-
VIDEO
Ja çfarë duhet të bëni sot/ Fitër Bajrami, 8 fakte interesante për festën e myslimanëve
Myslimanët në të gjithë botën festojnë sot Bajramin, festën më të rëndësishme për këtë komunitet. Në studion e "Rreze Dielli" me ish myftiun e Tiranës Ylli Gurra, flasim për 8 fakte interesante të kësaj dite festive.
Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.
Festa e Bajramit ka një karakter shumë dimensional, e njëri nga ta është karakteri hyjnor i saj, që do të thotë se kjo festë fillon me faljen e namazit. Gjithashtu kjo festë ka edhe domethënie shoqërore. Në këtë ditë, kërkohet që besimtarët të shkëmbejnë ndërmjet vete urata, të kenë vizita të ndërsjella, sidomos më farefisin, të afërmit dhe fqinjët e tyre. Sot është një ditë urimesh ku duhet të dominojnë ndenja e pajtimit, faljes, e përmbajtjes së mllefit, të jemi triumfues ndaj hidhërimit dhe arrogancës sonë.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Korçë, 21 vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe del jashtë rrugës! Ndërron jetë vëllai i tij 15 vjeçar
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Korçë Pogradec në afërsi të fshatit Ciflig. Një makinë ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e një 15 vjeçari. Ndërsa ka mbetur i plagosur vëllai i tij.
-
VIDEO
Heritage e Luxforsale, platformë pasurish të paluajtshme! Prezantohet standardi i jetës së luksit në Shqipëri
Një platformë e re, e para në Shqipëri që do të prezantojë pronat e luksit të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit tek investitorë të huaj, sapo është krijuar. Heritage me CEO Dorian Husi, në bashkëpunim me kompaninë italiane Luxforsale pritet të rrisë numrin e blerësve në Shqipëri nëpërmjet prezantimeve dinjitoze.
-
VIDEO
Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, viktima është mbajtur në vëzhgim rreth 1 javë! Kamerat e sigurisë fokusuan një person me veshje te njëjtë si autori
Biznesmeni dhe politikani lokal në Lezhë Ardian Nikulaj është mbajtur në vëzhgim prej të paktën 1 jave për ta ekzekutuar. Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e së mërkurës në Shëngjin.
-
VIDEO
Kishte mbjellë kanabis prapa banesës së tij, arrestohet një person në Kurbin! Pamjet me dron zbuluan lëndën narkotike (EMRI)
Një person është arrestuar në Kurbin nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike në banesën e tij. Nëpërmjet vëzhgimit me dron, është bërë i mundur zbulimi i 94 fidanëve të kanabisit që i arrestuari Valentin Cara i kishte mbjellë pas banesës së tij.
-
VIDEO
Akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e 20 vjeçarit në Tiranë, avokati i Ensi Mazes: Është përpjekur të shuajë konfliktin duke mbyllur derën e makinës
Tonin Prendi, avokati i 18 vjeçarit Ensi Maze ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë mbrëmjen e 19 prillit ku mbeti i vdekur Stiven Toshkësi. Ai tha se klienti i tij nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen dhe se ashtu siç shfaqet në pamjet filmike, është munduar të shuajë sherrin duke mbyllur derën e makinës ku ndodhej viktima së bashku me shokun e tij pasagjer i cili e sulmoi Mazen fizikisht.
-
VIDEO
Akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja dhe për armë pa leje, lihet në burg Ramazan Rraja
Gjykata e Posaçme ka caktuar vazhdimin e masës 'arrest me burg' të dhënë në mungesë për Ramazan Rrajën. Atij përveç akuzave të mëparshme për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, i është shtuar edhe akuza e armëmbajtjes pa leje
-
VIDEO
Kishte pak ditë që ishte kthyer nga Holanda ku studionte për ekonomi, lihet në burg bashkëpunëtori i Axel Hoxhaj për vrasjen e 20 vjeçarit në Tiranë
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 18 vjeçarin Ensi Maze, bashkëpunëtorin e Axel Hoxhajt në vrasjen me thikë të 20 vjeçarit, Stiven Toshkësi mbrëmjen e 19 prillit.
-
VIDEO
Policia kontrolle në zonën e Niklës e Fushë-Krujës, zbulohen 1140 fidanë kanabis sativa
Policia ka kryer kontrolle intensive për zbulimin e parcelave me kanabisit në zonën e Fushë-Krujës dhe të Niklës. Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 1140 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, në kubikë dhe të hedhur në tokë së fundi, me qëllim kultivimin
-
VIDEO
I shpallur në kërkim prej vitit 2021 për shpërndarje droge dhe municion luftarak, arrestohet i riu në Elbasan
Një 30 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme nga policia e Elbasanit. I riu Daniel Bullari ishte shpallur në kërkim nga policia për shitje lëndësh narkotike dhe mbajtje të municionit luftarak.
-
VIDEO
Vodhi para dhe bizhuteri me vlerë në një shtëpi në Gjirokastër, 46 vjeçari arrestohet pak orë pas grabitjes (EMRI)
Një 46 vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokstrës për vjedhjen e parave dhe bizhuterive me vlerë të konsiderueshme në një banesë. Në pranga ka rënë Arben Muskanja, i cili ishte dënuar edhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
-
VIDEO
VIDEO EKSKLUZIVE/ E përshëndet miqësisht, ja momenti kur vritet biznesmeni në Shëngjin, autori profesionist paralajmëron vjehrrin: Hapu pak, ruaju
Ky është momenti tronditës i vrasjes së biznesmenit dhe politikanit Ardian Nikulaj mesditën e së mërkurës, ngjarje e cila vijon të mbetet pa autor. Sikurse duket në këto video të plotë të siguruar nga gazetari i Report Tv, Sokol Dema, autori futet qetësisht në lokal dhe qëllon me armë disa herë Nikulajn dhe më pas largohet.