-
VIDEO
Aishe Haklaj pas 12 orësh dëshmi: Kemi ende besim te SPAK dhe GJKKO! S'kam dijeni për dhunimin e varreve
Pas më shumë se 12 orësh në SPAK, motra e Haklajve, Aisha Haklaj tha se familja e saj ka ende besim në SPAK.
“Me gjithë respektin e madh për mediat që keni kryer detyrën tuaj dhe keni qenë pushteti i vetëm të cilët kemi mundur t’i drejtohemi deri tani. Besimi ynë është ende në SPAK dhe GJKKO. Nuk mund të them më shumë sepse edhe sekretet edhe gjithçka duhet të ruhet. Ne kemi këtu njeriun e besuar të familjes, avokatin Idajet Beqiri që ndoshta do t’ju japë më shumë”, tha Aisha.
-
VIDEO
Dosja e Tropojës/ Haklaj: Ka prapavijë politike! Në vitin 2000, Meta trazoi tropojanët, trupat e tij dhunuan vajzën time 4 vjeçare
Ish deputeti i PD-së, Azgan Haklaj i ftuar në Report Tv foli për thirrjen e Aishe Haklajt në SPAK ku po pyetet mbi denoncimin që ka bërë në SPAK në korrik të 2021, ku akuzon ish kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Në emisionin 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj, Haklaj tha se vrajset e ndodhura në Tropojë kanë prapavijë politike. Ai fajësoi edhe kryetarin e PL-së, Ilir Metën duke thënë se ky i fundit në shtator të vitit 2000 kur ishte kryeministër ka përgjakur Tropojën.
-
VIDEO
Mori peng avokaten dhe e kërcënoi me armë sportive në zyrë, nis hetimi për 74 vjeçarin në Korçë! Dvorani: Shkak procesi i zgjatur gjyqësor
Një 74 vjeçar është vënë nën hetim nga policia e Korçës nën akuzën se ka mbajtur peng dhe ka kërcënuar me armë sportive avokaten, Entela Dvorani brenda zyrës së kësaj të fundit.
-
VIDEO
Bënin blerje fiktive floriri dhe transferonin paratë nga Italia drejt Shqipërisë, arrestohet Kreshnik Kurti! Në kërkim e motra dhe 2 italianë
Kreshnik Kurti është arrestuar nga policia pasi në bashkëpunim me motrën e tij dhe 2 italianë, të cilët janë në kërkim, bënin blerje fiktive të floririt dhe transferonin paratë e krimit nga Italia drejt Shqipërisë. Për të katërt, Prokuroria e Tiranës kërkon masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
-
VIDEO
Posterat joetike në Tiranë, komisioneri kundër diskriminimit në Report Tv: Patëm shqetësime nga qytetarët, rrezik për fëmijët
Shpesh gjuha e përdorur në politikë është shqetësuese, por kjo gjë mesa duket nuk e “shpëtoi” as fushatën. Komisioneri kundër diskriminimit, Robert Gajda u shpreh se një element shqetësues në këtë fushatë, të paktën deri tani kanë qenë posterat e vendosura në Tiranë
-
VIDEO
Vrasja e Ardjan Nikulajt/ Pistoleta ‘TT’ është hedhur në lumë, zhytësit e RENEAS prej dy ditësh në kërkim
Report Tv mëson se arma e krimit tip “TT” e përdorur në vrasjen e Ardian Nikulajt, është hedhur në lumin Drin.
Kërkimet për gjetjen e armës, kanë nisur që prej ditës së djeshme nga zhytësit e RENEA-s, por deri më tani nuk ka rezultat. Kërkimet vazhdojnë dhe ditën e sotme.
-
VIDEO
Report Tv sjell pamje nga kulla e Edmond Haxhisë ku ishte strehuar portugezi vrasës! Banorët: Ai lëvizte me të njëjtin motor që kreu krimin
Shtetasi portugez Ruben Saraiva (ekzekutori i Ardian Nikulaj) prej dy muajsh kishte ardhur në fshatin Kakarriq të Lezhës dhe lëvizte i lirë. Në fillim u raportua se jetonte me qira në këtë fshat, por banorët thanë se në këtë fshat nuk ka banesa me qira. Shtetasi portugez ka jetuar në banesën e Edmond Haxhisë, por herë pas here shkonte dhe në Shkodër. Pasi kishte kaluar pak kohë, kishte nisur të mësonte në gjuhën shqipe dhe përshëndeste në shqip. Lëvizte me veturë dhe motor, pikërisht me motorin që përdori për të kryer krimin.
-
VIDEO
Vrasja e Nikulajt, eksperti i sigurisë: Banda e huaj tregon fuqinë financiare të krimit! Atentati mund të ketë kushtuar deri në 500 mijë euro
Zbardhja e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin është një punë shumë e mirë e policisë. Kështu deklaron eksperti i sigurisë Artan Rexhepi në Report Tv, i cili nënvizoi se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal. Sipas Rexhepit përdorimi i bandës së huaj tregon edhe fuqinë financiare që ka krimi.
-
VIDEO
Paditi Berishën se ka tentuar të shfarosë familjen Haklaj, motra e madhe Aishe Haklaj thirret në SPAK për të dëshmuar
TIRANË- Aishe Haklaj, motra e madhe e familjes Haklaj ka ardhur nga Suedia dhe është paraqitur në SPAK, ku po merret në pyetje nga prokurorët e Posaçëm. Report Tv mëson se ajo po pyetet lidhur me denoncimin që ka bërë në SPAK në korrik të 2021, ku akuzon ish kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj.
-
VIDEO
Zhdukja e Sulovarit dhe Thodhorit në Sarandë, arrestohet një person, dyshohet se ka dijeni për autorët! Dyshohet se iu dha shtëpinë me qira
Një 28-vjeçar i identifikuar si Sofokli Baxheri, është arrestuar nga policia e Sarandës pasi dyshohet se ka dijeni për emrat që fshihen pas zhdukjes së 46 vjeçarëve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Vrasja e Nikulajt, anglezi s’u regjistrua me emër në hotel, u identifikua nga tërheqja e parave në bankë! Pistoleta 'TT' e hedhur në Drin, RENEA 2 ditë kërkime (VIDEO)
Harry Simpson njëri prej shtetasve Anglez që tashmë është shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, ishte personi i parë që u dyshua të kishte lidhje me këtë krim. Ky person ka hyre në Shqipëri me 5 ditë para ngjarjes me 14-prill dhe ka qëndruar në zonën turistike të Shëngjinit duke mbajtur nën vëzhgim viktimën
-
VIDEO
Aishe Haklaj sot në SPAK, çfarë deklaroi motra e madhe në një intervistë ekskluzive për Report Tv në korrik 2021
Në 1 korrik 2021, Aishe Haklaj mbërriti në Shqipëri për të bërë padinë në SPAK kundër Sali Berishës, e ndërsa aso kohe në një intervistë ekskluzive të dhënë në Report Tv me gazetarin Denis Minga dha detaje për padinë e saj.