Gjiknuri dhe Llatja takime në lagjen ‘Aqif Pasha’: Votoni për kandidatin dhe këshilltarët socialistë, zhvillimi i Elbasanit të mos jetë peng i votave

5 Maj 2023, 20:11

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri deklaroi se Elbasani më 14 maj do të shkëputet përfundimisht nga e shkuara për të ecur përpara. Gjatë një bashkëbisedimi me banorë të lagjes ”Aqif Pasha”, Gjiknuri u shpreh se qytetarët e Elbasanit do të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur.

“Në 14 maj kemi një mundësi të ndahemi njëherë e mirë nga e shkuara, ti çojmë në koshin e historisë ata që mbarë bota thotë se i përket të shkuarës; të çimentojmë lidhjen qeveri dhe bashki të Partisë Socialiste. Na gjykoni si ekip me qëllim që edhe të kërkojmë llogari më shumë. Duan të na kthejnë mbrapa, por ne s’kemi kohë për të humbur prandaj në 14 maj t’i themi pro të ardhmes, pro zhvillimit, pro Gledit dhe pro Partisë Socialiste”, tha ai.