-
VIDEO
Nisma Thurje takim me banorët e Tiranës: Pensionistët i kanë dhënë shumë shoqërisë dhe s’u kemi dhënë as transport publik falas
Nisma Thurje organizoi një takim me banorët e Tiranës tek Pazari i Ri. Në këtë takim u prezantuan idetë e Nismës Thurje për në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Ata u ndalën edhe tek administrimi i tregjeve ushqimore, ku theksuan se prioritet duhet t’u jepet produkteve të fermerëve të zonës, gjë që do të ndihmojë edhe në konsumimin e ushqimeve organike nga banorët të Tiranës.
-
VIDEO
‘Vendoret’/ Sharka prezanton programin para banorëve: Programi ynë i bën nder Lushnjës
Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Bashkinë e Lushnjës Eduard Sharka ka prezantuar programin e tij përpara banorëve të lagjes ‘Skënder Libohova’.
Në këtë takim, Sharka shoqërohej nga deputeti i PD-së, Sajmir Korreshi.
Sipas Sharkës alternativa e tij s’ka të krahasuar dhe programi tij do të përmirësoje shërbimet për qytetarët.
“Dua t’i kthej bashkinë qytetarëve të Lushnjës, ajo bashki është bërë e largët për qytetarët. Jemi munduar që gjatë kësaj kohe të evidentojmë problemet që ka qyteti ynë. Kemi planifikuar dhe ofrojmë zgjidhje që janë brenda kompetencave që ka bashkia, asaj suazës ligjore që i lë ligji bashkisë dhe mendojmë se kemi gjetur zgjidhjet e duhura. Programi ynë është një alternativë që i bën nder Lushnjës për ta çuar në një stad evropian.”- tha Sharka.
-
VIDEO
Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 21-vjeçari në pikën kufitare të Hanit të Hotit
Një i ri nga Shkodra ka rënë në pranga pasi u kap në pikën kufitare të Hanit të Hotit, duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. Shoferi 21-vjeçar me 3 emigrantët pakistanezë në makinë, po tentonin të kalonin kufirin kur u kapën nga policia, në rrethrrotullimin e Hotit në Malësi të Madhe.
-
VIDEO
Operacioni i Ramës në QSUT, Lilaj: U stresuam pak kur mësuam se kishte appendisit! Kuçi: Po shmangia çdo kontakt se s’doja t’i jepja dorën
Dy mjekë anestezistë që ishin pjesë e operacionit për heqjen e appendisitit të kryeministrit Edi Rama kanë rrëfyer emocionet që kishin kur mësuan se para tyre ishte kreu i qeverisë. Prof. Krenar Lilaj thotë se u stresua pak ndërsa Prof. Ass. Saimir Kuçi u shpreh se po shmangte çdo kontakt pasi është supersticioz dhe nuk i jep dorën pacientëve.
-
VIDEO
Bejko thirrje demokratëve: Mos votoni Ilir Metën, është i majtë! Ja programi im për Bashkinë e Tiranës
I ftuar në Report Tv, kandidati i PD për Tiranën, Roland Bejko u bëri thirrje demokratëve që të mos votojnë Ilir Metën, pasi ai përfaqëson të majtën. Ai shtoi se Berisha e ka bërë gati testamentin politik, dhe do që t’ia lërë Metës partinë.
“Meta është ai që ka përfituar nga qeverisja e PD, na futi edhe imazhin e keq të korrupsionit. Shkoi bëri aleancë me Ramën, pastaj erdhi prapë te demokratët. Mos votoni partinë e Metës. Mos dëgjoni Berishën. Është duke nënshkruar testamentin politik, gjithçka do t’ia lëri metës. Nuk mund të votojë një i djathtë një të majtë”, vijoi Bejko.
-
VIDEO
Heqja e appendisitit, mjeku: Zgjodhët një kirurg që përfaqëson forcë tjetër politike! Rama: Më tha shefja e kabinetit që je profesionist i hajrit
Pjesë e stafit mjekësor për heqjen e appendisit të kryeministrit Edi Rama ishte edhe kirurgu Arben Beqiri. Në podcast-in ‘Flasim’ ku ishte i ftuar, Beqiri e vlerësoi kreun e qeverisë që zgjdodhi një kirurg që përfaqëson edhe një forcë tjetër politike. Me batutë, Rama iu përgjigj se nuk e zgjodhi ndërsa më pas tregoi se si shefja e kabinetit i kishte foliur me respekt të jashtëzakonshëm për kirurgun që e cilësonte si profesionist të hajrit.
-
VIDEO
Rama fton në podcast stafin mjekësor që i hoqën appendisitin, i bëjnë dhuratë çipin që tregon të gjithë operacionin
Këtë herë, në podcast-in ‘Flasim’ kryeministri Edi Rama ftoi stafin mjekësor të QSUT-së, që mori pjesë në operimin e tij për heqjen e appendisitit. Që në nnisje, shefi i Shërbimit të Kirurgjisë, Arben Gjata i bëri dhuratë një çip që është video e gjithë operacionit që është bërë.
-
VIDEO
Tiranë, trafik emigrantësh dhe kultivim kanabisi, 3 në pranga dhe 2 në kërkim
Tre persona kanë rënë në pranga në Tiranë për trafik emigrantësh të paligshëm në këmbim të parave dhe kultivim të lëndës narkotike kanabis, dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
-
VIDEO
Vajza e Ardian Nikulajt poston VIDEO-n prekëse të të atit: Fluturo lart engjëll i bukur
Gleida Nikulaj, vajza e biznesmenit-politikan në Lezhë, Ardian Nikulaj ka publikuar një video prekëse të të atit nga momenti kur ai ka festuar 50-vjetorin në festën madhështore.
-
VIDEO
Vrasja e Nikulajt, hartohen pyetjet për anglezin e dyshuar, letërporosi drejt Anglisë për të zbardhur rolin e tij! Verifikohet 'Land Rover', s'ka lidhje me ngjarjen
Dyshimi i krijuar për përfshirjen e mundshme të një shtetasi anglez në vrasjen e Ardian Nikulajt ne Shengnin ka berë që në drejtim të Britanisë së Madhe të adresohet një kërkesë me disa pyetje pËr shtetasin e huaj. Këto pyetje do t’i bëhen shtetasit anglez nga oficerët atje sapo kërkesa e nisur nga Ministria e Drejtësisë të përkthehet.
-
VIDEO
‘Skifterët’ binjakë shqiptarë janë rikthyer në aksion, në alarm policia italiane! Kanë ADN të ngjashme dhe kjo i shpëtoi nga burgu 3 herë
Historia e dy ‘skifterëve’ shqiptarë, të quajtur ‘binjakët Lupin’ Edmond dhe Eduard Trushi është rikthyer sërish në vëmendjen e mediave italianë, për shkak të historisë së tyre shumë të veccantë. Corriere.it ka shkruar se binjakët 38 vjeçarë shqiptarë, prej vitesh janë shpallur të pafajshëm për shkak se informacioni i tyre gjenetik është pothuajse identik dhe frika është shumë e madhe se ata tashmë i janë rikthyer ‘zakonit të vjetër’.
-
VIDEO
Në kërkim për plagosje të rëndë me dashje në Itali, arrestohet 25-vjeçari në Kavajë (EMRI)
Reni Djalja është arrestuar nga policia e Tiranës me qellim ekstradimi drejt Italisë pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje