-
VIDEO
Moti i keq në Vlorë, kapiteneria: Të evitohet lundrimi jashtë Gjirit të Vlorës
Për shkak të motit të keq në Vlorë, kërkohet që mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit të kenë kujdes për Gjirit të Vlorës.
Nga kapitaneria konfirmohet se nuk ka pezullim për lundrim brenda gjirit të Vlorë, por situata paraqitet problematike jashtë gjirit të Vlorës, për mjetet e vogla dhe anijeve të peshkimit u është kërkuar kujdes dhe që të evitohet lundrimi jashtë Gjirit të Vlorës.
-
VIDEO
SPAK s'tërhiqet nga kërkesa për të dënuar komisioneren e vettingut, dërgon në Gjykatën e Lartë Etleda Çiften
SPAK nuk tërhiqet nga kërkesa për të dënuar komisioneren e vetingut Etleda Ciftja për akuzat e “falsifikimit” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”. Çiftja ka fituar pafajësinë në GJKKO dhe në Apelin e Posaçëm, por Spak ka kërkuar rekurs të vendimit të Apelit në Gjykatën e Lartë
-
VIDEO
Përnaska: Mbështetje për gratë dhe vajzat, 0 taksa për 3 vitet e para të punës
Kandidatja për Bashkinë e Tiranës Lajla Pernaska zhvilloi në Kalanë e Tiranës një takim me gratë dhe vajzat, ku shpalosi disa nga pikat e programit të saj për to.
- Prioritet i parë është fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave, nëpërmjet lehtësimit të hapjes dhe zhvillimit të sipërmarrjeve të tyre, duke bërë taksat bashkiake 0 për 3 vitet e para të punës.
- Me kërkesë të vetë Zonjave, Bashkia do ofrojë shërbim falas me zyrë asistence ligjore dhe ekonomike për aktivitetin e tyre të sipërmarrjes. - Mbështetja e formimit profesional & zgjerimi i skemës së granteve për sipërmarrje nga gra kryefamiljare. Mbështetja me grante e sipërmarrjeve të grave në zonat rurale. - Hapja e një tregu falas për aktivitetin e grave artizane, ku mund të shesin prodhimet e tyre. - Lehtësimi i procedurave për strehimin e grave në nevojë dhe rritja e buxhetit për këtë kategori, (jo fonde për inceneratorët).
“Koncepti i qeverisjes së Bashkisë së Tiranës, është parashikuar që të mbështeten direkt me grante sipërmarrëset vajza. Në një pikë tjetër është mbështetja e grave dhe vajzave në nevojë”- tha Laja Përnaska.
-
VIDEO
Kodi i ri Rrugor/ Nis zbatimi i rregullave të reja për përgjysmimin e gjobës së makinave dhe zgjatja e vlefshmërisë së patentave
Në zyrat e shërbimit postar tashmë prej ditës së sotme ka nisur zbatimi i rregullave të reja për përgjysmimin e masës së gjobës së makinave nëse paguhet brenda afatit 15 ditor.
-
VIDEO
Serë me drogë në mes të pyllit në Krujë, sekuestrohen 782 kubikë kanabis
Një serë me kanabis është zbuluar në Fushë-Krujë.
'Vijon operacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”. Goditet që në fazë fillestare, një tjetër rast i tentativës për të kultivuar bimë narkotike.
omisariatit i Policisë Krujë, Stacioni i Policisë Fushë Krujë, Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës dhe FNSH Tiranë, kontrolle intensive në kuadër të këtij operacioni, në zona të pyllëzuara të qarkut, për parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Gjenden dhe sekuestrohen 782 kubikë, të mbushur me dhé dhe fara të dyshuara narkotike kanabisi, në proces mbirjeje.
Si rezultat i kontrolleve në zbatim të planit operacional të koduar “Territor i pastër”, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave që në fazë fillestare, të kultivimit të bimëve narkotike, është konstatuar dhe goditur një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.
Skuadrat policore të ngritura në kuadër të operacionit “Territor i pastër”, konstatuan në një territor të fshatit Mafsheq, Krujë, një serë të improvizuar, brenda së cilës u gjetën 782 kubikë, të mbushur me dhé dhe fara të dyshuara narkotike kanabisi, në proces mbirjeje. Kubikët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Komisariati i Policisë Krujë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.
Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e rrethit, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".'- njofton policia.
-
VIDEO
Zhdukja e Sulovarit dhe Thodhorit në Sarandë, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave! RENEA dhe policia zbulojnë detaje të reja nga mjetet e sekuestruara
Një automjet i blinduar tip Jeep Cherokee me targa greke BOO - 9195 është mes automjeteve që policia e Sarandës ka sekuestruar gjatë kontrolleve për mbledhjen e provave lidhur me zhdukjen e mistershme të 46-vjecarëve Leonard Thodhori e Fatmir Sulovari. Fuoristrada e zezë dhe me xhama të zinj është zbuluar në një plantacion mandarinash në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol
-
VIDEO
Kandidati i PS-së për Vlorë takime me banorët e fshatit Panaja: Do punojmë të kemi turizëm 12 mujor
Kandidati i Partisë Socialiste për Kryebashkiak në Vlorë zhvilloi një takim me banorët e fshatit Panaja duke prezantuar programin e tij për zhvillimin e Vlorës gjatë mandatit të tij në drejtimin e bashkisë.
Në takim Dredha theksoi rëndësinë e turizmit, i cili është një komponent kyç i ekonomisë së Vlorës. Ai theksoi planet e tij për të krijuar hapësira të dedikuara në hotele dhe restorante për të promovuar produktet vendase.
-
VIDEO
Posteri me gishtin e mesit nga Këlliçi, Rama: S’më bën përshtypje, kukulla e zorrës qorre! E pa votueshme të përfaqësohesh nga kalbësira politike
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes së gazetarit të Report Tv, Ermal Qori lidhur me posterin jo etik të kandidatit të çiftit Berisha-Meta, Belind Këlliçi. Rama u shpreh se asgjë nuk i bën përshtypje posteri e madje as dëftesa e munguar e një kandidati opozite.
-
VIDEO
Rama shpjegon posterin me Metën e Berishën: Tregojmë të ardhmen dhe të shkuarën! Asnjë derë e aleatëve që hapet për ta, të ndëshkohen nga shqiptarët
Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar posterin me Ilir Metën dhe Sali Berishën duke thënë se ata janë e shkuara ndërsa PS e ardhmja. Teksa komentonte, u shpreh se BE mund të mos ketë normë të shpalljes non grata si SHBA, por me bindje shprehet se asnjë derë e aleatëve nuk hapet për ta.
-
VIDEO
Kandidati i PS-së për Himarën, Jorgo Goro në Piqeras: Plane për investime në infrastrukturë dhe në turizmëm! Gati ujësjellësi i ri
Piqeras, aty ku pritja e banoreve, mbush me besim se ne 14 maj zgjedhja është tashmë Jorgo Goro. Me praninë edhe te drejtuesit politik Blendi Klosi dhe deputetin Vullnet Sinaj, Goro ka marre vlerësimet dhe mbështetjen e banoreve te fshatit Piqeras. Investimet ne këtë zone, janë kryer dhe pa premtime elektorale ,siç është rruga Kuc-qeparo, tuneli i LLogarasë, apo edhe tuneli e rruga e Delvinës qe shkurton dhe afron me shume turistet me bashkinë e Himarës, e cila tashme është bere me tre hyrje te reja infrastruktorore—ka theksuar drejtuesi politik Blendi Klosi--,investime këto qe kane rriture dhe me shume vlerën e pronës në ketë zone
-
VIDEO
Vidhte shuma parash në farmacitë e Tiranës, arrestohet 37-vjeçari! Momenti kur ja ‘zhvat’ punonjëses dhe ikën me vrap
Një 37-vjeçar është vënën në pranga pasi është autor i vjedhjes në disa farmaci. Bëhet fjalë për Egert Boçin,
-
VIDEO
Sonte në orën 21:00 në Report TV rikthehet sondazhi i Piepolit për 14 majin! Në fokus Vlora, Himara, Korça dhe Dibra
Instituti italian Piepoli që parashikoi saktë 4 zgjedhjet e fundit në Shqipëri rikthehet me sondazhin e radhës, me fokus 4 bashki të tjera. Cilat janë shqetësimet dhe prioritetet e qytetarëve në bashkinë e Vlorës, bashkinë e Himarës, Bashkinë e Korçës dhe në Bashkinë e Dibrës. Gara për kryetarin e Bashkisë dhe kush është sot kandidati më i preferuar i qytetarëve në Vlorë, Himarë , Korçë dhe Dibër? Rezultatet e sondazhit të katërt të institutit Piepoli të mërkurën ora 21 në emisionin Repolitix.