-
VIDEO
Pamje shumë të rënda, ambulanca merr një të plagosur! U godit nga makina që ra nga mbikalimi
Në këto pamje të rënda duket i plagosuri nga aksidenti i rëndë, të cilin e merr ambulanca. Ai është totalisht i pafajshëm pasi teksa ishte në autostradë u godit nga makina që ra nga mbikalimi.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në afërsi të TEG, makinat bëhen copash
Aksident i rëndë në afërsi të TEG, makinat bëhen copash
-
VIDEO
E shembur prej tre muajsh, në mars nis rikonstruksioni i rrugës Vajzë-Sevaster në Selenicë
Rruga Vajza-Sevaster do të rikonstruktohet me një fond prej 22 milionë lekësh. Tenderi bëhet në mars tha Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj dhe menjëherë nisin punimet. Ky aks pësoi rrëshqitje masive dy muaj më parë si pasojë e reshjeve dhe erozionit të tokës.
-
VIDEO
Akuzat për privatizimin e pronave të ushtrisë në Sarandë, Kollçaku: Sekret hetimor! Do informoheni në momentin e duhur
Deputeti Bardhyl Kollcaku nuk ka dhënë detaje për akuzat lidhur me privatizimin e pronave të ushtrisë në Sarandë, për të cilat u paraqit sot në SPAK.
“Është sekret hetimor, do të informoheni në momentin e duhur”, tha Kollçaku pasi doli nga Prokuroria e Posaçme.
-
VIDEO
Meta: Përkrahim kandidatët e Primareve, do kemi emrat tanë për këshillat bashkiakë
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në lidhje me listën e kandidatëve të PL për këshilltarë bashkiakë në Bashkinë e Tiranës. Ai tha se 26 emrat e parë janë miratuar nga kryesia duke vlerësuar kontributin e disa prej emrave që janë pjesë e kësaj liste.
“Komisioni ka bërë një vlerësim përfundimtar të kësaj liste në bazë të aplikimeve që secili prej kandidatëve ka shprehur. Lista me 26 emrat e parë është e zyrtarizuar nga kryesia. Do zyrtarizohet përfundimisht pasi të plotësohet nga dokumentacioni përkatës. Kjo listë kryesohet nga Silva Caka dhe disa nga figurat më kryesore të Partisë së Lirisë si Endrit Braimllari, Floida Kërpaçi, Tedi Blushi. Kemi hedhur një firmë ku jemi angazhuar për të çrrënjosur regjimin dhe kthimin e këshillave bashkiakë në tribuna për qytetarët dhe grupet e interesit. Hapi i dytë është një ligj që do të garantojë ushtrimin e të drejtës së referendumit që i jep fund pengmarrjes së shtetit”, tha Meta.
-
VIDEO
KQZ rrëzoi Berishën dhe njohu Bashën kryetar të PD-së, Meta: Çmenduri e regjimit të Ramës
Kryetari i Partisë së Lirisë , Ilir Meta u pyet gjatë një konferencë me gazetarët edhe për vendimin e KQZ-së e cila njohu si kryetar të PD, Lulzim Bashën dhe i la një afat 48 orë për të shtuar disa dokumente për tu regjistruar më pas në zgjedhjet e 14 majit.
I pyetur se PD rrezikon të mbetet jashtë zgjedhjeve, Meta u përgjigj duke thënë se ‘ këto janë çmenduritë e regjimit të Ramës”.
“Çdo individ përfaqësues në këto institucione për udhëhiqet nga Kushtetua dhe ligji meriton vlerësimin më të madh, që të mos u rikthehem grafikëve. Nuk dua të hyj në këto çështje procedurale.
-
VIDEO
Koalicion me Berishën për zgjedhjet lokale, Meta: Jemi angazhuar solemnisht për ti dhënë fund këtij regjimi monist
‘Besoj se të gjithë e dinë, dhe e mbajnë mend që ne keni hedhur një firmë dhe kemi bërë një ceremoni ku jemi angazhuar solemnisht, për t’i dhënë fund regjimit qendror duke rrënjosur fitoren në zgjedhjet e 14 majit. Kthimin e këshillave bashkiake në tribuna, ku vetë qytetarët do të vijnë dhe do të shprehin idetë e tyre. Hapi i dytë është një ligj që do të ushtrojë të drejtën e referendumit, që t’i jepet fund pengmarrjes së shtetit.”, tha Meta.‘Besoj se të gjithë e dinë, dhe e mbajnë mend që ne keni hedhur një firmë dhe kemi bërë një ceremoni ku jemi angazhuar solemnisht, për t’i dhënë fund regjimit qendror duke rrënjosur fitoren në zgjedhjet e 14 majit. Kthimin e këshillave bashkiake në tribuna, ku vetë qytetarët do të vijnë dhe do të shprehin idetë e tyre. Hapi i dytë është një ligj që do të ushtrojë të drejtën e referendumit, që t’i jepet fund pengmarrjes së shtetit.”, tha Meta.
-
VIDEO
Celibashi: Në perceptimin tim kryetar i PD është Sali Berisha por me ligj është Lulzim Basha
Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në deklaratën e tij sot në mbledhjen e KQZ kur mori vendimin për mosregjistrimin e Sali Berishës me logon e PD tha se ai vetë ka perceptimin që Berisha është kryetar i partisë por me ligj dhe dokumente figuron Basha.
“Unë mund ta pranoj që në perceptimin tim Berisha është kryetar i PD-së, por nuk ndryshon asgjë në përputhje me ligjin pasi duhet të marr në konsideratë një dokument zyrtar të gjykatës. Të drejtën për të regjistruar PD-në, bazuar në dokumentet zyrtare që i janë vënë KQZ-së e ka Lulzim Basha. Ai figuron kryetar i PD-së”, tha Celibashi.
-
VIDEO
Prefektja e Shkodrës: Po ngrihen shtëpi bari nga grupet kriminale! Kultivuesit e shesin drogën pranë shkollave, të nisë sensibilizimi
Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni ka ngritur shqetësimin për shtëpitë e barit që ngrihen nga grupet kriminale dhe kërkon nga komunitetet që të mos tregojnë indiferencë por të nisin sensibilizimin.
-
VIDEO
Ishin futur kontrabandë, sekuestrohen 93 pako me mallra në Tiranë, në kërkim pronarja e postës private! Produktet vinin kryesisht nga Kosova
93 pako me mallra të ndryshme, duke përfshirë veshje, produkte kozmetike e pajisje elektronike janë sekuestruar nga policia e Tiranës pasi ishin futur kontrabandë në Shqipëri
-
VIDEO
PD kërkon shfuqizimin e bordit të Karburanteve/ Çupi: Cenon interesat e qytetarëve! Sula: Bordi abuzues, dëmton ekonominë e shqiptarëve
Në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua seanca e kërkesës së PD-së për shfuqizimin e Bordit të Transparencës për caktimin e çmimit të naftës. Deputetja Dhurata Çupi u shpreh se bordi cenon mbrojtjen e interesave të qytetarëve.
‘Paraqitëm qartësisht se është në cenim të të drejtës kushtuese. Është një cenim të thellë të mbrojtjes së interesave të qytetarëve, me çmimet abuzimeve për qytetarët. Një bord publik privat. I jashtëzakonshëm i pa parë në asnjë vendimmarrje të vendeve të tjera. Bëhen edhe pjesë e bordit të qeverisë. Çmimet e karburantit kanë qenë të jashtëzakonshme më të larta në 30 vite. Në dëm të interesave të qytetarëve. Ky projektligj duhet të shfuqizohet.’- tha Çupi.
Nga ana tjetër deputeti Sula u shpreh se bordi është abuzues dhe se dëmton ekonominë e shqiptarëve.
‘Është ngritur vetëm për 1 apo dy kompani të hidrokarbureve. Çmimi i karburantit është jashtë çdo lloje logjike. Në një kohë që edhe çmimi në bursë. Këtu ishte çmimi më i lartë. Është haptazi me qëllim përfitues. Kemi të bëjmë me një mënyrë të përfitimit të gjitha formave
-
VIDEO
Kapet specia e rrallë 'Breshka Fluturuese' në ujërat e Vlorës
VLORË - Një specie e rrallë, e quajtur ‘Breshka Fluturuese’ u kap sot nga peshkatarët e ‘Qendrës së Peshkimit Orikum’ në Radhimë.