lushnjes në të gjithë qendrat e votimit. Para disa orësh kishim një moment kur drejtoresha e arsimit në bashkinë Lushnje, në një nga qendrat e votimit ndodhej me lista votuesish. E njëjta gjë ndodh me nëndrejtorin e spitalit që ka qenë për të gjithë paraditen intimidonte votuesit që hynin në një nga qendrat e votimit në zonën e Gorresë. Kjo ka ndodhur në disa qendra votimi në të gjithë Lushnjen. Edhe drejtorët e bashkisë janë në terren gjithë kohës.