-
VIDEO
Miratohet programi për nxitjen e punësimit tek të rinjtë! Kurs profesional falas për moshat 15-29 vjeç, më pas integrohen në punë
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj njoftoi se ditën e sotme Këshilli i Ministrave miratoi projektvendimin për programet e nxitjes së punësimit që lidhen me skemën e garancisë rinore. Ibrahimaj tha se ky program do t’i kushtohet të gjithë të rinjve nga mosha 15-29 vjeç, të cilët kanë të paktën 4 muaj pa një punë apo një program arsimimi.
-
VIDEO
'14 maji'/ Sharka prezanton projektin e tij në Lushnje: Do kthejmë në muze barakat ku të persekutuarit përjetuan vuajtje nga regjimi komunist
Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për bashkinë e Lushnjes, Eduart Sharka ka zhvilluar takimin e radhës me banorët e lagjes Saver. Sharka i ka premtuar shtresës të së persekutuarve se disa prej barakave ku kanë jetuar vite me radhë të internuarit nga regjimi komunist, do të kthehen në muze për të ruajtur kujtesën dhe kalvarin e vuajtjeve.
-
VIDEO
U shpall në kërkim pasi ushtroi dhunë ndaj motrës, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan
Një 35-vjeçari i shpallur në kërkim për dhunë në familje është vënë në pranga nga policia e Elbasanit ditën e sotme.
35-vjeçari kishte ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, duke thyer kështu urdhërin e mbrojtjes që ishte lëshuar ndaj saj.
-
VIDEO
Posteri i Këlliçit me gishtin e mesit, qytetarët të irrituar: Ç’ kandidat është ai? Mjerë populli! Humb shumë pikë
Qytetarët kanë dalë kundër posterit të kandidati për kryetar Bashkie të Tiranës, Belind Këlliçi ku u shfaqet duke nxjerrë gishtin e mesit.
-
VIDEO
Tiranë/ Arrestohet 25-vjeçari që ngacmoi seksualisht 2 vajza, njërën në ashensorin e pallatit, tjetrën në parkingun e një qendre tregtare
Një 25-vjeçar i identifikuar si Xhejson Bregu, është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ngacmoi seksualisht 2 vajza.
Ai ka ngacmuar seksualisht 15-vjeçaren, në ashensorin e pallatit, si dhe një shtetase të huaj, në parkingun e një qendre tregtare.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore, ministri Çuçi: Kujt i ka skaduar karta e identitetit do të lejohet të votojë më 14 maj
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka bërë me dije se në zgjedhjet e 14 majit do të votojnë të gjithë votuesit, ndonëse u ka skaduar karta e identitetit.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 27 Prill 2023
Titujt e gazetave për sot, nga Rama kërcënon shqiptarët se nuk ka fonde nëse votojnë opozitën te gishtat e mesit që Belos iu kthyen mbrapsht e deri tek fytyra e vrasësit.
-
VIDEO
Sondazhi i 4 i Insitutit Piepoli, PS fiton bindshëm në Korçë, Vlorë, Himarë, kryeson edhe në Dibër
Në Korçë, Dibër, Vlorë e Himarë socialistët arrijnë të mbajnë bashkitë edhe për një tjetër mandat. Sipas sondazhit të radhës së Piepolit, i fokusuar në këto 4 bashki, PS ruan epërsinë edhe si forcë e parë për këshillat bashkiakë. Mirëpo, sipas anketimeve, shumica e qytetarëve janë të pakënaqur nga puna e kryebashkiakut të Dibrës Rrahim Spahiu e Dritan Lelit të Vlorës.
-
VIDEO
Report TV zbërthen dinamikën e vrasjes së Nikulajt! ‘Spiuni’ anglez në hotelin e biznesmenit 8 ditë para krimit! Ekzekutori portugez hyn në lokal pas informatave
Pasi kishte marrë porosinë dhe paratë nga Edmond Haxhia, shtetasi anglez Steven Hunt që shërbeu si informator, shkoi i qetë në hotel Coral në pronësi të Adrian Nikulajt, për të mbikëqyrur çdo lëvizje të tij e për të informuar më vonë ekzekutorin portugez Ruben Saravia të cilin po e shihni në këtë foto ekskluzive të siguruara nga Report Tv.
-
VIDEO
Prej 11 prillit vëzhgonte Nikulajn dhe informonte vrasësin portugez, momenti kur anglezi hyn në hotelin e biznesmenit! Gjen recepsionistin në gjumë (FOTO)
Report TV ka siguruar videon e momentit kur shtetasi anglez, Steven Hunt ka mbërritur në hotelin e Ardian Nikulajt në datën 11 prill ku ka gjetur duke fjetur recepsionistin e hotelit.
-
VIDEO
Ekzekutoi me 7 plumba Ardian Nikulajn, para se të kryente krimin vrasësi portugez duket sikur ngatërron rrugën jashtë hotelit të biznesmenit
Ruben Saravia, portugezi që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj shfaqet në pamjet e siguruara nga Report TV disa momente para krimit të rëndë. Siç shihet edhe në video, Saravia në ambientet e jashtme të hotelit të Nikulajt është kthyer mbrapsht nga rruga që po ndiqte para se të hynte në lokalin ku ekzekutoi me 7 plumba 51 vjeçarin.
-
VIDEO
Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, Rrumbullaku: Ekzekutori, portugez! 6 shtetas të huaj të përfshirë, mes tyre një shqiptaro-britanik
Drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bën me dije se janë shpallur në kërkim 6 persona për vrasjen e Ardian Nikulajt. Ai u shpreh i sigurt se ekzekutori i Nikulajt ka qenë një portugez i cili ka bashkëpunuar me 5 shtetas të tjerë të huaj. Mes tyre është edhe një shtetas shqiptaro-britanik dhe një grua.