-
VIDEO
Me këmishën gjysmë të hapur sheh kamerën e policisë ‘në kokërr të syrit’, del FOTO e arrestimit të Ramazan Rrajës
Ky është momenti kur Ramazan Rraja u arrestua nga policia në një lokal në Fushë-Krujë. Ai shfaqet me këmishën gjysmë të hapur teksa sheh kamerën e policisë pa iu dridhur qerpiku dhe mban armën në brez.
-
VIDEO
Pamjet e rralla: Prona modeste e Monika Kryemadhit mbi të cilën justifikon pasuri miliona euro
Raporti mes fuqisë politike dhe perceptimit publik për pasurinë që kanë krijuar, i përndjek çiftin e politikës Meta-Kryemadhi. Ata u futën në politikë mjaft të varfër, por deklaratat zyrtare zbulojnë një pasuri të konsiderueshme.
Në vitin 2003, Meta ka deklaruar një banesë të përfituar nga privatizimi si dhe një banesë me verandë në Golem, 327 metra katror. Ai kishte marrë një hua 60 mijë dollarë nga Banka Italo Shqiptare për blerjen.
njëjti deklarim ka vazhduar deri në 2006, kur çifti deklaron se e ka shitur shtëpinë në Golem 300 mijë euro.
Monika Kryemadhi në 26 mars të 2007 ka blerë 500 metra katror tokë arë dhe 200 metra truall në vlerën e 5 milionë lekëve në rrugën Teodor Keko në Tiranë.
Edhe pse pjesa dërrmuese ishte tokë arë ku nuk lejohet ndërtimi, çuditërisht firmoset një kontratë sipërmarrje me kompaninë AgiKons për ndërtimin e një pallati.
Kryemadhi përfitonte plot 35 % të sipërfaqes së ndërtimit prej 1900 metra katrorë për kat. Pak a shumë, ajo përfitonte 1/3 e sipërfaqes, një koeficent mjaft i lartë në krahasim me kontrata të tilla të zakonshme. Pra, me 5 milionë lekë të investuara për tokën, pasuria e familjes Meta-Kryemadhi kapte vlerë miliona euro.
Në vitin 2010 familja Meta ka blerë një apartament banimi 200 metra katror, me adresë “rruga Brigada VIII” me vlerë 400 mijë euro.
Nga kjo shumë, 200 mijë janë marrë kredi dhe 200 janë nga paratë që kanë deklaruar më parë. Në vitin 2010 ata kanë siguruar një vile me 2 kate me sipërfaqe 317 metra katror te Gjiri i Lalzit.
Fjala është për vilën luksoze që shihni. Ai është fqinj me aleatin e vjetër Sali Berisha. Sipas deklarimit, për vilën është bërë një këmbim mes Kryemadhit dhe shoqërisë “Lura” me 300 metra katror ambiente tregtare në Pallatin në Tiranë.
-
VIDEO
Alibeaj: Ndarja me Berishën është finale, refuzoi bashkëpunimin, kishte më të lehtë një martesë me Ilir Metën! Prej 1 viti e gjysmë jemi nën agresion
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enklejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të PD-së në Kavajë. Në këtë takim, Alibeaj ka folur për Sali Berishën duke thënë se prej një viti e gjysmë ndodhen nën agresion prej tij. Alibeaj hedh akuza ndaj Berishës, se e gjithë kjo luftë brenda PD-së është bërë për hallin personal të Sali Berishës, që sipas tij nuk duhet ta kishte kaluar asnjëherë tek Partia Demokratike.
-
VIDEO
Spahia në takim me tregtarët: Ndaj Shkodrës ka nisur persekutim i ri nga pushteti, në 14 maj i japim përgjigjien me votë
Me biznesin e vogël në Zdrale zhvilloi takimet e radhës Bardh Spahia, kandidati për bashkinë Shkodër i koalicionit “Meta-Berisha”. Ai mori mbështetjen e tregtarëve për betejën e 14 Majit, të cilën e cilësoi të rëndësishme për fatin e bashkive në të gjithë Shqipërinë, duke thënë se fitorja do të nisë nga Shkodra.
-
VIDEO
Alibeaj: Berisha refuzoi bashkëpunimin, e kishte më të lehtë të bënte një martesë me Ilir Metën dhe t’i shërbente të majtës
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enklejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të PD-së në Kavajë. Në këtë takim, Alibeaj ka folur për Sali Berishën duke thënë se prej një viti e gjysmë ndodhen nën agresion prej tij. Alibeaj hedh akuza ndaj Berishës, se e gjithë kjo luftë brenda PD-së është bërë për hallin personal të Sali Berishës, që sipas tij nuk duhet ta kishte kaluar asnjëherë tek Partia Demokratike.
-
VIDEO
Qeveria miraton projektligjin për 'Arbitrazhin', ministri: Ndihmon klimën e biznesit, thithim më shumë investime
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e ditës së sotme projektligjin për Arbitrazhin. Lajmin e dha në deklaratën për gazetarët ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i cili tha se projektligji për Arbitrazhin vjen pas një pune disavjeçare të ekspertëve por dhe me mbështetjen e ekspertëve të huaj.
-
VIDEO
Nën masa të rrepta sigurie, momenti kur bosi turk i kriptomonedhave mbërrin në Turqi pas ekstradimit!
Faruk Fatih Ozer, themeluesi i kompanisë së shkëmbimit të kriptove Thodex, të cilin Shqipëria vendosi ta ekstradonte në Turqi, u dërguar sot në Stamboll me avion. Mediat turke kanë publikuar pamjet e mbërritjes në Turqi. Nga pamjet duken masa të rrepta sigurie me 6 oficerë dhe 2 furgonë që kanë mbëritur në aeroport. Ozer u ndalua përkohësisht në Shqipëri, ku u arratis me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë turke.
-
VIDEO
Aksidenti në Poliçan, FOTO e makinës që doli nga rruga dhe përfundoi në oborrin e një banese! Humbi jetën 15-vjeçari
Një i mitur ndërroi jetë dhe tre të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti një natë më parë në Poliçan. Një 15-vjeçar ka qenë duke drejtuar makinën, por ka humbur kontrollin dhe siç shihet edhe nga foto që Report Tv sjell dëmet kanë qenë të mëdha.
-
VIDEO
U arrestua për përndjekje të Noizy-t, gjykata e Durrësit lë në arrest shtëpie reperin ‘Cllevio’! Avokati i Ahmetit: Kanë qenë thjesht biseda në internet
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Kleviol Ahmetin, reperin e njohur si Cllevio. Ky i fundit u arrestua në 16 prill pas denoncimit të bërë nga Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy nën akuzën se i kishte shkaktuar ankth pas kërcënimeve për jetën
-
VIDEO
Dështon për të tretën herë seanca në GJKKO për Inceneratorin e Elbasanit, shpallet në kërkim e akuzuara që duhet të ishte në ‘arrest shtëpie’
Ka dështuar për të tretën herë seanca në GJKKO për fillimin e gjykimit për Inceneratorin e Elbasanit. E pandehura Jonida Zeqo e cila hetohet nën masën e arrestit shtëpiak, nuk është gjetur në banesë ashtu si edhe në seancën e kaluar.
-
VIDEO
Jepte dëftesa gjimnazi false për 3200 €, arrestohet drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Hot i Ri të Shkodrës, pranga edhe bashkëpunëtorit
Drejtori i një shkolle 9 vjeçare në Shkodër ka rënë në pranga pasi lëshonte dëftesa false kundrejt shumës 3200 euro, duke përdorur vulën e falsifikuar të një shkolle të mesme. Në pranga ka rënë Gjovalin Kodra dhe bashkëpunëtori i tij 64 vjeçar Gjin Fusha.
-
VIDEO
Pengmarrje në Tiranë, dy vëllezër dhunojnë për 2 orë biznesmenin për borxhin prej 25 mijë eurosh! Arrestohet njëri prej tyre, në kërkim 28 vjeçari
Dy vëllezër në Tiranë kanë marrë peng dhe kanë dhunuar një biznesmen të fushës së ndërtimit me pretendimin se u kishte 25 mijë euro borxh. Për pasojë është arrestuar 35 vjeçari, Alban Bejo ndërsa në kërkim është shpallur vëllai i tij, Fatmir Bejo, 28 vjeç.
Të dy vëllezërit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë ndjekur 47 vjeçari, Gjergji Fela i cili ndodhej në parkingun e një lokali në Tiranë ku më pas e kanë marrë me forcë në makinën e tyre dhe e kanë dhunuar për 2 orë.