-
VIDEO
Rama publikon episodin e parë të podcast-it ‘Flasim’! Veshur me uniformë ushtarake, 7 kampionët elitarë rrëfejnë vështirësitë: Krenarë që kemi ngritur lart flamurin shqiptar
Kryeministri Edi Rama ka publikuar episodin e parë të podcastit ‘Flasim’. Në këtë bisedë të parë, kreu i qeverisë ka ftuar shtatë kampionët e sportit, Luiza Gega, Briken Calja, Erland Qerimaj, Alban Beqiri, Majalinda Kelemendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilët dy ditë më parë morën edhe gradën kolonel.
-
VIDEO
43-vjeçari vret me armë zjarri kunatën në Shkozë, më pas vret veten! Dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor! I vëllai nuk ishte në shtëpi, punon taksist
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Tiranë. Një 43-vjeçar, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij dhe më pas ka vrarë edhe veten. Migena Sinani, 37 vjeç, dhe Roland Sinani, 43 vjeç, janë dy viktimat. Burri i Migenës punon taksist dhe kur ka ndodhur ngjarja nuk ka qenë në banesë.
-
VIDEO
Nis punën inceneratori i Elbasanit, trajton 120 tonë mbetje urbane të 7 bashkive të qarkut
Impianti i Trajtimit të Mbetjeve Urbane në Elbasan është në funksion të plotë!
-
VIDEO
Çoi në SPAK treshen Berisha-Meta-Bode për privatizimin e 4 HEC-ve, Idajet Beqiri në Report Tv: Shkelën ligjin, aferë qindra milionëshe! Kompania fiton 10 mln euro në vit
Avokati Idajet Beqiri, i cili ka dorëzuar disa ditë më parë një kallëzim penal në SPAK për Sali Berishën, Ilir Metën dhe Ridvan Boden për rolin e tyre në aferën e privatizimin të HEC-ve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, disa javë para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013.
-
VIDEO
Në kërkim të Suel Çelës? RENEA rrethon tregun agroushqimor të Elbasanit në pronësi të babait të tij, Petrit Çela! 4 të shoqëruar
Forcat Speciale RENEA kanë “rrethuar” pasditen e sotme tregun Agroushqimor të Elbasnit, në pronësi të Petrit Çelës, babai i Suel Çelës (ky i fundit në kërkim). Në kuadër të këtij operacioni janë shoqëruar 4 persona, por mbetet e paqartë se për kë bëhet fjalë.
-
VIDEO
Dështon edhe sot nisja e gjykimit për inceneratorin e Elbasanit, e akuzuara duhet të ishte në 'arrest shtëpie' por policia nuk e gjen në banesë! Seanca më 20 prill
Për herë të dytë shtyhet nisja e procesit të gjykimit për inceneratorin e Elbasanit me 10 të pandehur dhe dy kompani, përkatësisht "Albetec Energy" dhe "Integrated Energy". Seanca e radhës u caktua me 20 prill në orën 09:30.
Shkak është bërë mungesa e njoftimit zyrtar të Jonida Zeqos, anëtare e Komisionit të vlerësimit të Ofertave. Pavarësisht se Zeqo ndodhet nën masën arrest shtëpie, për herë të dytë autoritetet nuk e gjejnë në adresën përkatëse të bërë të njohur prej saj në Gjykatë. Prokurorët e çështjes Klodian Braho dhe Arben Kraja kanë kërkuar shtyrjen e seancës për njoftimin zyrtar të Zeqos dhe pezullimin e afateve të paraburgimit për personat e arrestuar. Gjithashtu organi i akuzës, iu përgjigj gjykatës se nuk është të vendndodhjes të së pandehurës.
-
VIDEO
Më 1 maj ‘shkrihen’ 9 gjykata të shkallës parë, dosjet nuk rishortohen! Kreu i Gykatës së Pogradecit: Brenda muajit transferohemi në Korçë
Pas gjykatave të Apelit do të mbyllen 9 Gjykata të Shkallës së Parë në rrethe. Nga data 1 Maj ato do të transferohen në qendër qarku, por e rëndësishme është se nuk ka rishortim. Të gjitha çështjet e nisura do të vazhdojnë të gjykohen nga e njëjta trupë gjyqësore.
-
VIDEO
Sherr me thika në Shkodër! Plagosen 3 persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë
Një sherr me thika mes të rinjve ka ndodhur ditën e sotme pranë poliklinikës së qytetit të Shkodrës. Për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
-
VIDEO
Trafikuan 4 ton kanabis në Vlorë, Apeli i GJKKO kthen për rigjykimin dosjen për Moisi Habilajn dhe 3 anëtarët e grupit të tij
Apeli i GJKKO-së ka kthyer për rigjykim me një trupë tjetër gjykuese dosjen ndaj e Moisi Habiljat, dhe 3 anëtarëve të grupit të tij, Nezar Seitit, Meridian Sulajt dhe Fatmir Minajt, të dënuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.
-
VIDEO
Rritja e pagave për administratën, Rama: Do detyrojë edhe privatin që t’i rrisë, do vazhdojmë të nxisim sipërmarrjet! S’ka më shfrytëzim punonjësish
ryeministri Edi Rama tha për gazetarin e Report Tv, Arbi Fortuzi se rritja e pagave të administratës do të detyrojë bizneset private që të rrisin pagat. I pyetur se si do të rriten pagat në sektorin privat, Rama tha se qeveria nuk ka asgjë tjetër në dorë përveç rritjes së pagës minimale. Kreu i qeverisë tha se do të vijojnë takimet me bizneset për t’i nxitur për rritjen e pagave.
“Është një proces i ndërthurur sepse rritja e pagave në sektorin publik rrit patjetër dhe aftësinë e sektorit publik për të thithur burime njerëzore më të kualifikuar. Nga kjo sektori privat do të jetë i detyruar të rrisë pagat. Sot pagat në sektorin privat po rriten me shpejtësi. Sot jemi në një situatë ku kemi filluar një proces komunikimi me sipërmarrjen private për të sensibilizuar sipërmarrësit lidhur me domosdoshmërinë, e mbrojtjes së kapitalit njerëzor. Ne jemi optimistë dhe shikojmë shenja pozitive nga sektorët private. Natyrisht do të marrim dhe masa tjera. Për ne nuk është vetëm rritje pagash por dhe mbrojtje e punonjësve dhe punëtorëve në kompani të ndryshme nga shfrytëzimi”- tha ai.
-
VIDEO
Në prag të nisjes së fushatës elektorale, Meta shkon në selinë blu
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbërritur në selinë blu. Meta po zhvillon një takim me Sali Berishën. Ky takim vjen në prag të nisjes së fushatës elektorale.
-
VIDEO
Rama: Paga e mësuesve të arsimit të mesëm do të shkojë mbi 100 mijë lekë! Rritet me 20% paga e pedagogëve
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot vendimet e qeverisë për rritjen e pagave.
‘Paga e mësuesve në arsimin e mesëm do të shkojë mbi 100 mijë lekë,. Në arsimin bazë do të shkojë nga 74 mijë deri në 95 mijë. Këto janë shifra bazë. Kohëzgjatja në detyrë dhe nivelet e kualif8ikimeve bëjnë që gjërat të jenë edhe më mirë. Është koha të bëjmë një rritje të konsiderueshme pedagogëve me 20%. Është kënaqësi e posaçme tu them infermierëve të kapin një pazë pre 87 mijë lekësh.’- u shpreh Rama.