-
VIDEO
Gjiknuri dhe Llatja takime në lagjen ‘Aqif Pasha’: Votoni për kandidatin dhe këshilltarët socialistë, zhvillimi i Elbasanit të mos jetë peng i votave
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri deklaroi se Elbasani më 14 maj do të shkëputet përfundimisht nga e shkuara për të ecur përpara. Gjatë një bashkëbisedimi me banorë të lagjes ”Aqif Pasha”, Gjiknuri u shpreh se qytetarët e Elbasanit do të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur.
“Në 14 maj kemi një mundësi të ndahemi njëherë e mirë nga e shkuara, ti çojmë në koshin e historisë ata që mbarë bota thotë se i përket të shkuarës; të çimentojmë lidhjen qeveri dhe bashki të Partisë Socialiste. Na gjykoni si ekip me qëllim që edhe të kërkojmë llogari më shumë. Duan të na kthejnë mbrapa, por ne s’kemi kohë për të humbur prandaj në 14 maj t’i themi pro të ardhmes, pro zhvillimit, pro Gledit dhe pro Partisë Socialiste”, tha ai.
-
VIDEO
Rama në Sarandë, mbush plot shëtitoren: Dua të besoj që kjo të jetë shprehje e vetëdijes më 14 maj
Pas takimeve që zhvilloi në qarkun e Gjirokastrës, kryesocialisti Edi Rama është ndalu në Sarandë. Rama po e zhvillon takimin në shëtitoren e Sarandës, ku vihet re një prani e madhe e pjesëmarrësve. Rama tha se kjo është hera e parë që bëhet një takim në bulevardin e ri.
-
VIDEO
Aksident i trefishtë në Rrugën e Kombit, plagosen dy persona! Nisen me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë
Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit. Tre makina janë plërplasur me njëra-tjetrën në aksin Milot-Rrëshen pranë Urës së Zogut.
-
VIDEO
Morën shpulla nga trajnerit, volejbollistët: S’ishte dhunë, por tërheqje vëmendjeje
Një nga vajzat që ka marrë një shpullë nga trajneri Romeo Xega, ka treguar se kjo nuk është dhunë shpulla, por një mënyrë për t’i nxehur për ndeshjen. Sipas saj, prindërit e kanë kuptuar që është një gjest sportiv.
“Ne jemi shumë të afërt, nuk na duket diçka për të bërë bujë, ka qenë diçka emocionale e jona, nuk është e nevojshme që të bëhen gjithë këto komente negative. Ne duhet të jemi të qetë për të ngritur kupën të dielën. Është normale që të ndodhë një ndeshje finale, dhe me afrimitetin tonë dhe të prindërve është normale. Ne nuk kemi reaguar se nuk është ndonjë veprim për të bërë bujë. Nuk është dhunë. Prindërit nuk kanë bërë kush e di se çfarë, e dinë që është diçka normale. Ato kanë qenë në ndeshje, ata na thanë e meritonit një shpullë dhe të sharat e profesorit”, tha një prej vajzave.
Në të njëtën linjë ka qenë edhe një volejbolliste tjetër, e cila tha se ajo shpullë ishte për tërheqje vëmendjeje.
“Ne jemi në prag të një kampionati dhe kërkojmë të marrim titullin kampion dhe kjo është diçka që po mundohen për të na shpërbërë ne, trajneri është shumë i mirë dhe po na motivon. Shpulla, ishte diçka që nuk mund të quhet shpullë, ishte tërheqje vëmendje. Një ekip sportiv e kupton, që nuk është shpullë, por tërheqje vëmendje. Kjo që nuk do të na cmotivojë, por do na motivojë për shumë të fituat titullin kampion dhe për të nderuar profesorin”, tha ajo.
-
VIDEO
Premtimi i kandidatit të Metës dhe Berishës për shërbim funeral falas në Libohovë, Rama: Ai është gati të varrosë gjithë Gjirokastrën
Kryesocialisti Edi Rama gjatë takimit me qytetarët e Gjirokastrës ka komentuar edhe premtimin e bërë nga Adil Xhelili, kandidati i koalicionit Meta-Berisha për bashkinë e Libohovës i cili është zotuar për shërbim funeral falas nëse zgjidhet kryebashkiak.
Rama ironizoi premtimin e Xhelilit duke thënë se ky i fundit ishte gati të varroste gjithë Gjirokastrën.
“Kemi një në Libohovë që është gati t’ju varrosë të gjithëve. Thotë më jepni votën të varros gjithë Gjirokastrën. Të gjitha falas i keni me ta, po e dini shumë mirë ca vjen pas asaj falas, jo t’i keni falas po mos të të lënë as të varrosesh rehat”-tha Rama.
-
VIDEO
Jeta në skamje e Fatjonit në Durrës, babai apel për ndihmë në Report Tv: Po s’u bë asgjë, do i çoj fëmijët në jetimore! S’kam si t’i mbaj
Fatjon Jashari jeton në varfëri ekstreme me dy fëmijët dhe nënën e sëmurë. Ndërsa fëmijën e tretë, vetëm 7 muajsh e ka dërguar në Jetimore, pasi bashkëshortja e braktisi. Përmes Report TV apelon për ndihmë, kërkon një shtëpi dhe ushqime për të vegjlit.
-
VIDEO
Integrimi, ministrja për çështjet e BE për Report Tv: Shqipëria ka bërë progres të dukshëm, vendi i saj është në union
Ministrja suedeze për Çështjet e BE-së, Jessika Roswall vizitoi për herë të parë Shqipërinë në kuadër të negociatave me Bashkimin Europian, ndërsa dha një intervistë për Report Tv. Me gazetarin Arbër Hitaj, ministrja Roswall thotë se është shumë i rëndësishëm integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
-
VIDEO
I vihet flaka posterit ‘Non Grata’ të vendosur në Rrugën e Kombit, në hyrje të aksit për në Rrëshen
Posteri i partisë socialiste i vendosur në Rrugën e Kombit me mbishkrimin ‘Non Grata’ është djegur këtë të premte.
“Me ta, nuk kemi asnjë shans’- thuhet në posterin ku në të është Monika Kryemadhi, Ilir Meta dhe Sali Berisha.
-
VIDEO
Aksident në rrugën Lezhë-Shkodër, çifti i rumunëve që udhëtonin me motor përplasen me një makinë! Dërgohen në spitalin rajonal
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Lezhë-Shkodër pranë fshatit Balldre. Një motor me të cilin lëvizte një çift nga Rumania janë përplasur me një automjet.
-
VIDEO
U kap te Uzina e Gramshit, Gjykata e Elbasanit lë në burg rusin, Mikail Zorin! Rrëzohet kërkesa e mbrojtjes
Gjykata e Elbasanit rrëzoi kërkesën e shtetasit rus Mikail Zorin për ndryshimin e masës së sigurisë pas 9 muajve tashmë në burg.
Mbrojtja vërejti se nga ana e organit të akuzës kishin përfunduar të gjitha aktet e ekspertimit, hetimet, si dhe ishin marrë provat, e për pasojë u kërkua revokim i masës së sigurisë ose zëvendësimi i saj por që u rrëzua nga gjykatësja Matilda Fetahu.
-
VIDEO
Vrasja e Nikulajt, avokati në Londër tregon si bindet gjykata për ekstradimin e të prangosurve! Ish prokurori: Pala shqiptare mund të dërgojë material plotësues
Ekstradimi nga Britania drejt Shqipërisë i 4 autorëve të dyshuar të vrasjes së Ardian Nikulajt në Lezhë bëhet përmes vërtetimit të gjeneraliteteve, provave të arsyeshme se janë të përfshirë në krim. Më e rëndësishmja është bindja e gjykatës britanike se pala shqiptare do marrë vendim të drejtë.
-
VIDEO
Televizioni 'mbreti' i informimit në Shqipëri, 80% e shqiptarëve e ndjekin fushatën dhe politikën përmes TV, vetëm 11% në rrjetet sociale
Edhe pse politikanët thonë se në kohët e teknologjisë së zhvilluar mënyra e komunikimit me votuesin ka ndryshuar, duhet thënë se shqiptarët vijojnë të jenë tradicionalë në marrjen e mesazhit politik. Ende ka një përqindje dërrmuese të shqiptarëve që informohen përmes televizionit, edhe pse mjetet e informimit publik sot janë të shumta.