-
VIDEO
Radhë automjetesh në zonën neutrale në doganën e Kapshticës
Radhë automjetesh janë krijuar në zonën neutrale të doganës së Kapshticës. Një problem në palën shqiptare ka paralizuar lëvizjen e automjeteve pranë kësaj pike kufitare
-
VIDEO
Shpërndante heroine në Fier, arrestohet 35-vjeçari
Gjatë kontrollit fizik, 35-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, një sasi metadoni i lëngshëm dhe disa medikamete mjekësore(diazepam), të cilat i shiste në vendin e quajtur "Azotiku”, dhe në lagjen "Kryengritja", Fier.
35 vjeçari banues në Fier u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
-
VIDEO
Tritol vilës së Skënder Likës, gjendet e djegur makina e autorëve në Gramëz të Fushë-Krujës
Një autoveture tip ‘Volkswagen Passat’ është gjetur e djegur nga policia ne venin e quajtur Kallamat në fshatin Gramës të Fushë-Krujës.
Autovetura është shkrumbuar totalisht nga flakët dhe për të nuk ka patur njoftim ne sallën operative, por mjeti është gjetur i djegur totalisht dhe është dërguar në komisariatin e policisë në Krujë. Autovetura dyshohet të jetë përdorur nga autorët për vënien e sasisë së eksplozivit familjes Lika në Laç. Pritet të vijnë ekspertet nga Laçi për të bërë kqyrjen e mjetit
Nuk dihet se kujt i përket mjeti apo nëse brenda tij ka prova apo materiale që do të ndihmojnë për identifikimin e autorëve. Duhet theksuar se zona e Kallamave në fshatin Gramëz është përdorur prej vitesh nga kriminelë të ndryshëm për të djegur autoveturat që përdorin për krime të ndryshme.
-
VIDEO
Del skema 3D e aksidentit tragjik! Si fluturoi 'Audi' me shpejtësi skëterrë nga mbikalimi i TEG-ut në autostradë
Kjo është skema 3D që tregon se si ndodhi aksidenti tragjik në Tiranë.Inxhinieri Alfred Hasanaj ka bërë përpunimin grafik të gjithë ngjarjes duke treguar se si 'Audi' që ishte me shpejtësi skëterrë ka thyer barrierat dhe ka dalë nga mbikalimi i TEG-ut dhje ka përfunduar në autostradë. Nga aksidenti humbën jetën 3 të rinj, Klevis Ruçaj, 20-vjeç bashkë me dy vajzat pasagjere, Sikela Përroj, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini, 22 vjeçe.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Korçë, makina përplas për vdekje këmbësorin! Drejtuesi i automjetit largohet nga vendngjarja
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku makina ka përplasur për vdekje një qytetar që po lëvizte në këmbë.
-
VIDEO
Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në disa lagje të Lezhës
Reshjet e dendura te shiut me intensitet të lartë kanë krijuar probleme në Lezhë. Vërshimi i ujërave solli përmbytje në blloqet e banimit 11 janari dhe 11.2 hektare te lagjes “Besëlidhja”.
-
VIDEO
Moti i keq, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë
Si pasojë e motit të përkeqësuar në gjirin e Vlorës nga dita e sotme është pezulluar lundrimi detar për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit. Ndërkohë vijon lundrimi për tragetin Vlorë-Brindisi.
-
VIDEO
Po kalonte rrugën për të shkuar në hotel, përplaset nga makina e mitura afgane në Shëngjin! Shoqërohet shoferi
Një 7-vjeçare është përplasur nga një makinë teksa po kalonte rrugën për të shkuar në hotelin ku po strehohet prej rreth 2 vitesh.
-
VIDEO
Report Tv në dunat e Divjakës ku dyshohet se janë groposur 2 shoqet 19 vite më parë! Zona e parrethuar, policia po pret prokurorinë për të ndërhyrë
Një dëshmitare dha dje detaje në emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv për fatin e 2 shoqeve Sonila Kryeziu dhe Nertila Osmanit, të cilat sipas saj janë ekzektuuar 19 vite më parë nga bashkëshorti i Osmanit, Arben Hoxha.
-
VIDEO
Hetimi ndaj Ahmetaj, SPAK do t’i kërkojë leje Kuvendit të kontrollojë pronat e deputetit! Sekuestrohen kompjutera e dokumente
Me vendim të gjykatës, BKH ka ushtruar kontrolle ne disa nga pronat që janë në pronësi të ish bashkëshortes dhe të partneres aktuale të ish zv/.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili po hetohet nga SPAK për përfitimet nga inceneratorët. Pritet që SPAK t’i drejtohet me kërkesë kuvendit për ta lejuar të ushtroje kontrolle edhe ne banesat që rezultojne ne emër të Ahmetajt.
-
VIDEO
Aksidenti me 3 viktima, 20-vjeçari që drejtonte ‘Audin’ i gjobitur 5 herë në 5 muaj! Report Tv siguron VIDEO-n kur mjeti 'fluturon' nga mbikalimi i TEG-ut
Klevis Ruçaj, 20-vjeçari që humbi jetën një ditë më parë aksidentin tragjik në mbikalimin e TEG-ut ishte një shkelës i përsëritur i rregullave të qarkullimit rrugor. Ruçaj ishte gjobitur 5 herë brenda 5 muajve, ndërkohë që patentën e kishte marrë prej më shumë se një viti. Ndërkohë, janë identifikuar edhe dy të rejat që humbën jetën Sikela Perroj, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini, 22 vjeçe.
-
VIDEO
Aksidenti tragjik tek mbikalimi i TEG, shefi i qarkullimit rrugor, Gjoka për Report Tv: Shkak shpejtësia, drejtuesi nuk respektoi sinjalistikën rrugore
Shkak i aksidentit tragjik që ndodhi një ditë më parë në mbikalimin e TEG-ut, që la pas tre viktima, dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën ka lëvizur mjeti tip ‘Audi’. Shefi i qarkullimit rrugor, Taulant Gjoka në një intervistë për Report Tv totë se çështja është në hetim për të përcaktuar nëse ka pasur shkaqe edhe shkaqe të tjera që kanë çuar humbjen e kontrollit të mjetit nga shoferi 20-vjeçar Klevis Ruçaj.