-
VIDEO
Kronikë Rinas, mjeti ‘përpihet’ nga flakët, shkakton vetëm dëme materiale
Një automjet tip Mercedes-Benz ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht ditën e sotme në rrugën e Rinasit.
Mësohet se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale dhe drejtuesi i makinës,me iniciale L. M. nuk është lënduar.
-
VIDEO
Po transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohet 52-vjeçari në Sarandë
Një 52-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Në pranga ka rënë Tonin Hasa, i cili ka qenë duke transportuar 29 emigrantë të paligjshëm në një kamionçinë.
-
VIDEO
Vrasja e Nikulajt, Tom Doshi: Berisha tentoi ta bënte politike por dështoi! Ja cili ishte amaneti i Ardianit, dalim forcë e parë në Lezhë
Me një homazh për të ndjerin Ardian Nikulaj, i cili u vra më 19 prill në lokalin e tij në Shëngjin, nisi takimi i kryetarit të Partisë Social Demokrate Tom Doshi me miqtë e biznesmenit dhe njëkohësisht mbështetës të PSD-së. Nikulaj ishte kandidat i PSD-së për anëtar të Këshillit Bashkiak të Lezhës.
-
VIDEO
Një 22-vjeçar tenton të shtypë me makinë 2 persona, zbardhet ngjarja e 6 ditëve më parë! Shpallet në kërkim autori
Zbardhet ngjarje e 6 ditëve më parë, tentoi të vriste 2 persona duke i përplasur me automjet, identifikohet dhe shpallet në kërkim 22-vjeçari.
-
VIDEO
Shpërthen bombola e gazit në Kuçovë, shembet banesa, ndërron jetë 84-vjeçarja! Ja pamjet si ka përfunduar shtëpia
Një 84-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi në banesën e saj shpërtheu një bombol gazi. Si pasojë e shpërthimit, një pjesë e banesës u shemb, duke bërë të pamundur nxjerrjen e 84-vjeçares, e cila për pasojë humbi jetën.
-
VIDEO
Bombola e gazit ‘hedh në erë’ shtëpinë, Report Tv sjell pamjet, ja si ka përfunduar shtëpia që u shemb në Kuçovë
Report Tv sjell pamjet nga banesa në Kuçovë e cila u shemb pas shpërthimit të bombolës së gazit. Siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv, banesa ka pësuar dëme të shëmtua dhe një pjesë shumë e madhe e saj është shembur.
-
VIDEO
Prodhim i mbarë në serat e Lushnjës, ulet çmimi i perimeve! Fermerët: Kërkesa të larta në tregun vendas dhe eksport
Prodhimi i perimeve është i mbarë në fshatin “Kosovë të Vogël” të Lushnjës. Është koha e vjeljes së perimeve në sera dhe fermerët janë në kulmin e punës.
Lulzim Ibrushi dhe Aurel Zgjana po vjelin ne serat e tyre domate, kastraveca, mashurka dhe specat.
-
VIDEO
Vrasja e Nikulajt për gjakmarrje, vëllezërit Lekstakaj s’janë pyetur! Gjykata liroi anglezin, prokuroria e Lezhës: Ka vëzhguar viktimën
Gjykata britanike liroi të premten një nga të dyshuarit për bashkëpunim në vrasjen e Ardian Nikulajt, por Prokuroria e Lezhës thotë se ka përfshirë provat e duhura në kërkesën për ekstradim. Hetuesit thonë se pavarësisht pistës së gjakmarrjes, për vëllezërit Lekstakaj që jetojnë në Britani, nuk ka ende një kërkesë për t’i marrë në pyetje pasi nuk ka prova direkte që i implikojnë në ngjarje
-
VIDEO
Lutja “God Save the King” u shqiptua edhe në Tiranë! Ambasadori Alastair King-Smith: Mbreti figurë që na bën bashkë
Kurorëzimi i Mbretit të Anglisë, po ndiqet përmes një ceremonie të veçantë edhe në Tiranë, organizuar nga ambasada britanike. Në fjalën e tij, ambasadori Alastair King-Smith, vlerësoi figurën e mbretit Karl III si edhe rolin e Monarkisë në Mbretërinë e Bashkuar.
“Monarkia ka të bëjë me vazhdimësinë dhe stabilitetit. Koha ka ndryshuar. Mbreti është vital jo vetëm për Britaninë. Shihet si një figurë qe ngrihet mbi partitë e na bën bashkë. 54 vende në bote, janë duke parë këtë proces. Kurorëzimi nuk ka të bëjë vetëm me traditën. Mbrojtësi i feve është quajtur Mbreti Karl, ai ka theksuar se është mbrojtës i të gjitha feve, dhe është nder për ne që sot këtu në Ambasadë kemi përfaqësues të të gjitha feve. Është e rëndësishme të reflektojmë. Mbreti i ri ka shfaqur dashamirësi në të gjithë Botën, ka qenë avokat për cështje mjedisore, ka ndihmuar persona me aftësi të kufizuara. Ka provuar se do të jetë një mbret i denjë. Kam patur fatin ta takoj, dhe të jem pjesë e bujarisë së tij. Pasioni i Mbretit është të ndihmojë njerëzit më të dobët. Sot do shohim edhe Mbretëreshën, edhe ajo ka peshën e përgjegjësisë për të qëndruar në nivele të larta, si Elisabeta II.”-u shpreh ndër të tjera ai.
Ai foli edhe për marrëdhëniet me Shqipërinë.
“Siç më keni dëgjuar prej ditës të parë të ardhjes time këtu, ne jemi të vendosur të vijojmë thellimin e marrdhënieve me Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama si i ftuar i qeverisë angleze në mars na dha mundësinë e çuarjes të marrëdhënieve në një tjetër nivel. Marrëdhëniet tregrare po pësojnë rritje dhe në funksion të kësaj kemi hapur Dhomën Britanike të Tregëtisë në Shqipëri”, deklaroi ambasadori Alastair King-Smith.
-
VIDEO
Tentuan t’i merrnin një biznesmeni 100 mijë euro duke u hequr si zyrtarë të lartë, arrestohen babë e bir! Në kërkim organizatori
Bedri dhe Albert Vodha (babë e bir) kishin krijuar një skemë kriminale me në krye organizator Florian Gjergji, ku me anë të mashtrimeve, duke u hequr si zyrtarë i kanë marrë kërkuar një biznesmeni shqiptar shumën prej 100 mijë euro.
-
VIDEO
Rama dhe Duka në Vlorë për prezantimin e projektit të stadiumit të ri, "Flamurtari" bojkoton takimin për shkak të kreut të FSHF
Sot në Vlorë prezantohet projekti për stadiumin e ri. Janë tre studio në garë. I pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, por edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.
-
VIDEO
Siguria në plazhe, nis nga puna Njësia Policore Detare me 104 policë! 35 jet ski për të monitoruar detin! Rama: Rasti 'Jonada' nuk përsëritet më
Për të shmangur episodet tragjike të një viti më parë, (rasti më i rëndë vdekja e 7-vjeares Jonada Avdias në Himarë), këtë sezon turistik do të patrullojnë në det policë kufitar me Jet Ski.