-
VIDEO
Aksidenti i rëndë me urbanin e Unazës në Tiranë, Report Tv në vendin e ngjarjes një ditë pas përplasjes!
Një ditë pas aksidentit të ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, pas arrestimit të shoferit të autobuzit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, policia ka sekuestruar edhe kartelat mjekësore të 63 vjeçari Agron Xhafa.
-
VIDEO
‘Luftë shtëpive të barit’, 9 porositë e Rrumbullakut për policinë: Kontrolle e aksione periodike! Nëse droga zbulohet nga agjenci të tjera mbani përgjegjësi
Pas zbulimit të tre rasteve të 'shtëpive të barit' brenda 2 muajve të parë të vitit në Durrës, Fier dhe Vlorë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar një mbledhje me drejtues të policisë të qarqeve dhe pikave kufitare, të cilëve u ka lënë porosi që të shtojnë kontrollet për ambientet e mbyllura ku dyshohet se kultivohet kanabisi.
-
VIDEO
Pjesë e grupit kriminal që merrej me kultivimin e drogës në Spanjë, arrestohet 50 vjeçari në Vlorë! Pritet ekstradimi i tij
Një 50 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës ditën e sotme me qëllim ekstradimin drejt Spanjës ku kërkohet nga autoritetet spanjolle për kultivimin e marijuanës. I arrestuari L.B është i treti anëtar i grupit kriminal që merrej me kultivimin e lëndëve narkotike në Spanjë.
-
VIDEO
U rikonstruktua 3 vite më parë, pamje nga ambientet e brendshme të gjimnazit Siri Shapllo në Gjirokastër! Lagështirë në muret e klasave
Këto janë pamjet nga ambientet e brendshme të spitalit ‘Siri Shapllo’ në Gjirokastër. Pavarësisht se është rikonstruktuar vetëm tre vite më parë, siç shihet dukshëm, në muret e ambienteve të brendshme ka prezencë të lartë lagështie.
-
VIDEO
Njëri ‘ruante’ policinë, tjetri i jepte makinës në gjendje të dehur, në pranga 2 vëllezërit në Korçë! Tentuan të transportonin 13 emigrantë
Dy vëllezër në Korçë janë arrestuar nga policia në tentativë për të transportuar 13 emigrantë të paligjshëm të ardhur kryesisht nga vendet e Afrikës veriore. Në pranga kanë rënë E. P., 33 vjeç dhe A. P., 45 vjeç (vëllezër), të dy banues në Laprakë, Tiranë.
-
VIDEO
Sërish sherr mes adoleshentëve! 2 vajza rrihen në mes të rrugës, kapen për flokësh e godasin njëra-tjetrën! Bashkëmoshatarët i filmojnë
Një tjetër rast i rëndë i adoleshentëve që rrihen në mes të rrugës sikur të kishin inatet më të mëdha janë publikuar në rrjete sociale. Këto pamje aspak të hijshme tregojnë 2 vajza që sipas mediave, studiojnë në klasën e gjashtë të shkollës “Ibrahim Basha” në Bathore.
-
VIDEO
Del video me dron nga aksidenti i autobusit të Unazës në Tiranë! Të përfshira 10 makina
Report Tv sjell foto pak minuta pas aksidentit, ku mund të shihet se të përfshira kanë qenë 10 automjete, përveç autobusit. Fotot janë të realizuara me dron nga ekperti Mamir Hodo. Ky i fundit është shprehur se makina më e dëmtuar ka qenë Porche, e ndërsa shoferi i autoëusit pritet të arrestohet për shkelje të qarkullimit rrugor me pasojë 9 të plagosur.
-
VIDEO
Media e Ekudorit zbulon episodin: Arbër Çekaj e ngarkonte vetë kokainën, erdhi me një vajzë me emrin Sara! Punëtori e spiunoi
Rreth pesëmbëdhjetë vjet më parë, mafia ballkanike gjeti një 'degë' në Ekuador për operacionet e trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë. Kjo organizatë kriminale kishte mbërritur në Kolumbi dhjetë vjet më parë, por lideri kriminal me bazë në vendin e kafesë, serbi Darko Sariç, nuk arriti atë që 'misionari' i dërguar në Ekuador arriti në një vit: u bë trafikanti më i madh i drogës në Ballkan.
-
VIDEO
Ja momenti kur autobusi i Unazës merr përpara 9 makina
Një video e re tregon një tjetër këndvështrim, nga momenti kur autobusi merr përpara makinat.
-
VIDEO
Maturantët nisin plotësimin e formularit A1 e A1Z! 1 javë kohë për të vendosur lëndën me zgjedhje
Deri më 3 mars, maturantët duhet të kenë zgjedhur lëndën e tyre për provimet e detyrueshme. Paralel me plotësimin e formularit, në shkolla kanë nisur konsultimet për përgatitjet, dhe në këtë fazë, më të qetë janë nxënësit e notave të mira, shumë prej të cilëve zgjedhin lehtësisht
-
VIDEO
Këlcyrë/ Shirat shembin rrugën në Katundisht, izolohen 100 banorë
Më shumë se 100 banorë kanë mbetur të izoluar në 4 lagjet të fshatit Katundisht, në Këlcyrë për shkak të shembjes së rrugës nga shirat e 24 orëve të fundit. Rrëshqitja e tokës ka shkaktuar panik tek banorët të cilët thonë se ndihen të rrezikuar pasi nuk kanë si të transportojnë as të sëmurët
-
VIDEO
Report Tv siguron VIDEO-n e plotë/ Ja si ndodhi aksidenti te Unaza, autobuzi mori para makinat
Report TV ka siguruar pamjet e momentit kur autobusi në Tiranë është përplasur me makinat të cilat ndodheshin pranë stacionit ku urbani duhej të ndalonte.