-
VIDEO
Vathi për Report Tv: Konventa e Turizmit mundësi për promovimin e Shqipërisë! Sezoni turistik do jetë më i mirë se vjet
Bensik Vathi, anëtar i Bordit të Tur-Operatorëve ka komentuar në Report Tv Konventën Ndërkombëtare të Turizmit që u mbajt në vendin tonë. Vathi tha se kjo ishte një mundësi shumë e mirë për promovimin e vendit tinë në rrjetin ndërkombëtar të profesionistëve të turizmit. Gjithsesi, Vathi u shpreh se Shqipëria nuk mund të presë vetëm aktivitete të tilla, por duhet të marrë pjesë edhe në panairet ndërkombëtare.
-
VIDEO
70-vjeçari nga Çekia pëson arrest kardiak në parashutë, Vreto: Nuk shoqërohej nga guidë shqiptare, është detyrim ligjor! Institucionet të shtojnë kontrollet
Një 70-vjeçar nga Çekia ndërroi jetë një ditë më parë në një fluturim me parashutë, pasi pësoi arrest kardiak. Artion Vreto, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës se Aeronautikës foli në Report Tv për këtë ngjarje, ndërsa thotë se turistët e huaj që vijnë në Shqipëri hidhen me parashutë në mënyrë të pavarur dhe nuk kërkojnë shoqërimin e guidave shqiptare, ashtu siç e parashikon ligji shqiptar.
-
VIDEO
Lezhë, pensionistët në radhë për të tërhequr bonusin! Të moshuarit: Janë rritur çmimet, mbështetja të jetë e vazhdueshme
Pensionistet janë dyndur për të tërhequr bonusin prej 5 mijë lekësh të reja të akorduar nga Qeveria shqiptare, e për rrjedhoje është krijuar radhë dhe pritje të gjata në sportele
-
VIDEO
Monitorimi i zgjedhjeve të 14 majit, shefja e OSBE-ODIHR vizitë në KQZ! Takim me Celibashin
Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 Majit, Audrey Glover po zhvillon një vizitë në KQZ. Glover ka mbërritur në ambientet e KQZ dhe do të zhvillojë takim me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi.
-
VIDEO
Në hetim në Belgjikë për kultivim kanabisi e grup kriminal, SPAK sekuestron pasuritë e vëllezërve Bardhyl e Kastriot Shota nga Fushë-Kruja
Dy vëllezërit janë hetuar e po hetohen në Belgjikë pasi në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal janë marrë me aktivitetin e kundraligjshëm të kultivimit të kanabisit gjatë periudhës Qershor-Korrik 2020, si dhe nga autoritetet ligjzbatuese belge janë zbuluar disa plantacione me kanabis në zonat Saint-Josse-Ten-Noode dhe Antwerp
-
VIDEO
Dosja ‘Gërdeci’/ Sot seanca paraprake për ish-ministrin Fatmir Mediu! GJKKO do të vendosë nëse çështja do të pushohet apo gjykohet
Pasi u shty për dy herë radhazi, sot në GJKKO pritet që të mbahet seanca paraprake për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu
-
VIDEO
Shkrumbohet nga flakët automjeti e parkuar para biznesit të makinave me qera në Korçë
Një makinë tip ‘Benz’ e parkuar pranë vendit të quajtur “Ura e Fajancës” në Korçë është shkrumbuar nga flakët pas mesnatës së djeshme. Makina është në pronësi të Klaudio Cacanit dhe siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report TV, zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.
-
VIDEO
Sherr me thika në Durrës, plagosen 2 persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë
Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme në lagjen nr.3 të qytetit të Durrësit ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët ndodhen në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
-
VIDEO
Gradat për sportistët elitarë, Edi Rama: Vlerë e shtuar morale dhe profesionale, shembull për të rinjtë
"Sot është ditë historike për sportistët dhe Forcat e Armatosura, sepse bëhen pjesë e FA një grup sportistësh që kanë ngritur lart flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare. Pjesë e FA janë edhe tre shqiptare e Kosovës, që do jenë nën të njëjtin flamur për të njëjtin mision, me të njëjtat ambicie dhe vullnete të bashkuara; në funksion jo vetëm të sportit por edhe Forcave të Armatosura. Përfshira e tyre si Kolonel dhe Kolonele e FA dhe gradave të tjera për arritjet në sport, përbën një vlerë të shtuar morale dhe profesionale, përtej simbolikës. Kampionët dhe kampionët, tanimë të dalë përfundimisht nga zona e harresës dhe braktisjes nga shteti, do jenë mes ushtarëve dhe drejtuesve të tyre, për përpjekjen për ta ngritur më lart arritjen e tyre. Shembulli i forcës së tyre do vihet në dispozicion për trajnimin e forcave tona. Vijmë sot këtu për t'u dhënë dorën sportistëve tanë më të mirë. I bëjmë të mundur që të përfaqësojnë me dinjtet Shqipëriën. Është e rëndësishme për këta fëmijë që janë sot këtu, që duan t'i ngjajnë një ditë kampionëve tanë. Nuk do jenë kampionë të harruar dhe njerëz të braktisur. Do kenë një pagë deri në moshën aktive por edhe një pension dinjitoz", tha Rama.
-
VIDEO
Evis Kushi: Jo e largët dita kur sportistët tanë garonin për një shtet tjetër, sot janë frymëzim dhe pjesë e FA
Në ceremoninë e dhënies së gradave ushtarak për sportistët elitar të Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka thënë se nuk është e largët dita kur për shkak të kushteve, sportistët elitarë kuqezinj janë larguar dhe kanë garuar për tjetër flamur.
"Teksa përgatiteshim për këtë ceremoni, më kujtohen ata sportistë që u detyruan të garonin për një tjetër flamur. Jo sepse ata e donin më pak Shqipërinë, ata u detyruan nga kushtet që të largoheshin. Nuk kishin as kushtet minimale për stërvitje, ndërsa sot kemi një tjetër realitet. Falë punës dhe sakrificës së tyre, ata sot kanë merituar suksesin. Sot kemi një vendim të Këshillit të Ministrave që shpërblen sportistët dhe trajnerët, kemi plane konkrete për vlerësimin e tyre. Asnjë shpërblim monetar nuk e vlerëson atë krenari që ata na kanë dhënë. Kampionët tanë janë pjesë e Forcave të Armatosura, duke marrë edhe grada honorifike. Të jesh pjesë e FA është nder edhe privilegj. Këta kampionë do jenë pjesë e frymëzimit të brezit të ri. Ky është një mision i lartë ndaj Atdheut", tha ministrja Kushi.
-
VIDEO
Peleshi: Nga sot elita e sportistëve shqiptarë pjesë e FA, përfitojnë pagën e kolonelit deri në daljen në pension
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në ceremoninë e gradimit të sportistëve elitarë me gradën kolonel, ai tha se sot është një ditë e veçantë pasi elita e sportit shqiptar i bashkohet Forcave të Armatosura.
“Sot është një ditë e veçantë, ceremoni e pazakontë. Sot FA i bashkohet elita kombëtare e sportit shqiptar. Filloi si një angazhim i Ramës vitin e kaluar, u kthye në një ligj dhe sot ky ligj po zbatohet duke dhënë gradën e lartë kolonel 7 sportistëve tanë elitarë. Ka disa që fitojnë gradën, major, kolonel. Sot po kremtojnë gradën më të lartë, kolonel i FA. Ka një të përbashkët ndërmjet sportistëve elitarë, misionit të tyre dhe ushtarakëve të FA, kjo pikë është flamuri i Shqipërisë ka një zjarr të njëjtë në zemrat e ushtarakëve dhe sportistë, ky zjarr është dashuria për Shqipërinë. Kjo na bashkon sot këtu. Me flamurin e Shqipërisë kanë arritur rezultatet më të lart kudo në botë. I shtojmë pagën e kolonelit deri në ditën e daljes në pension. Të jesh ushtarak i lartë në FA është nderi më i madh që mund të të japë vendi yt dhe gjurma mëe fortë që lë. Nuk përfitojnë vetëm ushtarakët dhe sportistët, por gjithë FA”, tha Peleshi.
-
VIDEO
Shkrumbohet nga flakët makina e parkuar në Korçë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Një makinë tip ‘Benz’ e parkuar pranë vendit të quajtur “Ura e Fajancës” në Korçë është shkrumbuar nga flakët pas mesnatës së djeshme. Makina është në pronësi të Klaudio Cacanit dhe dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Sipas asaj që thonë familjarët jashtw kamerave, të gjithë kanë qenë në gjumë dhe në momentin që kanë dëgjuar shpërthimin kanë dalë jashtë, ka pasur dy shpërthime.