-
VIDEO
Përplasje me thika dhe armë zjarri në Kavajë pas një konflikti, 2 viktima (EMRAT)
2 viktima! Është ky bilanci i një sherri të regjistruar në Kavajë! Report Tv mëson se 2 persona kanë goditur njëri-tjetrin, pas një sherri. Gazetari i Report Tv mëson se njëri ka qëlluar me thikë, e ndërsa tjetri i është kundërpërgjigjur më armë.
-
VIDEO
U gjet i pajetë brenda tualetit të hotelit në Divjakë, prokuroria e Lushnjës nis hetimet për vdekjen e 47 vjeçarit spanjoll
Prokuroria e Lushnjës ka nisur hetimet për ngjarjen e ndodhur në mbrëmjen e 21 marsit, ku shtetasi spanjoll Francisco Javier Carraso Cervilla u gjet i vdekur brenda tualetit të hotelit në fshatin Karavasta të Divjakës.
-
VIDEO
30 vite pa investime, lagjja e harruar në periferi të Lezhës! Rrugët e shkatërruara vështirësojnë lëvizjen e banorëve
Ndodhet vetëm 3 km larg qytetit, por prej më shumë se 30 vitesh “Lagjja e Shpejtë” në periferi të Lezhës ka mbetur e harruar dhe infrastrukturë rrugore të rrënuar. Banorët thonë se prej vitesh ndihen të braktisur nga shteti, ndërsa i bëjnë apel pushtetit vendor t’u ndërtojë sa më shpejt rrugën
-
VIDEO
I dënuar me 25 vite burg në Itali, Gjykata e Tiranës njeh vendimin për ‘Ufon’! Ilir Paja nuk do ekstradohet, dënimin do e shlyejë në Shqipëri
Ilir Paja, i njohur ndryshe me nofkën ‘Ufo’ do ta shlyejë dënimin në Shqipëri. Ilir Paja nuk do të ekstradohet drejt Italisë, atje ku është i dënuar me 24 vite e 8 muaj burg, por dënimin do ta shlyejë në vendin tonë. Vendimi u njoh sot nga Gjykata e Tiranës.
-
VIDEO
Sulmi ndaj Top Channel, një profil gjenetik i zbehtë, e vetmja provë që mund të zbardhë ngjarjen! Përjashtohet pista e vrasjes së rojës për shkaqet familjare
Policia e Shtetit ka arritur të siguroj vetëm një profil gjenetik të zbehtë që mund të ndihmoj në zbardhjen e ngjarjes së të hënës në breshërinë e plumbave të kallashnikovit në drejtim të Top Channel. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se shpresat për momentin janë vetëm në këtë drejtim, edhe pse materiali gjenetik në fjalë është i zbehtë dhe mund të mos rezultojë i vlefshëm.
-
VIDEO
Erion Veliaj flet me emra: JOQ dhe Lolita u vendosin gjoba linjave të autobusëve! Ja kush janë pronarët
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dalë sot në një aktivitet dhe ka folur për transportin në kryeqytet. Veliaj tha se ka të ashtuquajtura media sociale si JOQ apo Lolita të cilat bëjnë lajme për t’i vënë gjoba pronarëve të autobusëve të kryeqyteti.
-
VIDEO
A po shkel Kodin Zgjedhor me shpërblimin për pensionistët? Rama: S’ka lidhje, premtim i zotuar më parë! Nuk i lëmë vetëm në këtë kohë krize
Kryeministri Edi Rama është pyetur nëse është në shkelje të Kodit Zgjedhor pasi ka vendosur që të shpërblejë pensionistët me 5 mijë lekë nga mbledhja e taksës së jashtëzakonshme në prag të zgjedhjeve lokale. Rama tha se ky është një premtim i zotuar shumë kohë më parë dhe nuk kanë ndërmend që të lënë pensionistët pa mbështetje në këtë periudhë krize.
-
VIDEO
14 segmente rrugore me kamera, eksperti në Report Tv: Do ulen aksidentet! Kodi i ri rrugor? Duhej të ishte vënë fillimisht në provë
14 segmente rrugore do të jenë të monitoruara nga kamerat e sigurisë si formë e re të monitorimit kundër shkeljeve të qarkullimit. Për ekspertin rrugor, Fadil Likaj ky ‘fortifikim’ digjital, jo vetëm që është dobi, por madje e sheh si metodë efikase për të ulur rendimentin në rritje të aksidenteve rrugore.
-
VIDEO
Rama: Të moshuarit do marrin 5 mijë lekë më shumë në pensionin e muajit tjetër! Premton rritje page për kategori të tjera punonjësish
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se muajin e ardhshëm, të moshuarit do të marrin 5 mijë lekë më shumë në pensionet e tyre. Pas mbledhjes së qeverisë foli për planin e pagave duke thënë se do të ketë rritje për disa kategori ndërsa synojnë që paga mesatare të arrijë në 900 euro.
-
VIDEO
Po transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, arrestohet 42-vjeçari në Gjirokastër
Një 42-vjeçar, shqiptar nga Kosova, është arrestuar në Gjirokastër pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. 42-vjeçari, Deme Rexhaj po transportonte 10 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut kundrejt parave.
-
VIDEO
Shoqëria civile protestë para SPAK: Ku është floriri i Kërrabës! Hetoni evazionin fiskal të hidrokarbureve
Shoqëria civile po mban protestë të heshtur para Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Përfaqësues të shoqërisë civile kishin përgatitur disa pankarta me mesazhe për organet e larta të drejtësisë.
-
VIDEO
I dënuar për prodhim e shpërndarje të materialeve pornografike, arrestohet me qëllim ekstradimi në Gjermani 27-vjeçari në Tiranë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar "Paderborn".
Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale "Prodhimi dhe shpërndarja e materialeve pornografike".
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Paderborn”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, i shtetasit:
- Patrick Wellner, 27 vjeç, përkohësisht banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lokale e Paderborn, Gjermani, e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e materialeve pornografike”, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë.