-
VIDEO
Hetimi për Ahmetajn, kreu i SPAK: Janë gjetur prova në vilat e kontrolluara, kemi nisur disa letërporosi në disa shtete! Do ta thërrasim ish-ministrin
Kryetari i SPAK, Altin Dumani, ka thënë sot se gjatë kontrollit të vilave të bashkëjetueses dhe ish gruas së Arben Ahmetajt janë gjetur prova.
“Nuk i marrim leje kurrkujt e thërrasim këdo të jetë për ta marrë në pyetje, Arben Ahmetajn apo kushdo që të jetë. Kontrollet janë në dinamikën e hetimit ku grupi vlerësoi se në këto ambiente mund të gjendeshin prova. Kemi gjetur prova. Sekuestro është preventive, masë sigurie me qëllim me qëllim që mos tjetërsohet pronësia. Në verifikim është çdo gjë. Kemi nisur letërporosi në shumë shtete jo vetëm në një shtet, kërkon kohë, ka që janë përgjigjur ka që janë në proces, hetimi përfshin çdo gjë (përfshirë edhe mundësinë e fshehjes së pasurisë jashtë). Patjetër që do e thërrasim Ahmetajn, nëse do e shikojmë të nevojshme”, tha Dumani në një takim informal me gazetarët.
-
VIDEO
Kampionati i rafting, Osumi fiton ‘garën e lumenjve’!
Ekipi i Osumit është shpallur kampion i Shqipërisë në kampionatin kombëtar të rafting të zhvilluar në Berat. Trajneri i kombëtares Andrea Gali thotë se kur e nisën këtë sport 30 vite më parë njerëzit në Shqipëri e merrnin për të çmendur, por tani ai promovon bukuritë natyre të vendit.
-
VIDEO
Taksimi i profesioneve të lira, eksperti i ekonomisë: Do të krijohet kaos në treg, ka premisa të krijojë evazion fiskal
Një ditë më parë Kuvendi miratoi dje ligjin e tatimit mbi të ardhurat, por ky ligj sipas ekspertit të Ekonomisë, Eduart Gjokutaj, do të krijojë kaos të treg. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Gjokutaj tha se humbet ekonomia dhe se ka premisa për evazion fiskal.
-
VIDEO
Ligji për hapjen e dosjeve, Balla i hapur për bashkëpunim me Alibeajn: Propozimi i opozitës bën sens! Duhet t’i japim zgjidhje
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është i hapur për bashkëpunim me Enkelejd Alibejn për ligjin e hapjes së dosjeve.
“Kush ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, e humb mandatin e deputetit. Propozimi i opozitës, që t’ju them të drejtën bën sens, është një mënyrë tjetër, nuk përdoret ligji i Dekriminalizimit, por një ligj i posaçëm. Ndërhyrjet përmes autoritetit që ka jo vetëm fuqinë verifikuese, por merr vendimin përfundimtar.
Përdoret një ligj i ri i posaçëm ku ndërhyhet përmes Autoritetit të Dosjeve që merr vendimin përfundimtar që të mos jesh i zgjedhur apo të emërohesh në pozicione shtetërore. Të bëjmë bashkë propozimin tonë dhe të opozitës. Propozimi ynë është i hapur për t’u diskutuar bashkë me atë të PD. E rëndësishme është që pas 32 vitesh duhet t;i japim zgjidhje. Sot po them që jemi të hapur të diskutojmë me opozitën,e rëndësishme është rezultati përfundimtar. Mekanizmi ynë që kur dedektohesh humb kur je zgjedhur dhe pozicionin që ke marrë. Sot është moment i rëndësishëm kur ka konsensus. Sot mund të them me zërin më të lartë të mundshëm se jemi në prag të përmbylljes.
Njoh si pakicë në Kuvendin e Shqipërisë grupin parlamentar të PD. Grupi më i madh rezulton ky grup. Mos harroni, ka një rregull në politikë, nuk e zgjedh dot kundërshtarin”, tha Balla.
-
VIDEO
Plagosja dje në Lushnjë, flet babai i të shpallurit në kërkim: Djali ka 2 javë në Greqi, se ka bërë ai
Shaip Hasalla babai i Armand Hasalla qe dyshohet si autor i plagosjes së Bajame Seneja ditën e djeshme në një prononcim për media shprehet se kjo vepër nuk është e djalit te tij sepse ka dy jave ne Greqi
-
VIDEO
Shembet muri mbrojtës krah rrugës kryesore te Uji i Ftohtë, bllokohet rruga nga gurët! Kalohet vetëm në një korsi
Gjatë natës ka rënë një pjesë muri sëbashku me dherat në rrugën nacionale Vlorë Orikum. Pjesa e murit është rrëzuar pranë zonës së Ujit të Ftohtë ku janë njësitë hoteliere në Lungomare 2 teksa sipas burimeve qarkullimi rrugor në këtë zonë i bllokuar prej shumë minutash.
-
VIDEO
Ethet e zgjedhjeve (30 mars 2023)
Tërheqjet e kandidatëve të Partisë Demokratike nga gara për t’u shpallur kryebashkiakë në zgjedhjet lokale të 14 majit, mund të jenë edhe një ‘boomerang’ për Sali Berishën, sipas analizës së bërë nga gazetari dhe botuesi Carlo Bollino. Në emisionin ‘Real Story’ me Sokoll Ballën në Report TV, Bollino tha se edhe nëse Berisha po u bën presion kandidatëve të mbetur të PD-së për krerët e bashkive, jo domosdoshmërisht tërheqja e këtyre të fundit mund të rezultojë në favor të kreut të Rithemelimit
-
VIDEO
Kulluri për Këlliçin: Nuk ka mbështetje të plotë as brenda ‘foltores’! Propozimi i tij për autobusët falas në Tiranë ‘ultra-komunist’
Analisti, Edvin Kulluri ka komentuar propozimin e kandidatit të koalicionit Meta-Berisha për transportin publik falas në Tiranë. Ai tha se ky propozim tregonte se PD është kthyer në komedi sepse pavarësisht se flitet për vlera të konservatorizmit, propozimi i Këlliçit është ultra komunist.
Mes të tjerash, Kulluri theksoi se Këlliçi nuk ka ka mbështetje të plotë as brenda ‘foltores’.
“Kur Belind Këlliçi ka dalë dhe ka thënë do t’i bëj autobuzët pa pagesë, dy ditë para është bërë kushtetuta konservatore. Këta janë bërë komedi. Edhe grupi konservator nuk e do Këlliçin. Këlliçi ka një problem se edhe brenda foltores nuk ka mbështetje të plotë. Janë drejtues politikë që ndikojnë në parti që nuk besojnë tek piruetat e Këlliçit dhe Berishës sepse nuk mund të ulesh për një projekt konservator dhe pastaj të dalësh me projekt ultra komunist. Kë të besojnë demokratët e shkretë, autobuzin apo konservatorizmin? Ke dëgjuar të flasin për pronën? Zero! Sepse kanë qenë dy herë në pushtet dhe nuk kanë bërë asgjë”- u shpreh Kulluri.
-
VIDEO
Përfitojnë 5 mijë lekë bonus për muajin prill, pensionistët: Të jepet çdo muaj! Marrim shumë pak pension, nuk na del
Ka shumë të moshuar që edhe pse nuk i përballojnë dot nevojat me pensionet që marrin, bonusi prej 5 mijë lekësh në prill u duket një gjest i mirë ndaj tyre, edhe pse këtë vlerë do donin ta merrnin muaj për muaj
-
VIDEO
I emëruar nga Biden për ambasador i SHBA në Tiranë, Kostelancik flet para Kongresit: Çojmë para reformën në drejtësi! Luftë korrupsionit dhe bashkëpunim në mbrojtje kibernetike
David J. Kostelancik, i emëruar nga Presidenti Biden për të shërbyer si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, parashtroi sot para Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin e Shteteve të Bashkuara, gjatë seancës së konfirmimit, përparësitë e tij si ambasador:
-
VIDEO
Xhixha për Report Tv: I mahnitur nga pritja në Azerbajxhani! Dua kombëtaren! Tirana nuk është ajo që ka qenë në fillim sezoni
Sulmuesi Redon Xhixha ka rrëfyer në Report Tv, eksperiencën e tij të re në Azerbajxhanit me ekipin e Sumqayit. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arber Hitaj, Xhixha tregon se është i mahnitur nga pritja që i është bërë, e ndërsa e pranon që një meritë për këtë e ka dhe Ansi Agolli.
-
VIDEO
Rama ndan medaljet për vajzat e shkollës 9 vjeçare që fituan kampionatin e basketbollit: Sot Kamza i dha Tiranës një mësim
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm gjatë finales së basketbollit për vajzat e shkollave 9 vjeçare të qarkut të Tiranës, mes shkollës ‘Hilary Clinton’ të Kamzës dhe ‘Dhora Leka’ të Tiranës.