• VIDEO

    Arrestimi i vrasësit të Nikulajt, avokati në Report Tv: S’ka asnjë pengesë për ekstradimin e Ruben Saraiva, edhe pse s’kemi marrëveshje me Marokun! Ja pse

    Avokati Arbër Hoxha ka sqaruar në Report Tv se ndonëse Shqipëria nuk ka një marrëveshje me Marokun për ekstradim, kjo jo nuk është një pengesë për të sjellë autorin e vrasjes së Ardian Nikulajt, Ruben Saraiva në vendin tonë.

    • VIDEO

      Arrestimi i vrasësit të Nikulajt në Marok/ Zbardhet mesazhi që erdhi nga Interpol: E kemi në paraburgim na nisni provat

      Zbardhen detaje të reja lidhur me çështjen Ruben Saraiva, portugezin që kishte rolin e ekzekutorit në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në lokalin në pronësi të tij në Shëngjin. I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, mësohet se ka udhëtuar nga Greqia drejt Marokut ku edhe u arrestua, një vend me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi.

    • VIDEO

      ‘9 maji’/ Kryenegociatorja për integrimin në BE: Europa është këtu

      Kryenegociatorja për integrimin në BE, Majlinda Dhuka është shprehur se Shqipëria i gëzon të gjitha vlerat si një vend Europian, ku theksuar se fokusi janë të rinjtë.

      “Europa është këtu! Viti 2022 ishte një vit shumë i rëndësishëm dhe historik për Shqipërinë. Hapëm negociatat për t’u bërë anëtarë të BE. Që prej korrikut të vitit të shkuar kemi punuar intensivisht në procesin e negociatave. Të gjitha institucionet e angazhuara me profesionalizëm në kalimin e fazës së parë me qëllim integrimin e përshpejtuar në BE. Sot dita e Europës, dita e solidaritetit, sundimit të ligjit, demokracisë, diversistetit kulturor. Ne ndajmë të njëjtat vlera me BE. Identiteti ynë thellësisht europianë. Perspektiva e të qenit vend anëtarë e afërt. BE në raste të ndryshme ka dhënë mesazhe të forta, që integrimi është i vërtetë dhe pranë.  

      Sot në fakt dua të ndalem tek të rinjtë. Shqipëria është një vend i ri, një nga vlerat më të mëdha që Shqipëria do të sjell në familjen europiane. Të rinjtë janë burimi energjisë. Shqipëria ka shumë cilësi, gatimin, artizanatin, artin, të aftësive sipërmarrësve, inovacionit...etj. Shqipëria po punon për të ndërtuar më shumë mundësi për të rinjtë në fushën e aftësive. Unë do përmend disa prej tyre, garancia rinore, një nisëm nën modelin e BE, që po e zhvillojmë përpara se të jemi anëtarë të Be. Nisma mbështetje e madhe për të rinjtë, duke zhvilluar aftësitë. Kjo veçanërisht për ata të rinj që s’janë pjesë e tregut të punës, për t’i dhënë këtyre mundësi punësimi. Një tjetër mundësi është hapja e 10 qendrave të inovacionit rinor, për t’i dhënë të rinjve inovator për të transformuar ekonominë shqiptare drejt integrimit në BE. Ardhja e kolegjit të Europës është një mundësi për t’u aftësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen europiane në vendin tonë. Dua t’ju uroj gëzuar ditën e Europës”, tha Majlinda Dhuka.

    • VIDEO

      ‘9 maj’/ Hohmann: Shqipëria ka bërë shumë përpara këtë vit! Këtë ditë duhet ta festojmë të gjithë

      Ambasadorja e BE, Christiane Hohmann është shprehur se Shqipëria ka bërë shumë përpara. Ajo tha se Shqipëria do duhet të ndihet shumë krenare për të gjitha arritjet, duke theksuar se kjo ditë e Europës.

      “Përpara 1 viti nuk ishin çelur negociatat me Shqipërinë, sot jemi në muajin maj dhe në korrik vjet ishte konferenca e parë ndërqeveritare. Shqiptarët duhet të jenë shumë krenar, keni ecur goxha në këto 10-12 muaj. Ka ende shumë për t’u bërë që Shqipëria të jetë shtet anëtarë me të drejta të plota. Shqipëria është Europë, s’mund ta theksoj më shumë se kaq këtë gjë. Dita e Europës duhet të festohet me të gjithë. S’ka vend më të mirë se ky vend që jemi sot në Malin e Dajtit për të festuar rininë e Shqipërisë. Kemi malin e Dajtit që duket gjithandej nga Tirana. Me aftësitë e duhura do ecni përpara më shpejt. S’bëhet fjalë për një profesion, po të shikoni rrjetin social të delegacionit ka shumë aftësi në përbërje të ekipit tonë. Pse mos të vendosni aftësinë tuaj në një video dhe të rrëfeni ju se si përfitoni ju nga këto aftësi. Kjo është sfida jonë kryesore në Shqipëri. Na duhen përpjekjet e përbashkëta. Edhe pse jemi në mal, ndonjëherë ia vlen të bësh një hap pas e të reflektosh për ato gjëra që janë bërë”, tha Hohman, ambasadore e BE në Tiranë.

      •  
    • VIDEO

      Sherr pranë një lokali gjatë natës në Lezhë, 22-vjeçari plagoset me armë zjarri në këmbë

      Një sherr pranë një lokali gjatë natës ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

      Për pasojë ka mbetur i plagosur 22-vjeçari Aleks Laska, banues në Rrilë, Lezhë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    • VIDEO

      Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, arrestohet në Marok vrasësi i dyshuar Ruben Saraiva! Pritet të ekstradohet në Shqipëri

      Është arrestuar në Marok Ruben Saraiva, vrasësi i dyshuar i Ardian Nikulajt

    • VIDEO

      ‘Lali jam, a ke mundësi për 100’, mesazhi në celularin e biznesmenit! Ram Geci zbuloi mashtruesit, i kërkuan 100 mijë euro! Agjentët ‘karrem’ zyrtarëve të rremë

      Një grup  zyrtarësh të rremë që po hetohet nga prokuroria e Tiranës, u zbulua nga një denoncim i biznesmenit të njohur Ram Geci. Mashtruesit i shkruan në Telegram duke u prezantuar si Erion Veliaj, por biznesmeni raportoi te autoritetet kur i kërkuan 100 mijë euro. Mashtruesit u arrestuan në flagrancë pasi në lojë hynë agjentët e infiltruar

    • VIDEO

      31-vjeçarit shqiptar iu mor zemra në një spital në Spanjë, familja protestë përballë Parlamentit Europian në Bruksel

      Familjaret e Sajmir Sulës, djalit shqiptar që vdiq në Spanjë dhe nuk i gjendet organi i zemrës, kanë protestuar përballë Parlamentit Europian në Bruksel.

    • VIDEO

      Presidenti Begaj pret një përfaqësi nga Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë

      Presidenti Bajram Begaj pret një përfaqësi nga Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë. Këshilli i kryesohej nga Presidenti i këtij Këshilli, Ambasadori, Timothy A. Chorba Ish-diplomatët e lartë amerikanë, po vizitojnë Shqipërinë në kuadër të një turi rajonal faktmbledhës.

    • VIDEO

      Investimet në infrastrukturë, Veliaj: Mandati i tretë, 4-vjeçari i shkuarjes në çdo cep fundor

      Duke folur për investimet në infrastrukturë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha në Report se mandati i tretë do të jetë mandati i investimeve në çdo cep fundor.

      “Mandati i tretë do të jetë pikërisht mandati i vajtjes në çdo cep fundor. Të gjitha akset që të sjellin në qendër tani janë transformuar sigurisht që tani fillojmë dhe punojmë në nivel kapilar, edhe me mbarimin e Unazës së Madhe. Ndjekim korsine e unazës”.

    • VIDEO

      Qeveria pezullon statusin e investitorit strategjik për resortin në Plazhin e Gjeneralit, parashikohet investim 50 mln euro: Të përshtatet me planin urbanistik

      Resort Mediterranean Wave, i parashikuar të ndërtohej në Plazhin e Gjeneralit është i pezulluar përkohësisht. Vendimin e ka marrë Komiteti i Investimeve Strategjike me argumentimin se projekti bie në kundërshtim me Planin e Përgjithshëm Vendor të Kavajës. Projekti parashikin ndërtimin e një resorti me vlerë 50 milionë euro.

    • VIDEO

      Kujtim Gjuzi thirret në SPAK, ende e paqartë arsyeja: Kam takuar 2700 njerëz si deputet

      Kujtim Gjuzi, ish-deputet dhe kreu i Partisë Konservatore është paraqitur në SPAK paraditen e së hënës. Është e paqartë se cila është çështja për të cilën ai është thirrur për të dhënë llogari.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv