-
VIDEO
Pas dëshmisë së një dite më parë në ‘Pa Gjurmë’ të tjera dëshmi ekskluzive
Pas dëshmisë së një dite më parë në ‘Pa Gjurmë’ të tjera dëshmi ekskluzive hedhin dritë për vrasjen e dy shoqeve nga Tirana Nertila Osmani dhe Sonila kryeziu Zbardhet ngjarja 11 marsit të 2004, kush është bashkëpunëtori i trëte i këtij krimi makabër Na ndiqni live sot ora 16:00 në Report TV me moderatore Odeta Dume
-
VIDEO
Dëshmitarja në ‘Pa Gjurmë’ denoncoi vrasjen e 2 shoqeve, nisin verifikimet nga policia! Pritet urdhër prokurorie për të rrethuar zonën ku janë groposur
Fati i Nertila Osmanit dhe Sonila Kryeziut, që u zhdukën në të njëjtën datë mbrëmjen e 11 marsit të vitit 2004 mund të zbardhet së shpejti falë një dëshmie shumë të fortë që dha në ‘Pa Gjurmë’ dje një dëshmitare shumë e rëndësishme.
-
VIDEO
Aksident në Kavajë, makina del nga rruga për shkak të shpejtësisë, vdes 33-vjeçarja
Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën që ligj Kavajën me Rrogozhinën pranë varrezave të qytetit. Burime bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen në 33-vjeçare. Makina dyshohet se ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë.
-
VIDEO
14 Maji, Berisha: Koalicioni politik do jetë i gjerë, ekspertët do të vendosin si do dalim elektoralisht
Sali Berisha tha sot se opozita do ta mundë Edi Ramën përmes një koalicioni shumë të gjerë politik por la të kuptohej se mënyra se si do të regjistrohen në zgjedhje do të jetë pjesë e vendimmarrjes së ekspertëve ligjore.
“Diskutimi bashkërendimi për të shkuar drejt fitores. Edhe koalicionet janë në disktutim. Në rrafshin politik koalicioni do të jetë shumë i gjerë. Në rrafshnin elektoral janë duke u marrë ekspertët më të mirë zgjedhorë. Opozita do ta mundë Edi Ramën”, tha Berisha.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Durrës, betoniera përplas për vdekje një person që lëvizte me biçikletë
DURRËS- Një tjetër aksident me vdekje është regjistruar në vendin tonë, një ditë pas aksidentit tragjik në mbikalimin e TEG-ut. Mesditën e sotme një betoniere në Durrës ka përplasur për vdekje një person që po ecte me biçikletë.
-
VIDEO
Dyshohen si autor të disa vjedhjeve në Shëngjin dhe në Lezhë, në pranga 3 persona! 4 të tjerë nën hetim
3 persona janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi dyshohet se kanë kryer 6 vjedhje në Shëngjin dhe në Lezhës dhe 4 tjerë janë vënë nën hetim sepse dyshohet se blinin sendet e vjedhura
-
VIDEO
Aksidenti me 3 viktima, 20-vjeçari që drejtonte ‘Audin’ i gjobitur 5 herë në 5 muaj! Report Tv siguron VIDEO-n kur mjeti 'fluturon' nga mbikalimi i TEG-ut
Klevis Ruçaj, 20-vjeçari që humbi jetën një ditë më parë aksidentin tragjik në mbikalimin e TEG-ut ishte një shkelës i përsëritur i rregullave të qarkullimit rrugor. Ruçaj ishte gjobitur 5 herë brenda 5 muajve, ndërkohë që patentën e kishte marrë prej më shumë se një viti. Ndërkohë, janë identifikuar edhe dy të rejat që humbën jetën Sikela Perroj, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini, 22 vjeçe.
-
VIDEO
Kontrollet e BKH-së në banesat e partneres dhe ish-bashkëshortes të Ahmetajt, sekuestrohen edhe dokumente si mobiluan vilat
Në banesat e partneres dhe ish-bashkëshortes se Arben Ahmetajt janë sekuestruar dhe disa dokumente që vlerësohen si të rëndësishme për hetimet që po zhvillohen. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi bën të ditur se janë sekuestruar dokumentacione sa i takon arredimit të banesës, për mënyrën si janë bërë pagesat. Po ashtu mësohet se janë pyetur arkitektë, si dhe ndërhyrjet që janë bërë e madje janë pyetur edhe pronarët e firmave që kanë mbuluar punimet.
-
VIDEO
Aksidenti tragjik tek mbikalimi i TEG, 20-vjeçari dyshohet se ka qenë me shpejtësi mbi 200 km/h! Humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi
20-vjeçari Klevis Ruçaj, i cili ndërroi jetë në aksidentin tragjik tek mbikalimi i TEG-ut, dyshohet se ka qenë duke lëvizur me shpejtësi mbi 200 km/h. Ruçaj ka qenë duke lëvizur me një shpejtësi tejet të larta, saqë ka humbur kontrollin e mjetit dhe makina ‘fluturoi’ nga mbikalimi në autostradë duke përfunduar mbi një mjet tjetër. Në makinë me 20-vjeçarin po lëviznin edhe dy vajzat e reja Eriselda Abedini dhe Sikela Perroj, të cilat humbën jetën po ashtu.
-
VIDEO
Shpërthimi me granatë dore në Korçë, nipi i familjes: S’kemi asnjë konflikt
Nipi i familjes në ndërtesën e të cilëve shpërtheu një granatë dore thotë se janë të tronditur nga ngjarja. Ai shprehet se familja e tij nuk ka asnjë konflikt.
“Po kaloja për në punë dhe pashë polici këtu. Pashë çfarë ka ndodhur. Nuk di gjë kush e ka bërë. Jemi të tronditur. S’kemi konflikt me asnjërin”, tha ai.
-
VIDEO
Aksidenti me 3 të vdekur të mbikalimi i TEG-ut, i riu ishte ndëshkuar 5 herë nga policia rrugore vetëm brenda pak muajsh
Report Tv mëson se Klevis Ruçaj kishte pak më shumë se 1 vit që kishte marrë patentën. Ai është ndëshkuar 5 herë nga policia rrugore.
1. Për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator
2. Nuk zbatoi sinjalistikën 7 tetor 2022
3. Gjobitur për shpejtësi më 15 nëntor 2022
4. Kapur me celular në drejtimin e mjetit më 9 dhjetor 2022
5. Pa siguracion dhe nuk zbatoi sinjalistikën më 27 janar 2022
-
VIDEO
BKH zbarkoi në vilën e partneres së Arben Ahmetajt në Hamallaj, dalin pamjet nga kontrolli i policisë
Report Tv ka siguruar pamjet nga kontrolli i policisë një natë më parë në vilën e Erjola Hoxhës, partnerja e ish-ministrit Arben Ahmetajt, në vilën në Hamallaj të Durrësit. Vila ndodhet në kompleksin “Vala Mar” që ish-ministri dhe bashkëjetuesja e tij aktuale nuk e kishin deklaruar dhe ka dyshime se është dhuruar nga Klodian Zoto, një nga të kërkuarit për aferën inceneratorëve.