-
VIDEO
Atentat biznesmenit Ardian Nikulaj, dy persona e qëllojnë me breshëri në lokalin e tij në Shëngjin! Kandidat i PSD për Këshillin Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit
Të shtëna me armë në Shëngjin, vritet Ardian Nikulaj në lokalin e tij pranë portit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Dy persona kanë qëlluar me breshëri plumbash në lokalin e tij
Biznesmeni 51-vjeçar Ardian Nikulaj (Marku) ishte biznesmen dhe kandidat për deputet nën siglën e PSD në zgjedhjet e vitit 2021. Edhe në këto zgjedhje që mbahen më 14 maj ishte kandidat për Këshillin Bashkiak.
-
VIDEO
13 ditë nga zhdukja e 2 personave me precedent penal në Sarandë, familjarët e njërit prej tyre apelojnë ndaj strukturave shtetërore gjetjen e tij
Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori të dy të moshës 46-vjeçare prej 13 ditësh rezultojnë të zhdukur. Famijarët kanë apeluar ndaj strukturave shtetërore gjetjen e tij.
-
VIDEO
Alibeaj pas takimit me Glover: E informova për fushatën zgjedhore, shkeljet e qeverisë dhe situatën në PD! Berisha na ka zaptuar selinë
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat pas takimit me shefen e OSBE-ODHIR. Për gazetarët, Alibeaj tha se ka njoftuar Glover për mënyrën se si është zhvilluar fushata deri më tani, dhe për shkeljet që ka bërë qeveria, sipas tij duke dhënë tendera apo duke vënë administratën në funksion të zgjedhjeve. Alibeaj thotë se e ka njoftuar Glover edhe se institucionet nuk kanë marrë masa për përjashtimin nga gara të kandidatëve me rekorde kriminale.
-
VIDEO
Pas 7 muajsh protestë, banorëve të Bërxullës iu premtohet certifikimi i pronave, kryeplaku: Vazhdojmë tubimet derisa të marrim dokumentet
Pas më shumë se 7 muajsh protesta kundër shpronësimit për pronat e tyre që preken nga autostrada Thumanë-Kashar, banorët e fshatit Bërxullë në Vorë, janë takuar me drejtorin e Kadastrës për zonën Kamzë-Vorë, nga i cili morën dhe një premtim.
-
VIDEO
Euro në nivelin më të ulët historik, eksperti: Monedha shqiptare e mbiçmuar për shkak të parave kriminale dhe informale në tregun e brendshëm
Monedha ‘euro’ në muajt e fundit ka pasur një rënie drastike. Në vendin tonë, sot 1 euro këmbehet me 112 lekë, duke shënuar kështu nivelin më të ulët historik të monedhës europiane. Kjo rënie e euros, sipas ekspertit të ekonomisë, Zef Preçi, lidhet ngushtësisht me mbingopjen e ekonomisë shqiptare nga para informale dhe kriminale.
“E veçanta e situatës është një tendencë që shfaqet vitet e fundit që përkon me problematikën serioze që ka ekonomia jonë me paratë kriminale dhe informale”- nënvizoi Preçi.
-
VIDEO
Shiste kokainë e kanabis në lokalet e natës, arrestohet 20-vjeçari në Vlorë
Një 20-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap duke shitur kokainë e kanabis në lokalet e natës në Vlorë. Në pranga është vënë Viljano Ruka.
-
VIDEO
Saranda sot gumëzhin nga turistët e huaj, mbërrin kruizeri i parë
E nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Norëegian Star ka sjell në Sarandë kryesisht turist amerikan dhe kanadez. Edhe pse kanë pak orë në dispozicion për të vizituar atraksionet turistike, turistët tregojn se janvë të mahnitur nga bukuria e qytetit. Dhe nuk e përjashtojn një tjetër për ta vizituar me më shumë kohë në dispozicion. Në vitet e fundit Saranda ka përfituar rreth 4000 turist ditor në javë falë vizitave të krocierave të mëdha. Norëegian Star mbërriti nga Spliti i Kroacisë , për të qëndruar pak orë në Sarandë. Ndërsa për javët e ardhme në Portin e Sarandës janë edhe 5 rezervime të tjera nga anikd të përmasave të tilla.
-
VIDEO
VIDEOLAJM/ Veliaj mbi një traktor: Vetëm para
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar një video pikante nga takimet e tij të vazhdueshme në terren. Teksa ka hipur mbi një traktor, Veliaj ka njw mesazh.
-
VIDEO
Përdorën 3 makina për të transportuar 26 emigrantë të paligjshëm në Sarandë, arrestohen 3 shqiptarë nga Kosova (EMRAT)
-
VIDEO
Mjeti shpërthen në flakë në autostradën Tiranë-Elbasan
Një automjet ka marrë flakë në ecje në autostradën Tiranë-Elbasan në dalje të tunelit. Report Tv përcjell pamjet kur automjeti shkrumbohet nga flakët.
Personat që udhëtonin me këtë automjet fatmirësisht kanë arritur të dalin jashtë.
-
VIDEO
Vocaj: Sot krimi nuk ka kufij dhe sjell nevojën për bashkëpunim, kemi qëllime dhe politika të njëjta për parandalimin e këtyre aktiviteteve
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj është shprehur se sigurimi i paqes dhe sigurisë rajonale dhe evropiane është një sfidë, sepse krimi është duke u përhapur pa pasur nevojë të ketë një territor. Është pikërisht kjo nevojë ajo që nxit bashkëpunimin me vendet e BE-së, theksoi Vocaj gjatë konferencës.
“Evropa përballet çdo ditë me sfidat e sigurisë, por krimi, krimi kibernentik, terrorizmi etj përbën rreziqe më të mëdha. Sot krimi nuk ka kufij dhe kjo sjell nevojën për bashkëpunim. Politikat tona janë të sigurta për përafrimin e qëllimeve të njëjta. Po investojmë seriozisht për parandalimin dhe për ndalimin e këtyre aktiviteteve kriminale.
Shqipëria promovon stabilitet dhe siguri jo vetëm për vendin tonë por edhe për më gjerë. Vlerësojmë se siguria bashkëpunuese mbetet në fokusin tonë. Rajoni është në gjendje të prodhojë stabilitet të brendshëm.
Zhvillimi me hapja të shpejtë të TIK përbën një vlerë të shtuar në ekonomi por edhe ekspozon atë nga rreziqet e ndryshme kibernetike. Këto sulme kanë potencial për të dëmtuar rëndë.”- tha Vocaj
-
VIDEO
Çuçi: Shqipëria progres në luftën kundër krimit, nga thjesht informatore sot jemi drejtues në skuadrat hetimore të huaja në goditjen e bandave
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka folur sot në konferencën me drejtorët e policisë. Ai u shpreh se Shqipëria pati një transformim në mënyrën sesi ka ndikuar për të luftuar krimin e organizuar brenda dhe jashtë kufijve. Çuçi u shpreh se Shqipëria nga thjesht informatore mori rolin e pjesëmarrësve dhe madje të rolit drejtues në skuadrat hetimore në goditjen e grupeve kriminale.
“E konsideroj si mundësi të shkëlqyer për të diskutuar se si mund ta rrisim bashkëpunimin me njëri-tjetrin. Jam i bindur që Shqipëria edhe pse një vend i vogël, ka kontribut jo të pakët në sigurinë e Evropës dhe të asaj që sot është BE.
Shqipëria qe i vetmi parë vend në Ballkanin Perëndimor që nënshkroi marrëveshje që i drejtoheshin kufijve të jashtëm të BE. Ne e kemi kaluar fazën kur vetëm shkëmbenim informacione për grupet kriminale, sot jemi pjesëmarrës madje dhe me rol drejtues në skuadrat hetimore për goditjen e grupeve kriminale. Dhe kjo s’është fazë e rastësishme.
Krimi luftohet vetëm me bashkërendim, pa kufij dhe pa pasaportë. Më ketë vizion dhe mendje, policia është një ndër institucionet më të besueshme. Jemi të fokusuar te rritja e cilësisë. Këtë ambicie po e bëjmë me vende si Italia.”- tha Çuçi.