-
VIDEO
39 minutat misterioze, çfarë nuk di policia për fatin e 'Koçoles' dhe Sulovarit? U zhdukën në mes të ditës, nuk i ka kapur asnjë kamera sigurie
39 minuta e 5 sekonda. Kaq pak kohë, por kaq shumë enigmë. Dy të zhdukur dhe një automjet me dy targa të ndryshme. E planifikuar, rastësore, një apo shumë autorë? Ky është misteri që prej 1 muaji po përpiqen të zbulojnë oficerët më të mirë të Policisë së Shtetit.
-
VIDEO
I penduari Klevis Alla dëshmon për vrasjen e vëllezërve Haxhia: I vrau Nuredin Dumani! Ishte i maskuar, uli xhamin e makinës dhe i qëlloi
Nuredin Dumani është personi që ka qëlluar me armë duke vrarë vëllezërit Besmir e Viktor Haxhia tek tregu i makinave në Shënvlash tri vite më parë. I penduari i drejtësisë Klevis Alla, tregoi në gjykatë se kishte drejtuar automjetin me të cilin lëvizi autori ditën e ngjarjes. Sipas tij, dumani atë ditë ishte maskuar me një kapuç.
-
VIDEO
Kandidati i PS, Benet Beci me banorët e Shkodrës: Në fokus kemi infrastrukturën dhe urbanizimin e zonave rurale
Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Shkodrës Benet Beci, ka vijuar fushatën e tij me banore te lagjeve te qytetit te Shkodrës.
Banoret qe jetojnë pranë stacionit të trenit kanë shprehur shqetësimet e tyre për mungesën e infrastrukturës në ketë zone prej shumë kohësh ndërsa kandidati Beci theksoi se duhet një ndërhyrje emergjente në infrastrukturë për përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e kësaj zone.
Takimet elektorale Beci i ka vijuar me banoret e lagjes Xhabije, ku ka marrë edhe mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 14 majit.Fokusi kryesor në punën e kandidatit Beci për bashkinë e Shkodrës është përmirësimi i Infrastrukturës dhe projektet për zhvillimin e qytetit
-
VIDEO
E mori rrjedha e ujit në kanionet e lumit Osum, rinisin kërkimet për gjetjen e turistit holandez
Polumbarët kanë nisur sërish kërkimet për gjetjen e turistit holandez, të cilin një ditë më parë e mori rrjedha e ujit në kanionet e Osumit në Skrapar.
-
VIDEO
Gërdeci/ Pritet sot pretenca ndaj Mediut, Zamira Durda sërish kërkesë për GJKKO: Të bëhemi pjesë e procesit
Ditën e sotme në orën 14:00 është seanca e radhës për Fatmir Mediun për çështjen e Gërdecit. Prokuroria pritet të lexojë konkluzionet përfundimtare për Mediun që e ka marrë të pandehur për dy vepra penale.
-
VIDEO
Sot shënohet 'Dita e Evropës', çfarë domethënie ka data 9 maj! Hohmann: Ndihuni krenarë! Shqipëria bërë përparime! Dhuka: Europa është këtu
Sot është Dita e Europës, e cila tradicionalisht festohet më 9 maj të çdo viti. Në fillim ajo u caktua nga Këshilli Europian si Dita e Europës, por më vonë Bashkimi Europian e përcaktoi 9 majin në përkujtim të deklaratës Schumanit të vitit 1950.
-
VIDEO
Krimi i rëndë në Itali, 45-vjeçari gjeti djalin e fshehur pas divanit, por e kurseu! Taulant Malaj i fiksuar pas xhelozisë: Filmova lëvizjet e gruas time
E shokuar nga krimi i rëndë që kishte kryer bashkëshorti i saj xheloz, u dëgjuan britmat e Tefta Malajt që thoshte: “Çfarë ke bërë? Çfarë ke bërë?” Ajo ndodhej pranë trupit të vdekur të vajzës së saj 16 vjeçare, e cila i doli përpara babait të nevrikosur për të mbrojtur nënën, por ndërroi jetë prej goditjes me thikë.
-
VIDEO
Roland Bejko takim me qytetarët e Tufinës: Do iu ndërtojmë këtu një treg ushqimor, do ta keni më të lehtë për të shitur prodhimet bujqësore
Teksa dëgjoi shqetësimet e tyre, Bejko u prezantoi pikat e programit dhe u premtoi se zonat rurale do të jenë në vëmendjen e tij nëse vjen në krye të Bashkisë.
-
VIDEO
Berisha dhe Alibeaj mbyllin fushatën në të njëjtin qytet! Rama bën takimet e fundit në Shkodër dhe Durrës
Fushata elektorale për zgjedhjet e 14 majit ka hyrë në javën e fundit dhe të premten, Edi Rama ka rezervuar takime në Shkodër dhe Durrës.
Në Shkodër takimi përmbyllës do të mbahet rreth orës 16.30 ndërsa në Durrës në orën 19.00 qytet i cili do të përmbyllë edhe fushatën e selisë rozë. Në Tiranë fushata përmbyllëse do të mbahet në sheshin Skënderbej, ditën e enjte në orën 19.00.
-
VIDEO
Taulant Malaj vrau vajzën dhe fqinjin dhe plagosi gruan në Itali, e afërmja e Tefta Malajt për Report Tv: U tronditëm
E afërmja e Tefta Malajt në Babicë të Vlorës, është prononcuar për Report Tv është shprehur e tronditur për ngjarjen e rëndë.
“Njerëz të mirë shumë.
U tronditëm, ne tronditemi për ndonjë gjë të vogël jo për një njeri që vritet.”- tha ajo.
-
VIDEO
Celibashi: Asnjë person që s’ka lidhje me procesin s’do lejohet që të rrinë në qendrat e votimit! Do njoftohet policia
KQZ ka bërë me dije se në qendrat e votimit nuk do të lejohen që të qëndrojnë persona që nuk kanë lidhje me procesin e votimit. Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi tha se nëse do të identifikohet një person që nuk ka lidhje, atëherë do të njoftohet Policia e Shtetit.
“Nëse konstatojnë situata të tilla, do njoftojnë KQZ, zgjedhës që kanë përfunduar votimin, nuk ka asnjë arsye të ligjshme për të qëndruar në këto ambiente. Shpresoj që kjo thirrje të marrë jehonën që duhet, se ata që rrinë kur nuk kanë punë aty, lidhet me interesa të partive politike”, tha Celibashi.
-
VIDEO
Tym e flakë, zjarr në një dyqan pranë gjimnazit 'Halim Xhelo'! Nuk dihen shkaqet
Zjarr në një dyqan pranë gjimnazit 'Halim Xhelo'. Nuk dihen shkaqet. Zjarri ka rënë në një magazinë, e ndërsa pronari thotë se nuk di arsyet, pasi magazina ka qenë e mbyllur.