-
VIDEO
Sulmet e Berishës, kandidatja e PD për Vaun e Dejës për Report Tv: S'tërhiqem nga gara, presion demokratëve që mos të më votojnë! Po faktorizon Metën
Kandidatja e Partisë Demokratike për Vaun e Dejës, Klomentina Drini ka folur në Report Tv pas sulmeve që Sali Berisha bëri kundrejt saj teksa prezantoi kandidatin e tij Zef Hilën para demokratëve. Me bindje të plotë, Drini thotë se nuk do të tërhiqet nga gara pavarësisht çdo lloj presioni që mund të marrë nga pala tjetër.
-
VIDEO
Kryemadhi aksionere me politikanë rusë në parajsat fiskale, Balla: Drejtësia të sqarojë nga vijnë paratë në llogaritë e gruas së ish presidentit Meta
Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla ka kërkuar që drejtësia të nise hetimet për përfshirjen e Monika Kryemadhi në financimet ruse.
-
VIDEO
Aksident në Pogradec, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën! Plagosen 6 persona, 2 prej tyre në gjendje të rëndë
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në në aksin nacional Pogradec-Qafë-Thane në afërsi të fshatit Hudënisht. Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar 6 persona të plagosur.
-
VIDEO
Me 41 kg heroinë në bagazhin e makinës, arrestohet 31-vjeçari pranë Rinasit! ‘Kyç’ gojën para hetuesve, droga në treg me vlerë gjysmë milioni euro! Në kërkim bashkëpunëtori
TIRANË- Një 31-vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke transportuar heroinë me makinën e tij, ndërsa në kërkim është shpallur një bashkëpunëtor i tij. Armando Papa u arrestuar nga uniformat blu teksa transportonte 41 kg e 700 gram heroinë me makinën e tij në drejtim të Rinasit.
Papa është ndaluar nga policia për kontroll në rrethrrotullimin e aeroportit dhe në bagazhin e makinës i është gjetur e fshehur lënda narkotike e ndarë në 62 pako, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 mjet prerës. Papa është banues në Fushë Kuqe të Kurbinit.
-
VIDEO
Veliaj nga Kavaja: Opozita erdhi mori votat këtu dhe nuk u duk më! Halli i Berishës është non-grata, se nuk kalon dot as Rinasin
Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar deputetët e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, të cilët pasi morën votat e braktisën Kavajën dhe nuk u dukën më. Gjatë prezantimit të kandidatëve për Këshillin Bashkiak në Kavajë, Veliaj u bëri thirrje simpatizantëve të opozitës që, në këto zgjedhje, të mbështesin PS dhe kandidatin e saj, pasi ndryshe nga PD dhe PL, socialistët nuk do i braktisin kurrë.
-
VIDEO
Linjat e shpejta të autobusëve, drejtori i transportit urban: Pasagjeri mëson në kohë reale itinerarin, shkurton kohën e udhëtimit! 62% e kilometrave me korsi të dedikuar
Së shpejti pritet të nis puna për ndërtimin e projektit më të madh infrastrukturor për linjat e autobusëve ë shpejtë apo Bus Rapit Transit në Tiranë. Për Report Tv Enton Punavija, drejtori I transportit në Bashkinë Tiranë tregon më shumë detaje rreth këtij projekti I cili do të riorganizoj transportin në kryeqytet.
-
VIDEO
Kontrolle në Vlorë, shpallet në kërkim anëtari i një grupi kriminal! Në shtëpi i gjetën pistoletë dhe 39 mijë euro
FNSH ka kryer kontrolle në Vlorë, ku është sekuestruar një pistoletë dhe 39 mijë euro në banesën e Rodrigo Shemshos.
-
VIDEO
Kandidatja e PD për Vaun e Dejës reagon pas sulmeve të Berishës: Zoti non grata, s'ka presion që më tërheq nga gara
Kandidatja e PD-së, Klomentina Drini për bashkinë e Vaut të Dejës ka reaguar pas sulmeve që Sali Berisha i bërë një ditë më parë, teksa prezantoi para demokratëve Zef Hilën. Drini teksa e quan Berishën një non grata, shkruan se nuk do të tërhiqet nga gara pavarësisht presioneve që po i ushtrohet.
-
VIDEO
Monitoronte lëvizjet e policisë përmes radios, arrestohet 52-vjeçari në Shkodër! I pajisur edhe me armë zjarri
Një 52-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi është kapur me armë zjarri, si edhe me radio si të policisë që i përdorte për të monitoruar lëvizjet e shërbimeve të Policisë
-
VIDEO
Po transportonin 41 kg heroinë me makinë në drejtim të Rinasit, arrestohet 32-vjeçari, në kërkim shoku i tij
Operacioni bazuar në inteligjencën informative për goditen e veprimtarisë kriminale në fushën e drogave të forta.
Vihet në pranga drejtuesi i automjetit që transportone heroninën.
Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative se një sasi e madhe lënde narkotike heroinë po transportohej me një automjet tip "Benz", kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Fusha e kuqe".
Si rezultat i këtij megaoperacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 31 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.
Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi R. G., banues në Sukth.
Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe janë vënë në ndjekje të tij, pasi kanë vijuar ndjekjen, në afërsi të rrethrrotullimit të aeroportit, kanë bërë ndalimin e automjetit të dyshuar.
Gjatë kontrollit në automjetin tip "Benz", u gjet në bagazh një kuti me 62 pako brenda së cilave kishte 41 kg e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 mjet prerës.
Nga specialistët për hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
-
VIDEO
Në kërkim për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 41-vjeçari në Kavajë! Gjykata e dënoi me 4 vite e 7 muaj burg
Një 41-vjeçar i identifikuar si Erland Helshani është arrestuar nga policia e Kavajës pasi akuzohet për prodhim dhe shitje droge. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
-
VIDEO
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë
Moti i keq me reshje shiu gjatë ditës së sotme do të pezullojë lundrimin e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë.
Kapiteneria e Portit të Vlorës konfirmon se forca e detit jashtë gjirit të Vlorës shkon me 6-7 erë bf.