-
VIDEO
Rama podcast me kryebashkiaken e Durrësit: Sa herë të ka thënë burri lëre këtë punë? Emirjana Sako: E paralajmërova që në fillim
Kryebashkiakja e Durrësit, Emirajna Sako është e ftuara e radhës në podcastin e Kryeministrit Rama. Ky i fundit ka publikuar një pjesë të shkurtër nga podcasti që do të transmetohet të shtunën. Sako do të flasë për punën e saj në krye të bashkisë së Durrësit, por pa lënë pas edhe detaje nga jeta e saj familjare.
-
VIDEO
Marrin flakë pajisjet elektrike në një hotel në Vlorë, digjet kati i parë, ndërhyjnë zjarrfikësit
Një dhomë e një hoteli ku mbaheshin pajisjet elektrike është përfshirë nga flakët këtë të mërkurë.
Sipas pamjeve të siguruara nga Report Tv, ambienti është djegur pjesërisht pasi është ndërhyrë nga zjarrfikësit. Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin në këtë hotel.
-
VIDEO
14 Maji, si do të votonin qytetarët në Tiranë, Elbasan dhe Lezhë? Sondazhi i tretë i ‘Piepoli’ sonte në 'Repolitix' në Report Tv
Të mërkurën në 19 prill vjen sondazhi i tretë i Institutit prestigjioz Piepoli në bashkëpunim me Report Tv për zgjedhjet e 14 majit. Instituti italian Piepoli që parashikoi saktë 4 zgjedhjet e fundit në Shqipëri rikthehet me sondazhin e tretë, me fokus bashkinë e Tiranës, bashkinë e Elbasanit dhe bashkinë e Lezhës.
-
VIDEO
Momenti kur polici i Bashkisë Tiranë fik zjarrin në makinën që mori flakë në Bulevard
Në punën e policisë kërkohen që të bëhet edhe heroizma. Më së miri këtë e tregoi edhe rasti i sotëm në Tiranë kur ndërhyrja e menjëhershme e një prej punonjësve të Policisë Bashkiake bëri të mundur shuarjen e flakëve në një automjet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
-
VIDEO
Forumi Rinor i PD-së në Lushnjë akuza kryebashkiakes Eriselda Sefa: Nuk po pastrohen plehrat e qytetit
Forumi Rinor i Partisë Demokratike në Lushjë në një prononcim për mediat kanë ngritur akuza në drejtim të kryetares së bashkisë Eriselda Sefa
-
VIDEO
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përplaset me bordurën
Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë Durrës, në te ish-radio Tirana
-
VIDEO
Kriza për punëtorë, Çepaj: Janë 75 mijë të papunë, s’ka paga! Eksperti i punësimit: Bizneset të joshin të rinjtë me kushtet! Zekja: S'jam dakord me shifrat
Punësimi dhe kërkesa e vazhduar e bizneseve për punëtorë të rinj sa vjen e shtohet. Kjo problematikë e forcës punëtore, megjithëse nuk është problem vetëm në vendin tonë gjithsesi është një fenomen që duhet zbehur. Por nga buron kjo problematikë?
-
VIDEO
Shkatërrohen parmakët dhe sinjalistika në Bypass-in e Shkodrës! ARRSH nuk mirëmban rrugën që kushtoi mbi 1.5 miliardë lekë
Vetëm një vit pas përfundimit të punimeve në segmentin e parë të Bypassit të Shkodrës vihet re shkatërrimi si pasojë e mos mirëmbajtjes nga Autoriteti Rrugor Shqiptar që është enti pronar i këtij aksi mjaft të rëndësishëm në veri të vendit.
-
VIDEO
Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, një person i plagosur
Një aksident është regjistruar në aksin Librazhd-Përrenjas në fshatin Pishkash. Një makinë është përplasur me një trajler, siç shihet edhe në foton që Report Tv sjell.
-
VIDEO
Bizneset kërkojnë punëtorët me ‘lupë’, të rinjtë për Report Tv: Ambiente toksike, paga të ulëta! Kërkojmë diçka të përkohshme se do ikim jashtë
Të rinjtë kanë qenë sinkron kur tematika ishte punësimi në bizneset shqiptare. Të pyetur nga gazetarja e Report Tv, Ledina Jakimi, të rinjtë e shohin ambientet e punës në vend si toksike, me paga jo të kënaqshme dhe pa perspektive
-
VIDEO
Votimi elektronik, nënkomisionerja e KQZ: Sfidë për të gjetur personel të kualifikuar! Problematikë janë 35% e votuesve që i është ndryshuar qendra e votimit
Nënkomisionerja e KQZ, Lealba Pelinku thotë se votimi dhe numërimi elektronik do të shuajë dyshimet për vjedhje të votës pasi procesi është i sigurt dhe garanton siguri maksimale. Në një intervistë për Report Tv në ‘Sot, live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu tha se është sfidë për KQZ që të zgjedhë personat e përshtatshëm për procesin e votimit elektronik.
-
VIDEO
Tiranë/ Përfshihet nga flakët një automjet para kryeministrisë
Një makinë në bulevardin kryesor "Dëshmorët e Kombit" para kryeministrisë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë vënë nën kontroll flakët. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar përveç dëmtimeve të shumta materiale të mjetit tip ‘benz’.