-
VIDEO
Bejko: Bashkëpunëtorët e mi nën terrorin e Berishës! Nëse s’do pranoja kandidaturën, Alibeaj do jepte dorëheqjen
Kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko është shprehur se nuk do të tërhiqet nga gara për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, ndryshe nga disa kolegë të tij që kanë nisur të largohen për shkak të presioneve të Sali Berishës.
-
VIDEO
Humb vajza shqiptare ’Coco’, nëna në ’Pa Gjurmë’:E acaruar më dërgoi sms, frika më e madhe… (30 mars 2023)
v Brisilda Nexhipi është 22-vjeçarja nga Tirana e cila prej datës 21 nëntor 2022, kur realizoi komunikimin e fundit me nënën e saj, ka humbur kontaktet me familjen dhe të afërmit nga qyteti i Milanos. Në bisedën që zhvilloi atë ditë Brisilda dukej e shqetësuar ndërsa nënës i ka kërkuar nëse kishte në gjendje ndonjë fotokopje të dokumenteve personale të saj. Kjo kërkesë e ka vënë në dyshime nënën, pasi Brisilda e kishte me vete edhe pasaportën edhe kartën e identitetit. Ajo dyshon se dikush ia mban peng të bijën, që ajo të mos ketë mundësi të udhëtojë. Brisilda prej vitesh bënte një jetë mes Italisë dhe Francës. Së fundmi ishte zhvendosur nga Dioni në Milano. Udhëtimin e saj të fundit, 22-vjeçarja e bëri në fund të tetorit pas një konflikti me nënën, ndërsa shprehej vazhdimisht se i pëlqente të jetonte me shoqërinë e saj në Milano. Në dijeninën e prindërve ajo jetonte me një shoqe dhe punonte në një restorant, por familja ka dyshime për jetën e fshehtë të Brisildës, ndërsa janë të shqetësuar për fatin e saj. Prej 1 viti e reja kishte shfaqur probleme ankthi dhe depresioni, deri aty sa arrinte të dëmtonte edhe veten. Vizitat kanë qenë të shpeshta, por Brisilda nuk merrte mjekim pasi i pëlqente të bënte një jetë të pavarur, larg kontrollit prindëror. Me familjen asnjëherë nuk hapej dhe ata kurrë nuk mësuan për problemet apo shqetësimet e vajzës, por sjelljet e saj ishin mëse të dukshme: Brisilda ishte në rrezik… Kanë kaluar afro 4 muaj dhe nuk ka asnjë gjurmë të Brisildës, edhe pse familjarët kanë bërë denoncim në policinë e dy shteteve asaj franceze dhe italiane. Pak para se të largohej, një dorë e brishtë u zgjat pas për ta ndaluar, ishte djali i saj 5-vjeçar. Por as ai nuk mundi dot ta ndalte nënën e tij, e cila ende edhe sott rezulton e humbur.
-
VIDEO
I plagosën motrën me armë zjarri, flet vëllai i 60 vjeçares në Lushnjë: Ishim në gjyq sot për tokën, na bënë pritë kur po vinim në shtëpi
Vëllai i Bajame Senejas, 60 vjeçares që u plagos me plumb në këmbë ka dhënë një intervistë për Report TV ku thotë se ka qenë Shaip Hasalla ai që ka qëlluar me armë zjarri ndaj motrës së tij.
Sipas tij shkak është bërë konflikti për tokën 2 hektarë për të cilën sot ishte mbajtur edhe një seancë gjyqësore.
"Na qëlluan Shaip Hasalla me djemtë. Para dy vjetëve na ka qëlluar me armë. Sot na qëlluan sërish, na plagosën motrën. Edhe sot ishim në gjyq për këtë çështje, mbaruam çështjen na zunë pritë. Unë isha në makinë së bashku me avokatin nga Tirana. Nipi mbrapa ka qenë me motrën, ndaj tyre u qëllua me armë zjarri. Na sulmuan për 2 hektarë tokë, që kam kaq vite me një stallë që e kam atje dhe sot ky zotëria do ta marrë me forcë”- u shpreh vëllai i 60 vjeçares së plagosur.
-
VIDEO
Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, plagoset një 60-vjeçare
Të shtëna me armë zjarri në Lushnje. Një 60-vjeçare ka mbetur e plagosur në rrethana ende të paqarta.
-
VIDEO
Ministrja Krifca në Bruksel: Angazhim maksimal për përthithjen e fondeve të BE-së për Bujqësinë
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, zhvilloi në Bruksel takimin me Komisionerin e Bashkimit Evropian Janusz Wojciechowski, ku u vlerësua ecuria pozitive e zbatimit të Programit IPARD II në vendin tonë dhe ecuria me përgatitjet për IPARD III
-
VIDEO
'Kam nevojë për para, jam i shtruar në spital' si 28-vjeçari mori mbi 100 mijë euro nëpërmjet mashtrimit duke vjedhur llogaritë në facebook të shqiptarëve në Kosovë (EMRI)
“Kam nevojë për para, jam i shtruar në spital”, kjo ishte një nga format që Liridon Peka, 28 vjeç, përdorte për të zhvatur para nga shqiptarë të Kosovës, pasi vidhte llogari në Facebook dhe u shkruante familjarëve të tyre.
I riu fillimisht arrinte të thyente këto llogari dhe më pas niste punën për vjedhjen e sasive të konsiderueshme të parave. Peka u arrestua këtë të enjte nga Njësia “C” e krimit kibernetik në Policinë e Shtetit përmes operacionit “Account”, pas muajsh të tërë hetimesh për të provuar veprimtarinë e tij kriminale. Ai shtirej si një i afërm i tyre dhe përveçse të qenit “i sëmurë” përdorte edhe disa lloje të tjera gënjeshtrash për t’u bërë i besueshëm dhe për të zhvatur sa më shumë para.
-
VIDEO
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e Partisë Demokratike, koalicioni Meta-Berisha do të vijojë garën për zgjedhjet lokale të 14 majit
Partia Demokratike kishte kërkuar që të mos lejohet regjistrimi i këtij koalicioni që bashkë me partinë e Lirisë, PDK-në dhe PBDNJ, përmban edhe emrin e PD-së, duke shkelur ligjin me përdorimin e simbolit.
-
VIDEO
Rama fton të rinjtë të bëhen pjesë e FA: Vijoni aplikimin për mundësitë e shumta
Kryeministri Edi Rama ka ftuar çdo të ri për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura. Përbri shkrimit të tij, kreu i qeverisë publikoi dhe një video ku shfaqej Armela Murati, pilotja e parë shqiptare.
-
VIDEO
Hapet xhamia e re në Tiranë, Veliaj: Kush ndërton një xhami, ndihmon një zonë të tërë
Myftiu i Tiranës, Lauren Luli, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe dhjetëra besimtarë të zonës, hapën dyert e xhamisë së re në rrugën “Hamdi Cullaj”
-
VIDEO
Premtimet e opozitës për transport publik falas dhe ndalim ndërtimesh në Tiranë, Çoçoli: Të pamundura në logjikë ekonomike! Rëndohet buxheti bashkisë
Premtimet e opozitës për transport publik falas në Tiranë dhe ndalimin e ndërtimeve, nuk mund të gjejnë zbatim. Kështu u shpreh eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV.
-
VIDEO
Ç'po ndodh me kandidatët e PD për 14 Majin? Alibeajt i ikën një tjetër garues për kryetar bashkie, tërhiqet Sabah Sheta i Krujës! Ende 14 emra në garë
Ditën që KQZ nisi regjistrimin zyrtar të listave të partive politike për 14 majin, Enkelejd Alibeajt i tërhiqet një tjetër kandidat. Sabah Sheta i Krujës thotë se tërhiqet për të mos thelluar përçarjen. Por ai fton demokratët të votojnë siglën e PD dhe jo koalicionin Berisha-Meta.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore, Karabina: PD duhet të kishte dalë me 61 kandidatë! Analisti Gashi: Do të zhbëheni si parti, do merrni vetëm 2%
Partia Demokratike në zgjedhjet e 14 majit duhet të futej me 61 kandidatë! Kështu thotë anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Mirela Karabina e ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv. Sipas Karabinës, një pjesë e kandidatëve të dala nga Primaret kanë menduar se do të dalin më siglën e PD-së, ndërsa tani u duhet të dalin me logon Partisë së Lirisë