-
VIDEO
Përdornin lokalin në Fier për të shitur droga të forta, arrestohen 2 persona, në kërkim dy të tjerë! Sekuestrohet kokainë dhe heroinë
Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Korçës pas një operacioni anti-drogë të zhvilluar brenda një lokali.
Në pranga kanë rënë Klejdi Çela 27 vjeç dhe Zhanri Hajdari (Gjini), 33 vjeç, i dënuar më parë për trafik droge. Mësohet se Klejdi Çela administronte një lokal të përshtatur për shitjen e drogave të forta dhe kanabisit.
-
VIDEO
Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e gradimit të sportistëve të nivelit të lartë
Qeveria shqiptare është duke zhvilluar ceremoninë për dhënien e gradave ushtarak për sportistët kampion të Shqipërisë dhe Kosovës që kanë nderuar vendin në Lojërat Olimpike, apo edhe në kampionatet europiane dhe botërore.
-
VIDEO
Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 20-vjeçari në Sarandë
Orgest Lena, 20-vjeç është arrestuar nga policia e Sarandës pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm, të cilët kishin si qëllim kalimin e kufirit.
-
VIDEO
SPAK kap turkun e akuzuar për trafik droge mbi 10 mln €, Softa: Shqipëria përdoret nga të huajt, është fenomen! Policë të rinj? S’kanë pritshmëri
SPAK i ka sekuestruar turkut, Ramazan Keskit, kreut i një bande kriminale të trafikut të drogës ku ka fituar mbi 10 milionë euro. Sipas ekspertit të sigurisë, Fatjon Softa në Studio Live në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj këta të huaj e kanë përdorur Shqipërinë si rrugë kalimi në vende të tjera.
-
VIDEO
Turku i akuzuar për trafik droge mbi 10 milionë euro në Evropë me pasuri në Shqipëri! SPAK i sekuestron 3 kompani, ullishtën dhe 2 makina
SPAK i sekuestron pasurinë turkut, Ramazan Keskin, kreu i një bande kriminale trafiku droge! Ka fituar mbi 10 milionë euro! Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se GJKKO ka pranuar kërkesën e saj për të sekuestruar pronat në Shqipëri të turkut Ramazan Keskin, i dënuar për trafik droge në Gjermani e Holandë.
-
VIDEO
Kriminelë që fshihen nëpër botë, SPAK kërkon ndihmë, 62 kërkesa në 21 vende! Edhe të huajt duan prova në Shqipëri, Holanda më kërkuesja
62 kërkesa ka shpërndarë SPAK nëpër botë gjatë 2022 për kontingjentet e që i fshihen drejtësisë, por edhe për të siguruar prova për ta. Mbizotëron Italia me 12 kërkesa, ndërsa në Shqipëri kanë mbërritur 54 kërkesa ku kryeson Holanda dhe Belgjika. Bashkëpunimi me francezët zbardhi atentatin e Arjan Ndojës.
-
VIDEO
U kapën me 118 kg kanabis në Kapshticë, gjykata e Korçës lë në burg dy shtetasit rumunë! Avokati: Nuk kanë dijeni për drogën e gjetur në rulot
Gjykata e Korçës ka lënë në burg dy shtetasit rumunë, George Coman dhe Daniela Buturugaru të cilët u kapën në pikën kufitare të Kapshticës në tentativë për të kaluar me 118 kg kanabis duke përdorur mjetin e tyre tip ‘rulot’. Destinacioni i drogës ishte Greqia.
-
VIDEO
Rikthimi i basteve online, përcaktohen kriteret e licencimit, kompanitë garanci rreth 1.5 mln euro! 15% e xhiros taksë shtetit, jo aksionerë kriminelë
Ashtu siç ishte paralajëmruar Qeveria ka bërë gati një projektligj për rikthimin e basteve sportive online, projektligj i cili tashmë është hedhur për konsultim publik. Ligji përcakton kriteret, ndërkohë që vendoset që nuk do të ketë pika fizike.
-
VIDEO
Tentuan të kalonin 118 kg kanabis me rulot drejt Greqisë, dy rumunët dalin para gjykatës në Korçë! 54 vjeçari i qeshur: A dukem bukur?
Kanë dalë para gjykatës së Korçës, dy shtetasit rumunë të arrestuar me kapën me 118 kilogramë kanabis, në përpjekje për ta transportuar me rulot drejt Greqisë.
Për dy shtetasit George Coman dhe Daniela Buturugaru do të zhvillohet seanca me dyer të mbyllura ndërsa mediat u lejuan 5 minuta para fillimit të seancës. Gjatë këtij momenti, George Coman ndryshe nga bashkëatdhetarja e tij, është shfaqur i qeshur madje ka bërë edhe ironi me gazetarët duke i pyetur nëse duket bukur.
-
VIDEO
Ish-këshilltari i Ahmetajt (Artan Gjokaj) i implikuar në mbulimin e vilës në Hamallaj që SPAK e sekuestroi si aset korruptiv, si kaluan 130 mijë euro tek Erjola Hoxha
Manovrat për të justifikuar vilën që SPAK dyshon se Klodian Zoto i dhuroi Arben Ahmetajt. Ish këshilltari Artan Gjokaj i bleu një apartament 130 mijë euro në Hamallaj prindërve të Erjola Hoxhës. Ata i dhuruan paratë Hoxhës për mbulimin e vilës të deklaruar 220 mijë euro. Artan Gjokaj njeriu që mban paratë dhe bizneset e Ahmetajt?! Disa fakte dhe lidhje të forta klienteliste
-
VIDEO
EMRAT/ Sherr mes 3 personave në ish-Bllok, vdes në spital 4 ditë pas konfliktit 46-vjeçari! Në kërkim një i ri
Gentian Talja, 46-vjeç ka mbetur i vdekur pas një konflikti mes 2 personave të tjerë 5 ditë më parë në Tiranë. Policia ka referuar në prokurori materialet për Artur Gjolenën, 41-vjeç dhe ka shpallur në kërkim Henri Gjapin, 25-vjeç, të dy banues në Tiranë
-
VIDEO
EMRAT/ Kanosën me pistoletë një person në Gramsh! Arrestohen dy autorët! E pëson edhe 40 vjeçari i kërcënuar pasi dha dëshmi të rreme në polici
Tre persona janë arrestuar nga policia e Gramshit për kanosje me armë zjarri dhe deklarim të rremë. Në pranga kanë rënë Viktor Kroj, 40 vjeç dhe Serxho Hysa, 34 vjeç pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin në aksin rrugor ‘Gramsh-Moglicë’ kanë kërcënuar me armë zjarri 40 vjeçarin, Ronaldo Shiponjën.