-
VIDEO
Aksidenti i autobusit të linjës së Unazës me disa automjete në Tiranë, 3 të plagosur
Nga aksidenti i autobusit të linjës së Unazës me disa automjete në Tiranë, 3 persona kanë mbetur të plagosur.
"Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete.
Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë", njofton policia.
-
VIDEO
Drejtuesi i automjetit që ishte para autobusit: Erdhi me shpejtësi, e pashë nga pasqyrat! Brenda urbanit kishte të plagosur! Ndoshta ishte i pirë ose me tension
Drejtuesi i automjetit që u përfshi në aksidentin me autobusin e linjës së Unazës pasi ndodhej para tij ka folur për mediat duke thënë se autobusi ishte me shpejtësi, çka dyshohet se e ka shkaktuar përplasjen masive me 9 automjete.
-
VIDEO
Kaos, frikë dhe makina të bëra copash, ja pamjet e sekondave të parë të aksidentit të rëndë në Tiranë
Këto janë pamjet pak sekonda pas aksidentit të rëndë në Tiranë. Pasgjerët që ndodheshin brenda autobusit të linjës së ‘Unazës’ dëgjohen duke bërtitur pasi janë të frikësuar ndërsa nxitojnë që të dalin jashtë. Po ashtu duket se toka është mbushur me xhama të thyer prej makinave të bëra copash.
-
VIDEO
Aksidenti i rëndë në mes të Tiranës, shefi i qarkullimit: 6 persona të plagosur nga përplasja e mjeteve me autobusin
Shefi i qarkullit të Tiranës Taulant Gjoka ka bërë me dije se janë 6 persona të plagosur. Ai u shpreh se po kontrollohen shoferët për nivelin e alkoolit.
“Shefi i qarkullimit të Tiranës Taulant gjoka, ka bërë me dije se janë plagosur 6 persona nga përplasja me autobusin e linjës së ‘Unazës’.
Janë 6 të plagosur. Asnjë nga të dëmtuarit nuk ka rrezik për jetën. Nga 6 të dëmtuar, 2 janë drejtues mjetesh dhe 1 drejtues autobusi. Sa më parë të kemi një verdikt do ju bëjmë me dije.
Disa drejtues mjetesh në vendngjarje po kontrollohen edhe për nivelin e alkoolit. Edhe ata që ndodhen në spital pasi të marrin ndihmën mjekësore.
Ka dyshime për shpejtësi por s’mund të japim verdikt final.”- tha Gjok
-
VIDEO
Mazhoranca pro nismës së Alibeajt për dekomunistizimin: Projektligji i mirë, por pak i komplikuar! Duhet konsultim më i gjerë
Partia Socialiste është shprehur pro projektligjit të sjellë nga PD e Alibeajt në gusht të vitit të kaluar për ndërgjegjësimin, kujtesën kolektive, ekspozimin dhe ndëshkimin publik të regjimit totalitar komunist.
-
VIDEO
Vdekja e 22-vjeçares nga Kenia, shoqja dëshmon sërish dhe nuk ndryshon versionin e ngjarjes: Shoferi i kazinosë e shantazhoi për lidhjen
Pas shoqërimit të shoferit të kazinosë Rodi Barçi, policia, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës shoqëroi për të marrë në pyetje edhe shoqen e Joyt, Emili Mutua, si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. E reja, sipas burimeve, i ka qëndruar të njëjtit version që ka deklaruar edhe më herët në lidhje me dyshimet e saj.
-
VIDEO
Vdekja e të resë keniane, këto janë pamjet e shtëpisë ku po qëndronte 22 vjeçarja në Tiranë dhe vendi ku u gjet e dhunuar
Këto janë pamjet e shtëpisë ku banonte 22 vjeçarja keniane Joy Aoko. Në pamjet e siguruara, shihet edhe vendi ku u gjet e dhunuar e ndjera e cila ndërroi jetë para disa ditësh në Kenia ku u transportua për të marrë ndihmë më të mirë mjekësore.
-
VIDEO
Fluks për të kapur 'patentën e lirë', dyndje qytetarësh pranë mjekëve specialistë në Elbasan! Ngjiten mbi kangjella vetëm për të plotësuar formularin
Një numër i madh qytetarësh në Elbasan që nuk duan të preken nga rritja e çmimit të patentës, kanë shkuar pranë mjekëve specialistë për të marrë vërtetimin përkatës.
-
VIDEO
Beleri tha se do e çojë në Gjykatë për shpifje, Balla: Kandidati i Berishës është një turp i madh, ka shkelur sovranitetin e vendit
Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla, i ka kthyer një replikë në distancë akuzës për shpifje nga kandadidati i Berishës për Himarën, Fredi Beleri. Sipas Ballës, Beleri është i dënuar për masakrën e Peshkëpisë, gjë të cilën kandidati i Berishës për Himarën e mohon, madje e akuzon për shpifje. I pyetur nga gazetarët Balla e riktheksoi akuzën e tij, ndërsa shtoi se ka shkelur pastër sovranitetin e vendit.
“Unë gjithmonë e përshëndes faktin kur ka një akuzë nga njëra palë, pala tjetër i drejtohet gjykatës për shpifje. Nëse mendoj që gënjej, referojuni njoftimeve të policisë. Ditën që PD e Shqipërisë vendos kandidat një person ndaj të cilit është ngritur akuzë për një grup që ka sulmuar e vrarë ushtarakë shqiptarë mendoj se na gjykon populli shqiptar. Një gjë ta dini, Sali Berisha, do të vinte dita që të kandidonte dhe këtë soj, nuk është e rastësishme por fundi i hidhur i një personi që tradhtinë ndaj shqiptarëve e ka bërë që ditën e tij të parë në pushtet. Ka 2 kandidatë, një të PD e një të foltores. I drejtohem çdo kandidati, është në turpin e PD që të kenë një person si Fredi Beleri, i dënuar për një ngjarje të rëndë dhe shkelje e pastër e sovranitetit të Shqipërisë. Nëse kthehemi në 1994, merrni deklaratat e Sali Berishës. Turpi është çfarë ka thënë atëherë dhe sot në 2023 e merr dhe e vë kandidatin e vet.”- tha Balla.
-
VIDEO
Luftë Rama-Ahmetaj? Përgjigjet Balla: Çfarë s’kam dëgjuar! Kemi votuar një raport të Komisionit Hetimor! Ne nuk pengojmë punën e drejtësisë
Taulant Balla është përgjigjur rreth asaj që flitet për përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj. Balla thotë se kanë votuar një raport të komisionit hetimor parlamentar ndërsa thekson se nuk do të pengojnë punën e drejtësisë.
“Çfarë nuk kam dëgjuar këto ditë për këto histori. PS dhe grupi i saj parlamentar kanë votuar në Kuvend një raport të komisionit hetimor parlamentar për këtë çështje.
Ju sugjeroj që të lexoni me vëmendje dhe qëndrimi i votuar nga ana jonë është qëndrimi ynë dhe e vërteta është që PS e Shqipërisë vijon t’i mbetet qëndrimit se jemi një republikë parlamentare ku drejtësia ka punën e vet dhe Kuvendi ka punën e vet. Secili duhet të respektojë të gjitha e veprimet e çdo institucioni. Ne nuk jemi nga ata që pengojmë punën e drejtësisë. Në rastin në fjalë ka qenë ndër të paktat që ka pasur komision hetimor dhe ka rezultuar me raport. Ka pasur dhe një tjetër komisionin hetimor parlamentar për privatizimin e OSSH për të cilin taksapaguesit shqiptarë kanë humbur 418 milionë euro. Uroj që SPAK t’i shkojë deri në fund se shqiptarët duan që këto çështje të hetohen me paanshmëri dhe personat përgjegjës të vihen para drejtësisë”, tha Balla.
-
VIDEO
Shqyrtimi i vendimit të Kushtetueses për Olta Xhaçkën? Balla: Të premten ka ardhur shkresa, pritet përcaktimi në kalendar
Kërkesën e Partisë Demokratike për të nisur sa më parë shqyrtimin e e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, sipas kryetarit të grupit parlamentar socialist Taulant Balla thotë se do të shqyrtohet nga Këshilli i legjisalcionit.
“Vendimi i Gjykatës ka mbërritur të premten, nuk jam unë që e vendos por Këshilli i Legjislacionit që ka detyrimin e menjëhershëm që të vendosë në lëvizje instrumentet dhe vendosjen në kalendarin e shqyrtimit. Mos harroni që data është një seancë e përcaktuar me një pikë të vetme të rendit të ditës të përcaktuar që është mocioni me debat”, tha Balla.
-
VIDEO
Nis mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-Mali i Zi! 10 marrëveshjet që priten të nënshkruhen
Sot do të mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi, ku do të nënshkruhen 11 marrëveshje mes dy vendeve në fushën e energjisë, infrastrukturës, ekonomisë e rinisë.