Ç'po ndodh me kandidatët e PD për 14 Majin? Alibeajt i ikën një tjetër garues për kryetar bashkie, tërhiqet Sabah Sheta i Krujës! Ende 14 emra në garë

30 Mars 2023, 15:41

Ditën që KQZ nisi regjistrimin zyrtar të listave të partive politike për 14 majin, Enkelejd Alibeajt i tërhiqet një tjetër kandidat. Sabah Sheta i Krujës thotë se tërhiqet për të mos thelluar përçarjen. Por ai fton demokratët të votojnë siglën e PD dhe jo koalicionin Berisha-Meta.