-
VIDEO
Report Tv në vendin ku pritet të ndërtohet Ura e re e Bunës që lidh Shqipërinë me Malin e Zi
Punimet për urën e Bunës, që lidh Shqipërinë me Malin e Zi do të nisin në verë, ndërsa Report Tv udhëtoi drejt fshatit Pulaj aty ku pritet të ngrihet kantieri
-
VIDEO
Nuk morën azil, për 5 muaj, kthehen në atdhe 1000 shqiptarë nga Britania e Madhe! Shtohet numri i kthimeve vullnetare
Nga 13 dhjetori deri në javën e parë të prillit, janë kthyer në atdhe 1000 shtetas shqiptarë. Bëhet fjalë për shqiptarë që kanë dështuar për të marrë një azil në Britani të Madhe, por edhe kthime vullnetare në Shqipëri.
-
VIDEO
Degradon rruga Fier-Ballsh, ura e rrezikshme pa barriera
Një ndër rrugët më problematike në vend është ajo që lidh Fierin me Patosin dhe Ballshin. Në gjithë gjatësinë e saj barrierat e dëmtuara nga aksidentet nuk janë riparuar nga ARRSH-ja. Banorët thanë se është urgjente ndërhyrja tek Ura e Patosit, pasi makinat rrezikojnë të bien në kanal, për shkak se nuk ka mbrojtëse anësore
-
VIDEO
Do pastronin 18.4 mln euro të 'Cosa Nostra'-s në Shqipëri, GJKKO dënon me 21 vite burg në total kunatin dhe shoferin e Rezart Taçit
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 22 vite burg në total Bledar Lilon dhe Artur Ballën, shoferin dhe kunatin e biznesmenit Rezart Taçi. Lilo u dënua me 10 vite burg ndërsa Balla me 11 vite. Dy të dënuarit përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar. Ata akuzohen se kishin në plan pastrimin e 18.4 milionë eurove në Shqipëri.
-
VIDEO
Vrasja e Stiven Toshkesit, shpallet në kërkim 18-vjeçari, Arbër Murataj! I biri i Admir Muratajt, u vra në grabitjen e Rinasit
Një 18-vjeçar është shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e Stiven Toshkesit. Arbër Murataj është shpallur në kërkim nga Policia, për t’u pyetur nëse ka ose ja dijeni për ngjarjen. Arbër Murataj, është djali i Admir Muratajt, grabitësit që mbeti i vrarë në vjedhjen e Rinasit në vitin 2019.
-
VIDEO
Dogjën dje një makinë në Korçë në pranga dy autorët
Gentjan Çipi dhe Romeo Basholli kanë rënë në prangat e policisë së Korçës pasi dogjën dje një makinë. Fillimisht ngjarja u raportua si shkëndijë elektrike por burime për Report Tv bëjnë me dije se mjeti është në pronësi të vëllai të vajzës së Mario Hajdinit, e cila ka pasur konflikte me një prej autorëve, Gentjan Çipi.
-
VIDEO
Po transportonte emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 41-vjeçari nga Kosova
Një 41-vjeçari nga Kosova është arrestuar sot nga policia Sarandë pasi u kap teksa transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, me qëllim kalimin e kufirit.
-
VIDEO
Këlliçi pa diplomë, Rama ironizon nga Patosi: S’habitem unë, atij i ka thënë zorra qorre dil aty! Se kanë nxjerrë të bëj detyrën
“S’kishte dokumentet e shkollës së mesme ai kandidati i Tiranës, e patë? Unë nuk habitem se si ka ai. Unë habitem me ata që habiten, se atë nuk e kanë marrë për të bërë detyrën, e ka marrë zorra qorre i ka thënë dil aty. E morën edhe njëherë rrugës ashtu si e morën Tiranën dhe e futën në frigorifer Tiranën dhe e mbushën me plehra. Pse duhet t’ua besojmë atyre? Ata nuk dijnë, nuk dinë!”- tha Rama.
-
VIDEO
Meta: Kandidatët tanë s’kanë rivalë! U del përpara veç gogoli që herë kërcen e herë shpik postera prej panikut
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka kursyer komentet për kryeministrin Edi Rama nga Elbasani, ku thotë se kandidatët e koalicionit opozitar nuk kanë rivalë. Sipas tij, i vetmi që u del përpara është gogoli që kërcen dhe me këtë i referohet Ramës, i cili kërceu me banorët e Kamzës në kuadër të fushatës elektorale.
-
VIDEO
Treni i pasagjerëve të linjës Shkodër-Laç plagos një person pranë fshatit Zejmen në Lezhë
Treni i pasagjerëve të linjës Shkodër-Laç ka përplasur një person pranë fshatit Zejmen të Lezhës.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë. Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes.
-
VIDEO
Rama prezanton Qerim Ismailaj për Mallakastrën: E keni ‘shalqi me provë’! ‘Kalë’ më të fortë se PS për të çuar vendin para, nuk gjeni dot
Kryesocialisti Edi Rama teksa prezantoi kandidatin Qerim Ismailaj për Mallakastrën, tha se kandidatët e PS kanë një avanatazh të pakonkurrueshëm Një sipas Ramës që janë shalqi me provë, që nënkupton se e kanë treguar veten në drejtimin e bashkive. Ndërkohë, Rama tha se nuk ka ‘kalë më të fortë se PS për të çuar vendin para’.
-
VIDEO
Të rinjtë këshilltarë të PS, deklaratë para Institutit ‘Harry Fultz’: Qytetarët e Tiranës duan të dinë, a ka Këlliçi një diplomë gjimnazi apo jo?
Në një deklaratë para Institutit “Harry Fultz”, pas akuzave të fundit në media se kandidati i çiftit Berisha-Meta, Belind Këlliçi, nuk ka një diplomë të shkollës së mesme, këshilltarët socialistë deklaruan se Këlliçi iu detyrohet qytetarëve të Tiranës që t’i përgjigjet pyetjes: A ka një diplomë të shkollës së mesme nga “Harry Fultz”?