-
VIDEO
Vrasja e Ardian Nikulajt, lokalizohet britaniku i fundit, por gjykata angleze refuzon të urdhërojë arrestimin! Sot 4 të prangosurit kërkojnë liri me kusht
Gjykata në Britaninë e Madhe refuzon të arrestojë shtetasin anglez Harry Simpson. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Simpson është lokalizuar në Britaninë e Madhe dhe është kërkuar vendosja e tij në pranga, por gjykata ka refuzuar të firmosë urdhër-arrestin, me arsyetimin se nuk krijohet bindja e arsyeshme që të ketë pasur rol në ekzekutim
-
VIDEO
Korçë, po transportonte 15 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 56-vjeçari nga Durrësi
Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia e Devollit pasi gjatë një kontrolli në automjetin e tij ka rezultuar se ai po transportonte 15 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.
-
VIDEO
Ku është Basha dhe cili do jetë fati i tij pas 14 majit? Përgjigjet Alibeaj
I ftuar në “Real Story” në Report Tv, kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka i ka dhënë përgjigje pyetjes së ku ndodhet Lulzim Basha tani dhe se cili do të jetë fati i tij, pas 14 majit.
“Një kryetar i dorëhequr është më e ndershme që të mbajë një pozicion pak i tërhequr. Udhës do të ishte që të futeshim në një proces zgjedhor vjet, po nga njëra anë ishte agresioni i Sali Berishës me struktura paralele, sa e dobishme ishte që dhe ne të bënim zgjedhje, do e pësonin demokratët, prandaj e shtymë këtë proces. Pas 14 maji, do ketë zgjedhje. Në një parti politike të djathtë që i jep hapësirë kujtdo ku dhe përgjegjësia dhe privilegji duhet vlerësohen”, tha Alibeaj.
-
VIDEO
Alibeaj: Rama përmend vetëm Berishën dhe Metën e jo opozitën e vërtetë, se e di që përballë tyre e ka të sigurt fitoren
Enkelejd Alibeaj në studion e Report Tv ka treguar arsyen se përse në këto zgjedhje të 14 majit, në diskursin politik të Edi Ramës është vetëm Sali Berisha dhe Ilir Meta e jo opozita e vërtetë. Ai ka thënë se Rama është i vetëdijshëm që përballë tyre e ka të sigurt fitoren.
-
VIDEO
Rama: Cila PD? Alibeaj, fatkeqësi më vete, ka vulën, por jo të ndenjura! Merrem me Berishën dhe Metën, se ata janë kërcënim për vendin
Kryeministri Edi Rama tha se nuk e njeh Partinë Demokratike të Enkeled Alibeaj. Ai tha se kjo PD nuk është ndarë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.
“Pse kush është tjetër në këtë fushatë? Cila PD? E ke seriozisht? Dhe nuk është çështje faktorizimi, unë merrem në parim, jo me ata personalisht, merren me ata se ata janë problem dhe turp për Shqipëri, jo Alibeaj me ata të tjerët, janë fatkeqësi më vete se kanë vulën, por jo të ndenjurat dhe duke mos pasur të ndenjurat, nuk i rrinë dot betejës. Flasin ati ata, janë ndarë nga dyshja, por jo nga ajo që përfaqëson, nuk kanë si ndahen, sepse janë të rrahur që të vegjë dhe janë jeniçerë që nuk ngrihen dot në lartësinë e të marrit të sulltanati të Likes. Këta të 2 duhet të marrin ndihmën e shtëpisë që të mos dalin më në kërkim të një vota”, tha Rama.
-
VIDEO
Gjiknuri me Llatjan takime në lagjen ‘5 Maji’: Në 14 maj ‘çimentojmë’ marrëdhënien bashki-qeveri për zhvillimin e Elbasanit
“Më 14 Maj çimentojmë marrëdhënien bashki – qeveri për t’i thënë pro zhvillimit të Elbasanit, rritjes së pagave dhe pensioneve”. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri gjatë një bashkëbisedimi me banorë të lagjes “5 Maji” në Elbasan.
-
VIDEO
Rama: Bashkia e Shkodrës po na bllokon ndërtimin e ujësjellësve dhe rrugën Shëngjin-Velipojë! Kjo do ndodhë nëse në 14 maj fiton opozita
Në “Real Story”, kryeministri Edi Rama ka sqaruar deklaratën e tij se “nëse do të fitojnë kryebashkiakë të djathtë, nuk do bashkëpunojë”. Ai mori si shembull Shkodrën, ku tha se vetë Bashkia i ka bllokuar disa projekte të rëndësishme. Për rrjedhojë, ai thotë se bashkëpunimi ndërpritet vetvetiu.
-
VIDEO
Rama: Berisha kishte dhënë 11 leje për hidrocentrale në Valbonë! Nëse nuk do i kishim ndaluar 9 prej tyre, zona do ishte asgjësuar
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët në Kukës, ka akuzuar kreun e Rithemelimit Sali Berisha se kishte dhënë 11 leje për ndërtimin e hidrocentraleve në Valbonë të Tropojës, duke rrezikuar asgjësimin e kësaj zone.
-
VIDEO
VIDEOLAJM/ Rama kërcen vallen e Kukësit pas përmbylljes së takimit me qytetarët
Në mbyllje të takimit me qytetarët në Kukës, kryeministri Edi Rama ka kërcyer vallen tradicionale të kësaj zone. Duke u mbledhur me të gjithë të pranishmit, Rama ashtu si ditën e djeshme në Dibër, përdore me qytetarët ka kërcyer vallen tradicionale të Kukësit.
-
VIDEO
Rama në Kukës: Ata tropojanët që duan të votojnë bacën e tyre, nuk do e gjejnë në fletën e votimit, do hedhin votën për Like Floririn
Gjatë takimit me qytetarët në Kukës, Rama ka folur edhe për zhvillimin e Tropojës që është bashki e këtij qarku. Ai tha se gjatë gjithë qeverisjes së demokratëve në Tropojë nuk pati asnjë zhvillim ndërsa tashmë ndryshimi është i dukshëm,
-
VIDEO
Veliaj: Rikthejmë Bienalen e Tiranës
Kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë një takimi me artistë të mirënjohur të Tiranës, dha lajmin për rikthimin e Bienales së Tiranës. Ai u shpreh se vendimi për rikthimin e këtij eventi të rëndësishëm është marrë dhe është lajm i mirë për të gjithë artistët.
“Pasi u informuam për kohën kur Edi [Rama] organizonte me shumë pasion Bienalen e Tiranës, kemi marrë një vendim që, tani që kemi mbaruar historinë e pandemisë, të tërmetit dhe inflacionit të luftës dhe gjerat janë kthyer në realitet, të rikthejmë Bienalen e Tiranës, çka besoj është një lajm i mirë për të gjithë artistët”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë shtoi edhe dy fjalë për akuzat që kundërshtarët politikë kanë bërë ndaj artistëve, të cilët po mbështesin transformimin e Tiranës në këto vite.
-
VIDEO
Kush kryen krime ndaj fëmijëve s'do të ketë të drejtë të kërkojë gjykim të shkurtuar! Qeveria propozon ndryshimin në Kodin e Procedurës Penale
Qeveria ka propozuar projektligjin për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë. Në projektligjin e miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave parashikohet që personat të cilët kanë kryer krime ndaj të miturve të mos kenë të drejtë për të kërkuar gjykim të shkurtuar.