-
VIDEO
27-vjeçari u arrestua për vjedhjen e një tapeti në Tiranë dhe përfundoi në koma, burime nga QSUT: Përdorues i heroinës, ishte përdorur metadon
Jani Rustemaj, 27 vjeçari i arrestuar për vjedhje, ndodhet ende në reanimacionin e QSUT-së. Nëna, e cila ka bërë kallëzim për të zbuluar se çfarë e çoi djalin në këtë gjendje, vijon të lutet që ai të zgjohet, por mjekët për Report Tv thonë se i riu mund të ketë kaluar në koma nga mbidoza e metadonit, që i është dhënë për ta qetësuar nga varësia e heroinës.
-
VIDEO
Kundër aktivitetit të guroreve në fshat, banorët e Borizanës në protestë: Na dëmtojnë banesat
Dhjetëra banorë të fshatit Borizanë janë ngritur këtë të mërkurë në protestë dhe kanë bllokuar rrugën e disa guroreve që ushtrojnë aktivitetin në këtë fshat. Prej vitesh, banorët pretendojnë se ky aktivitet u ka shkaktuar dëme në banesat e tyre. Ata janë ankuar nëpër institucione por askush nuk u ka dhënë zgjidhje.
-
VIDEO
Plehrave në Memaliaj i vihet zjarri, ndotje alarmante! Banorët: U helmuam! Bashkia: Policia të gjejë autorët
Pranë shtratit të lumit Vjosa, shpallur së fundmi Park Kombëtar depozitohen çdo ditë 5 ton mbetje urbane të qytetit të Memaliaj dhe fshatrave perreth.
-
VIDEO
Vrau pronarin e shtëpisë në Shkodër për qiranë, në pranga pas 21 orësh arrati autori 34-vjeçar! U strehua në banesën e një gruaje dhe e kërcënoi
Autori i vrasjes së Petrit Vuksanit, Lekë Vuksani është vënë në pranga nga policia e Shkodrës. Pas 21 orësh kërkime, 34-vjeçari u arrestua në bashkëpunim me forcat RENEA i fshehur në një banesë.
-
VIDEO
Vdekja e Joy Ayoko, dërgohet në Kenia letërporosia! S'përjashtohet asnjë pistë hetimi: Vrasje, aksident apo shtyrje drejt vetëvrasjes! Të pyeturit heshtën
Ministria e Drejtësisë konfirmon dërgimin e letërporosisë në Kenia lidhur me vdekjen misterioze të Joy Ayokos, ndërsa po pritet përcaktimi përfundimtar i shkaqeve të vdekjes.
-
VIDEO
Mbushur me plehra, ja pamja që iu ofron turistëve në Theth Bardh Spahia
Edhe pse Thethi është një nga zonat turistike të Shkodrës që vizitohet nga qindra mijëra turistë vendas dhe të huaj, duket se bashkia këtë vit do t’u ofrojë vizitorëve një panoramë krejt ndryshe nga sa presin.
-
VIDEO
Nuk deklaruan mbi 5.7 mln euro, Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim 15 'call center', 9 italianë dhe 4 shqiptarë
9 italianë dhe 4 shqiptarë, administratorë të 15 shoqërive tregtare call center janë dërguar për gjykim pasi nuk deklaruan 5.7 milionë euro. Ata kanë qarkulluar vlera monetare të cilat nuk janë raportuar si e ardhur në organet tatimore duke shmangur kështu dhe përllogaritjen dhe pagimin e detyrimeve tatimore.
-
VIDEO
‘Banda’ e britanikëve të Haxhisë u miqësua me Nikulajn! Viktima u pagoi drekën, britanikët luajtën me fëmijët e tij
Britanikët e kamufluar si turistë në hotelin e Ardian Nikulajt, i cili u ekzekutua nga portugezi i grupit me të huaj të Edmond Haxhisë, kanë përdorur të gjitha kartat për të pasur kontakt të drejtpërdrejt me të. Biznesmeni u ka paguar drekat, ndërsa në shumë momente, britanikët janë filmuar teksa luajnë me fëmijët e Nikulajt.
-
VIDEO
Vrasja e Nikulajt, eksperti në Report Tv: Duhet bindur gjykata për ekstradimin e britanikëve! Përpos gjakmarrjes, mund të jenë prishur interesa
“Krimi po evoluon, policia të ndërroj metodologjinë.” Kjo ka qenë “porosia” e ekspertit të sigurisë, Fatjon Softa. I ftuar në Sot Live në Shqipëri me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu së bashku me gazetarin e kronikës Sokol Dema dhe avokatin Arbër Hoxhaj, ata folën për ekzekutimin e Ardian Nikulajt dhe vrasjeve të tjera në vendin tonë të cilat janë bërë edhe më të shpeshta
-
VIDEO
Harta e re gjyqësore, Kasmi për Report Tv: E parakohshme dhe e panevojshme! Apelit do t’i duhet 6 vite që të shqyrtojë dosjet
Ish zëvendës ministrja e Drejtësisë, Brikena Kasmi thotë se krijimi i hartës së re gjyqësore, me shkrirjen e gjykatave të Apelit në rrethe dhe përqendrimin te një e vetme në Tiranë, ishte diçka e panevojshme dhe e parakohshme. Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ Kasmi u shpreh se për sa kohë që numri i proceseve gjyqësore na tregon se ka mangësi për gjyqtarë, kjo hartë ishte e panevojshme
-
VIDEO
Dhunuan gjyshen e nipin në Llakatund e i dogjën shtëpinë, arrest në burg për 2 kosovarët! Në kërkim ish dhëndri
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Gëzim Bacajn dhe Durim Kelmendin, shtetas nga Kosova pasi morën pjesë në ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Llakatund. Ata së bashku me Haki Bajramin, i cili është në kërkim, dhunuan gjyshen dhe nipin e më pas i dogjën shtëpinë.
-
VIDEO
I veshur me fanellën kuqezi, aktori amerikan Danny Glover viziton Akademinë e Arteve! Shoqërohet nga artisti Kastriot Çaushi
Pas vizitës së tij në Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë dje, aktori dhe producenti i njohur amerikan, Danny Glover ka qenë sot në Akademinë e Arteve në Tiranë.
I shoqëruar nga aktori i njohur Kastriot Çaushi, i cili është dhe rektor i Akademisë së Arteve në Tiranë, Glover ka parë ambientet e universitetit dhe ka biseduar me aktorë dhe pedagogë.