-
VIDEO
Rruga e Arbërit, çelet segment i ri rrugor Plani i Bardhë-Qafa e Buallit që rrit në standardet optimale sigurinë rrugore
Në Rrugën e Arbrit, veprën më të madhe infrastrukturore të mezipritur për mbarë shqiptarët, u hap sot edhe segmenti rrugor Plani i Bardhë-Qafa e Buallit, i cili vonoi për shkak të gjeologjisë së terrenit.
-
VIDEO
Veliaj me fermerët në Kavajë: Ne i çojmë punët vetëm përpara me punë dhe mund, opozita i përdor njerëzit si ‘mish për top’
Drejtuesi politik i PS per qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, pari sot një takim me fermerët në Kavajë. Veliaj tha se një fermer punon vetëm për të ecur përpara dhe jo mbrapa.
“Po mendoja për sloganin tonë, teksa po binte shi, dhe thashë: Shyqyr zotit, gjithë ky bereqet, edhe për ne që merremi me Ujësjellësin, si une, Redi apo Edisoni, që duam të mbushen rezervuarët, por edhe për ata që kanë produkte. Ndërkohë, për ata që janë rritur në ish Bllok dhe kanë qenë me Partinë e Punës që në vakt, sigurisht që shiu i shkrin, se ata janë prej sheqeri. Ndaj edhe ata nuk bëjnë fushatë në ditë me shi, dhe nja dhjetë ditë nuk kemi për t’i parë se do jetë bereqet. Isha duke menduar për punën që bën një bujk: Keni parë traktor që e lëron tokën mbrapsht? Keni parë ndonjë që e përdor shatin mbrapsht? A keni parë njeri që e vjel frutin mbrapsht? Çdo proces, edhe proceset tona jetike, edhe mënyra si ecim, edhe mënyra si i japim zetorit, edhe mënyra si prashisim, edhe mënyra si vadisim, është vetëm duke ecur përpara”, tha Veliaj.
Ndërsa, ai shtoi se pala kundërshtare i sheh qytetet dhe njerëzit që jetojnë në to si “mish për top”, për t’i përdorur që të mbushin autobusët dhe t’i nxjerrin nëpër protesta.
-
VIDEO
Gjakmarrja që i mori jetën Ardian Nikulajt, 16 vite më parë Londra refuzoi ekstradimin e Pjetër Lekstakajt! Akuzohej për një vrasje në vitin 2000
Konflikti me viktima nga të dyja palët, mes fiseve Lekstakaj dhe Nikulaj, i nisur që prej vitit 1996 ku mbeti i vrarë i pari vëllai i Ardian Nikulajt, Ismaili, e ka përballur edhe më herët shtetin shqiptar me kërkesë ekstradimi për po të njëjtat seri vrasjesh me Britaninë e Madhe. Në vitin 2007, ishullorët refuzuan ekstradimin drejt Shqipërisë të Pjetër Lekstakaj, të cilin autoritetet shqiptare të asaj kohe e kërkonin si autor të një vrasjeje që e kishte kryer në vitin 2000.
-
VIDEO
Akuzat e opozitës për presion ndaj punonjësve të bashkisë së Elbasanit për të votuar PS, Gjiknuri: Po kërkojnë alibinë për humbjen e rradhës
Akuzave të bëra nga kandidati i koalicionit Meta-Berisha, Luçiano Boçi se PS po përpiqet bëjë presione ndaj administratës për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e Elbasanit, sekretari i përgjitshëm i socialistëve, Damian Gjiknuri u është përgjigjur duke thënë se kundërshtarët politikë po përgatisin alibinë për humbjen e rradhës.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Berisha-Meta forcë kryesore e opozitës? Escobar-shqiptarëve: Të mos kthehemi pas kur mund të shikojmë nga e ardhmja
Të votosh për koalicionin Berisha-Meta për Shtetet e bashkuara të Amerikës është një kthim pas për vendin. Deklaratën e ka bërë ekskluzivisht për Report Tv, i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar.
-
VIDEO
Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, drejtuesi i kamionit humb kontrollin e mjetit! Bllokohet qarkullimi
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Piskupat.
Sipas informacioneve të para mësohet se drejtuesi i një mjeti të tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin e për pasojë ka përfunduar i përplasur me anësoret e rrugës duke ngrirë edhe qarkullimin pasi mjeti aktualisht qëndron mes përmes rrugës.
-
VIDEO
Goditen Ndrangheta në Itali, 108 të arrestuar! Një nga bandat furnizohej me kokainë nga shqiptari Eldi Dizdari, i arratisur në Dubai
Një operacion i madh ndërkombëtar është zhvilluar kundër mafies kalabreze, ku mbi 100 persona janë arrestuar në 8 vende të ndryshme. Sipas prokurorëve italianë, një nga grupet e lidhura me Ndraghetën është banda e Eldi Dizdarit, shqiptarit që ndodhet në arrati në Dubai. Vlerësohet se këto grupe kanë qarkulluar 22 milion euro të ardhura nga droga.
-
VIDEO
Kandidati i PD-së për Kuçovën: Deputetët demokratë nuk më mbështesin, janë me Foltoren
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Kuçovës, Ilirjan Koxhaj thotë se nuk ka gjetur mbështetjen e deputetëve të PD-së për zgjedhjet e 14 majit. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Koxhaj u shpreh se deputetët e PD-së janë me kandidatin e Foltores
-
VIDEO
Vrasja e Santiago Malkos, rrëzohet akt-ekspertiza private e vëllezërve Duka! Tensione në seancë, e motra e ish-policit: S’mund të bëhen hetime private
Zhvillohet me debate seanca për vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Avokatët e vëllezërve Leonard dhe Elis Duka, të cilët po gjykohen në mungesë, kërkuan pavlefshmërinë e akt-ekspertizës të bërë nga Prokuroria e Posaçme për makinën e parë në pamjet filmike, targat e saj dhe personat që ishin brenda.
-
VIDEO
Benet Beci takim me paraplegjikët dhe tetraplegjikët, premton se do të përmirësojë kushtet e tyre nëse i japin votën
Shoqata e paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve priti në një takim kandidatin e PS për bashkinë Shkodër Benet Beci. Kreu i shoqatës së tetraplegjikëve Saimir Beqiri tregoi kushtet e vështira me të cilat përballet kjo shtresë…
Kandidati Beci në fjalën e tij premtoi një përmirësim të situatës së kësaj shtrese ndërsa kërkoi që qytetarët t’i besojnë votën…
Kandidati Beci do të vijojë takimet e tij me shtresa në nevojë për të prezantuar programin e tij katër vjeçar.
-
VIDEO
Makina luksoze, biznese e pasuri të paluajtshme, Apeli i GJKKO-së konfiskon dhjetëra prona të Ben Qimes dhe Altin Çuçajt të përfituara nga krimi
Dhjetëra pasuri më vlerë miliona euro, janë konfiskuar nga Apeli i GJKKO-së në pronësi e Arben Isufajt i njohur ndryshe si Ben Qimja dhe Altin Çuçajt, pasuri të cilat dyshohet se janë vendosur nga të ardhurat e përfituara prej aktiviteteve kriminale
-
VIDEO
Arrestohet 19-vjeçari në Lezhë, u kap me 5 kg kanabis! E kishte fshehur në bagazhin e makinës
Një 19-vjeçar i identifikuar si Lorenzo Zusi është arrestuar nga policia në Lezhë pasi u kap me 5 kg lëndë narkotike cannabis sativa.