-
VIDEO
Zgjedhjet e 14 majit, Celibashi: Kryetar i Partisë Demokratike është Lulzim Basha, jo Sali Berisha
Sali Berisha përfundimisht nuk mund të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit. Vendimi është marrë nga Celibashi. Komisioneri i Zgjedhjeve tha se vetëm një letër në Gjykatë e përcakton këtë gjë. Është Gjykata e Rethit Gjyqësor Tiranë që mban regjistrin e Partive Politike
-
VIDEO
Përfaqësuesi i Alibeajt-KQZ-së: Ka vendime gjykatash, vetëm ato flasin
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike zyrtare në KQZ Indrit Sefa i bëri thirrje Celibashit që kërkesa për regjistrim e ‘Rithemelimit’ është e papranueshme pasi kanë folur gjykatat.
“Këto vendime jo vetëm nuk janë të ekzekutueshme, jo vetëm që nuk noterizohen që për gat të keq janë noterizuar. Nuk mund të sjellin asnjë efekt. Në asnjë rresht të këtij vendimi nuk shkruhet Sali Berisha kryetar i Partisë Demokratike, shkruhet Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të cili i ka mbaruar mandati në prill të viti 2022.
Ligji kërkon vërtetim të regjistrimit të partisë në gjykatë, kryetarin dhe të dhëna të tjera. Këto janë dokumente që pranohen nga komisioneri. I nderuar komisioner unë nuk dua t’i hyj më tej këtij debati, nuk është momenti për të bërë debat publik mes demokratëve. Legjitimin këtu e përcaktojnë gjykatat që janë shprehur”, tha Sefa.
-
VIDEO
Ish-shefi i Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku paraqitet në SPAK! Hetim për pronat e ushtrisë
Ish shefi i shtabit të përgjithshëm, akutualisht deptuet i PS-së, Bardhyl Kollçaku paraqitet në SPAK. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai është thirrur për pronat e ushtrisë por ende nuk dihet me qartësi arsyeja.
-
VIDEO
KQZ miraton kërkesën e PS-së dhe PL-së për regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit
KQZ ka miratuar kërkesën e Partisë së Lirisë dhe Partisë Socialiste për regjistrimin në zgjedhjet vendore të 14 majit.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 14 majit/ Rama mbledh kryesinë e PS-së, në fokus kandidatët dhe organizimi
Që prej orës 08.30 kryeministri Rama ka mbledhur kryesinë e Partisë Socialiste, duke pasur në fokus zgjedhjet e 14 majit. Burime thonë se anëtarët e kryesisë do të diskutojnë lidhur me kandidatët dhe organizimin e këtyre zgjedhjeve vendore
-
VIDEO
Festimet e 8 Marsit, përfshihet nga flakët taverna në Sarandë
Zjarri është vënë re në orën 3 të mëngjesit dhe menjëherë janë njoftuar zjarrfikëset, të cilët kanë izoluar zjarrin i cili rrezikonte të përhapej edhe në ambientet e banimit të godinës dhe më pas fikjen e zjarrit.
-
VIDEO
Shqiptarët që lanë Kukësin për Londrën: Ndihemi krenarë për jetën më të mirë! Kthehemi shpesh por nuk gjejmë atë që shpresojmë
Kukësi është një prej qyteteve më të prekura nga emigrimi masiv, kryesisht drejt Britanisë së Madhe. Shumica e tyre janë integruar plotësisht në shoqërinë britanike, duke kontribuar edhe me taksa tek autoritete britanike e hapur sipërmarrjet e tyre me të cilat mbajnë familjet, por kanë punësuar edhe persona të tjerë.
-
VIDEO
Safet Bajri u lirua në Shqipëri, zhgënjim në Belgjikë! Mediat belge: I dënuar me 22 vite burg, bëri vetëm 6! A ka harruar Brukseli t'ua raportojë shqiptarëve?
Në Belgjikë nuk e kanë marrë mirë lirimin e Safet Bajrit. Mediat belge shkruajnë se njeriu që tronditi kryeqytetin e Belgjikës me krimet e tij ka bërë vetëm 6 vite burg ndërkohë që në vendin e tyre ai ka 3 dënime me plot 22 vite burg. Sipas medias 'Nieuwsblad.be' Bajri u dënua edhe dy herë në vitin 2018 për trafik kokaine, me 8 vjet e 5 vjet dhe ngre pyetjen: "A ka harruar Belgjika t'ua raportojë këtë shqiptarëve?"
-
VIDEO
8 Marsi, vajzat dhe gratë në Durrës zgjedhin të festojnë! Protestë nga studentet nga Parisi: E zgjodhëm Shqipërinë sepe në çdo tre javë një grua vritet nga burri
Vajzat dhe gratë e Durrësit e kanë konsideruar 8 marsin si një ditë feste edhe këtë vit, ndërkohë që një grup vajzash të huaja kanë zgjedhur të marshojnë në formë proteste për të drejtat e tyre.
-
VIDEO
Kim mbërrin në selinë e Partisë së Lirisë, takim me Ilir Metën
Ambasadorja amerikane Yuri Kim po zhvillon një takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën. Kim ka mbërritur në selinë e Partisë së Lirisë.
-
VIDEO
8 Marsi, gratë dhe vajzat në Elbasan marshojnë kundër dhunës: Politika dhe media të kenë kujdes me mesazhet
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, gra dhe vajza kanë zhvilluar një marshim në Bulevardin e qytetit kundër dhunës me bazë gjinore. Mesatarisht 3 gra denoncojnë çdo ditë dhunën në qarkun e Elbasanit.
Përfaqësuesja e Forumit të Gruas në një prononcim për Report Tv e vë theksin tek dy momente, dhuna që frymëzon politika dhe trajtimi që i bën media nëpërmjet programeve të ndryshme.
“Sot është 8 marsi, Forumi i Gruas del në rrugë dhe nuk shkon në lokale për ta festuar. Në Qarkun e Elbasanit dhuna është duke u rritur në shifra të frikshme. Të gjithë bashkë duhet ta luftojmë këtë fenomen. Politika dhe media po gjenerojnë dhunën”, tha ajo
Adelina Kaleci është një nënë e cila ka përjetuar dhunën e bashkëshortit të saj. Ajo ndan me ne episode të dhunës dhe mos reagimin në kohë të institucioneve që kanë për detyrë ti mbrojnë gratë e dhunuara si ajo. Edhe Kimete Salli ka përjetuar nën lëkurë dhunën barbare të ish bashkëshortit. Shprehet e frikësuar se cfarë do të ndodh me të dhe fëmijën pasi ish bashkëshorti do të lërë qelinë.
Sakaq aktiviteti sensibilizues ne Elbasan pas përcjelljes së mesazheve në qendër vijoi me marshimin në bulevardin “Aqif Pasha” dhe u përmbyll pranë murales dedikuar dhunës ndaj grave.
-
VIDEO
DEA kërkon ‘informatorë’ në Shqipëri, Manja: Shenjë e fortë bashkëpunimi me institucionet tona
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka komentuar mbi angazhimin e DEA-s që ka kërkuar informatorë shqiptarë për të luftuar krimin e organizuar. Ministri Manja tha se kjo është një shenjë e fortë bashkëpunimi mes institucioneve të dy vendeve.
“E konsideroj si shenjë besimi të fortë. Bashkëpunimi i deritanishëm i agjencive shqiptare me DEA-n është shenjë e fortë e bashkëpunimit me institucionet tona. Që në ditën e krijimit të SPAK, bashkëpunimi mes prokurorisë, dhe policisë së shtetit me partnerët amerikanë ka qenë korrekt. Tregon se besimi i këtyre strukturave te ne vjen në rritje”, deklaroi Manja.
“Ka një vullnet serioz të agjencive ligjzbatuese dhe qeverisë shqiptare për të goditur fort korrupsionin dhe krimin e organizuar. Lajmi i gëzuar do jetë ky, që ka një vullnet serioz, të qeverisë për të goditur fort korrupsionin dhe krimin e organizuar”, u shpreh ai.