-
VIDEO
15 vite sherr e dhunë për një rrip toke mes një çifti të moshuarish dhe një biznesmeni në Delvinë, shteti hesht! Bashkëshortët Çollaku: Duan të na grabisin pronën
Prej 15 vitesh zhvillohet një konflikt pronësie mes një familje të varfër dhe një biznesmeni në Senicë të Delvinës. Çifti i moshuar Çollaku që jeton në barakë thotë se ka bërë dhjetëra denoncime ndaj Faik Prodas, i cili gjithashtu pretendon pronësinë e tokës. Është një luftë mes të varfërve, por Shteti nuk merr asnjë masë për ta zgjidhur, ndërsa palët në konflikt kërcënojnë me vetëgjyqësi!
-
VIDEO
’14 maji’/ Mesazhi i Kim: Ka raportime për blerje votash, të merren masa për partitë
Jo më larg se sot ka pasur një person të arrestuar për shit-blerje të votave. Bëhet fjalë për koordinatorin e Partisë së Lirisë në Kuçovë e për këtë rast dhe jo vetëm, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka dhënë një mesazh të qartë.
-
VIDEO
110 vjetori i Gjykatës ë Lartë, Sokol Sadushi rendit sfidat: Pandëshkueshmëria kërkon zgjidhje tërësore
Në 110 vjetorin e formimit të Gjykatës s Lartë, zv.kryetari i saj, Sokol Sadushi ka renditi sfidat kryesore me të cilën po përballet drejtësia,.
“Numri në rritje i çështjeve gjyqësore kundrejt numrit të ulët të gjyqtarëve, vonesat në gjykim, mosekzekutimi i vendimeve të formës së prerë, praktikat e ndryshme për çështje të ngjashme, niveli profesional, etik dhe moral i magjistratëve, por edhe pandëshkueshmëria kërkojnë zgjidhje tërësore dhe strategjike. Të gjitha këto sfida, të vjetra a të reja kanë të përbashkët nevojën për t’i përballuar me masa të përshtatshme dhe efektive, që janë vendimtare për suksesin ose dështimin. Rritja e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë mbetet një tjetër sfidë. Gjyqësori e përmbush misionin e tij në mënyrë efektive vetëm kur publiku krijon besim se, gjykatat, edhe kur gabojnë, veprojnë krejtësisht të pavarur. Kjo do të thotë besim në një gjyqësor të pavarur, të ndershëm dhe të paanshëm, besim në standardet etike të gjyqtarit, besim se gjyqtari nuk shpreh pikëpamjet e veta personale, se nuk është palë e interesuar në proces dhe se nuk është duke luftuar për pushtetin e tij, por për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin e së drejtës”, tha Sadushi.
-
VIDEO
Hohmann: Pa Reformë cilësore në Drejtësi, nuk ka integrim në BE
Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann e ka bërë të qartë që nuk ka anëtarësim në familjen europiane pa një reformë të suksesshme në Drejtësi.
“Sot ne festojmë 110-vjetorin e Gjykatës së Lartë dhe kjo meriton që të përgëzojmë Gjykatën e Lartë për çdo gjë që ka arritur. Mesazhi ynë: Nuk ka anëtarësim në BE pa reformë të sukesshme të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Ka qenë një rrugëtim i gjatë, por ky rrugëtim ende nuk ka përfunduar. Ne qëndrojmë në një moment kritik sepse institucionet kyçe të drejtësië janë krijuar ose rikrijuar. Reforma duhet të krijojë rrënjë të thella, kërkohet transparencë, integritet i lartë. Vetingu ecën përpara, por pasi të përfundojë, këshillat duhet të ruajnë frymën e vetingut që të ruajnë standardet e larta të vetingut.
Tashmë, anëtarët e këshillave pritët që të veprojnë në përputhje me aspekte të qarta që kanë të bëjnë me punën e tyre sepse mbajnë të ardhmen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Një drejtësi më e mirë fillon me trajtimin e çështjeve të mbartura. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Një drejtësi me cilësi më të mirë fillon me trajtimin e çështjeve të mbartura. Bërja publike e këtyre do të sjellë një praktikë më të mirë gjyqësore. Gjykata e Lartë luan një rol qëndror. Nuk ka asnjë vendim më të mirë gjyqësor nëse nuk do të ketë në një trajtim më të mirë. Numri i ulët i aplikantëve të rinj në shkollën e magjistraturës tregon se duhet bërë më shumë.
Integriomi në BE kërkon angazhim për ato vlera dhe për një gjyqësor më cilësor dhe të pavarur, gjë që është një nga aspektet kyçe. Ju uroj suksese të mëtejshme”, tha Hohmann.
-
VIDEO
Kim: Kundërshtarët e drejtësisë duan që ajo të dështojë, por Reforma po funksionon! Askush nuk është mbi ligjin
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka deklaruar se Reforma në Drejtësi ka dhënë frytet e saj.
“Kundërshtarët duan që aj të dështojë se po shohin që po funksionin, ata duan të jenë në gjendje që të bazohen në pandëshkueshëri, Kjo tregon se Reforma në drejtësi funksionon. I përket drejtuesve shqiptar, Shqipërisë, por ne do ju mbështesim, Themeli është ndarja e gjyqësori nga politika, kjo gjë nuk duhet të vazhdojë. ”, tha Kim
-
VIDEO
Banori kërkon para për vota: Kam 4 copë, është turp 10 mijë lekë! Po e ul pazarin nga e keqja
Ky është momenti që tregon bisedën e një banori që është vënë në pranga, Kristo Agalliu, i cili komunikon për shit-blerje votash.
“100 mijë lekë është turp. ia marrim por është turp 100 mijë lekë. Ti 2 vota ke, unë kam 4 vota. Po mirë unë kam makinë vetë, c’e dua makinën atje. Të më hedhë karburantin ai. E ul pazarin nga e keqja. 100 mijë lekë dhe 50 mijë lekë naftë. Pazari i fundit”, tha banori.
-
VIDEO
Has/ Kandidatit të PS për kryetar Bashkie, Beqir Mulaj i digjet makina në garazh! Dyshohet e qëllimshme
Kandidatit socialist në Has, Beqir Mulaj i digjet natën automjeti dhe një garazh. Dyshohet e qëllimshme
-
VIDEO
Operacion blic në Elbasan, policia kontrolle automjeteve
Një operacion blic është zhvilluar mbrëmjen e kaluar në qytetin e Elbasanit.
Njësia operacionale e Elbasanit, por edhe e Tiranës mbrëmjen e djeshme kanë kryer kontrolle në automjete që lëviznin gjatë orëve të vona.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 10 maj 2023
Titujt e gazetave për sot, nga Avokati I Popullit thotë se shteti Po diskriminon pensionistët te Luciano Boçi letër administratës e deri tek Tirana dhe 14 maji.
-
VIDEO
Kërkimet për turistin holandez në lumin Osum, Presidenti i Rafting: E vështirë të gjendet trupi, është zhytur në ujë
Zamo Spathara, president i Federatës Shqiptare të Rafting, në një intervistë për Report Tv ka treguar sesi si kanë gjetur turisten holandeze një ditë më parë, në kanionet e lumit Osum.
-
VIDEO
Pamjet nga kërkimi i palombarëve për gjetjen e turistit holandez në kanionet e lumit Osum
Report Tv sjell pamjet nga kërkimet për trupin e turistit holandez, të cilin e mori rrjedha e ujit një ditë më parë. Forcat Speciale të shoqëruar edhe nga instruktorë të zonës po bëjnë krehjen e zonës.
-
VIDEO
Dhunoi ish-vjehrrën dhe djalin e ish-gruas dhe u dogji banesën, dorëzohet në polici ish-dhëndri: S’e dogja unë shtëpinë, e ka stisur vjehrra
Haki Bajrami, i dyshuari kryesor për djegien dhe dhunimin e vjehrrës së tij në Llakatund është dorëzuar sot në polici. Ai thotë se e gjithë ngjarja është e stisur nga vjehrra e tij.