-
VIDEO
I dënuar në Itali me 13 vite e 6 muaj burg për trafik droge, ‘Fast Albania’ arreston 46-vjeçarin! Do të ekstradohet
Sulejman Seferi, 46-vjeç, ëhstë prangosur nga policia mëngjesin e sotëm pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas dënimit në bari me 13 vite e gjysmë burg për trafik droge.
-
VIDEO
Shpërthimi me tritol në Laç, flasin fqinjët e Skënder Likës: Menduam se ishte tërmet! Na janë dëmtuar shtëpitë
Fqinjët e Skënder Likës, banesës së cilës i vendosën tritol mëngjesin e sotëm në Sanxhak të Lezhës, e përshkruajnë shpërthimin si shumë të tmerrshëm. Ato e krahasojnë me një tërmet të fuqishëm, ndërsa dëmet në banesën e tyre janë shumë të mëdha.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 10 mars 2023
Titujt e gazetave për sot, nga TEC-et lundruese s'prodhojnë energji e marrin 94 mijë USD në ditë qira te kaosi i Ilirjan Celibashit me PD e deri tek BKH mësyn në shtëpitë e Arben Ahmetajt.
-
VIDEO
Zjarr në ish-godinën e tatimeve në Librazhd, shërbente për mbajtjen e dokumentacionit
Ish-godina e tatimeve në qytetin e Librazhdit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.
-
VIDEO
Shpërthim i fuqishëm në Laç/ I vihet tritol banesës së Skënder Likës, djali i tij në 2021 vrau biznesmenin Rakip Roli! Dëmtohen edhe banesat përreth
Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sanxhak të Laçit. Banesës së Skënder Likës, i është vendosur një sasi e madhe tritoli, e cila ka shpërthyer duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në shtëpinë e tij, por edhe në banesat përreth! Nuk ka të lënduar në njerëz
-
VIDEO
Ballkoni i hedhur në erë me tritol, dalin pamje nga vila e Skënder Likës në Laç që u shpërthye me tritol
Report Tv ka siguruar pamjet nga shtëpia e Skënder Likës e cila u hodh në erë mëngjesin e sotëm me një sasi të madhe tritoli. Siç shihet nga pamjet ballkoni i shtëpisë është dëmtuar krejtësisht.
-
VIDEO
Shpërthim i fuqishëm në Laç/ I vihet tritol banesës së Skënder Likës, djali i tij në 2021 vrau biznesmenin Rakip Roli
Mëngjesin e sotëm një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Sanxhak të Laçit, ku një sasi tritoli i vendosur në shtëpinë e Skënder Likës ka shpërthyer duke shkaktuar dëme të mëdha materiale edhe te banesat përreth.
-
VIDEO
Aksidenti me tre viktima te mbikalimi TEG-ut, kush është 20-vjeçari që drejtonte ‘Audin’! VIDEO- kur ecën me shpejtësi 270 km/h e me makina luksi
Duket se 20-vjeçari ka qenë i apasionuar pas shpejtësisë, pasi shpesh postonte video në rrjetin e tij social TikTok duke lëvizur me makina luksi e me shpejtësi deri në 270 km/h.
-
VIDEO
Lavdëroi Parkun Divjakë-Karavasta në një intervistë, drejtori pushohet nga puna pse s’kishte marrë leje
Drejtori i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, Ardian Koçi u pushua nga puna pas një interviste për Zërin e Amerikës lidhur me turizmin natyror në Shqipëri. Agjencia e Zonave të Mbrojtura, përmend si shkak të pushimit nga puna mos-marrjen e lejes tek eprorët për intervistën.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Zhdukja e Nertila Osmanit dhe Sonila Kryeziut 19 vite më parë, dëshmitarja në 'Pa Gjurmë': U vranë nga kreu i Bandës së Lushnjës, i groposi në dunat e Divjakës
U zhdukën 19 vite më parë trondit dëshmia për dy shoqet e humbura. Dëshmitarja mbërrin në redaksinë e ’Pa Gjurmë’ flet për herë të parë çfarë ndodhi mbrëmjen e 11 marsit të vitit 2004. Lidhja e një prej vajzave me kreun e një prej bandave famëkeqe të Lushnjes Arben Hoxha, dëshmitarja: I vrau dhe i groposi në dunat e Divjakës.
-
VIDEO
Vrasja e Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziut, policia prej disa orësh në dunat e Divjakës, vendi ku dyshohet se janë varrosur! Në vendngjarje edhe Merkaj
Policia e Divjakës ndodhet prej disa orësh në vendin ku dyshohet se janë varrosur Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu. Pas dëshmisë në ‘Pa Gjurmë’, dhe nën drejtimin e kreut të komisariatit të Divjakës Edmond Merkaj, forcat policore kanë shkuar në vendngjarje për verifikimin. Gazetari Freard Risa raportoi nga vendi ku dyshohet se janë varrosur dy vajzat dhe pritet të nisin kërkimet. Denoncimi është bërë në Prokurorinë e Tiranës dhe kjo e fundit do të nisë kqyrjen e materialit që u transmetua nga emisioni 'Pa Gjurmë' në Report TV dhe më pas do të nisin gërmimet. Do të jetë policia e Divjakës që do të rrethojë zonën dhe më pas do të nisë gërmimi për të vërtetuar nëse trupi i dy vajzave është groposur në dunat e Divjakës.
-
VIDEO
Makina thyen barrierën mbrojtëse të mbikalimin, ‘kapërcen’ 2 korsitë dhe përplas makinën tjetër
Report Tv sjell një tjetër foto nga aksidenti i rëndë në Tiranë, ku mund të kuptohet më mirë se si ka ndodhur aksidenti. Një makinë duket që ka rënë nga mbikalimi, ka thyer barrierën mbrojtëse të mbikalimit, ka kaluar 2 korsitë dhe është përplasur me një tjetër makinë aty pranë.