-
VIDEO
Sot mbledhja e përbashkët Shqipëri-Mali i Zi! Marrëveshjet që priten të nënshkruhen, nga projekti për lumin Buna te pika e re kufitare
Sot do të mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi, ku do të nënshkruhen 11 marrëveshje mes dy vendeve në fushën e energjisë, infrastrukturës, ekonomisë e rinisë.
-
VIDEO
Makina përplas këmbësoren në Pogradec! 45 vjeçarja transportohet në spital, policia shoqëron drejtuesin e automjetit
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr,4 të Pogradecit ku një makinë tip ‘Benz’ ka përplasur këmbësoren 45 vjeçare, M.M.
-
VIDEO
Zjarr në Ballsh, shkak një shkarkesë elektrike! Digjen shkurret dhe bimësi, ndërhyjnë zjarrfikësit
Një shkëndije elektrike ka shkaktuar një zjarr në Poçëm të Ballshit mbrëmjen e sotme.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikës të Ballshit për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe mospërhapjen e tij në një sipërfaqe me të gjerë. Flakët dolën nga rrethimi i nënstacionit ku kanë marrë flakë bimë dhe shkurre që ndodheshin karshi nënstacionit.
-
VIDEO
Berisha drejt shpalljes 'non grata' nga BE? Ja dokumenti, Brukseli gati t’i bashkohet SHBA dhe Britanisë në sanksionet ndaj të korruptuarve
Bashkimi Europian duket se po ndjek të njëjtën linjë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar dhe po shqyrton mundësinë për të marrë sanksione për politikanët apo individët e përfshirë në korrupsion madhor apo minimin të demokracisë. Nëse Bashkimi Europian do të miratojë vendosjen e non gratave, ish-kryeministrin Sali Berisha mund ta presë i njëjti fat.
-
VIDEO
Moti i keq në Durrës, këputen litarët e tragetit që do të nisej drejt Ankonës
Një incident është shkaktuar në Portin e Durrësit për shkak të motit të keq.
-
VIDEO
Protesta e 3 marsit, Berisha: Do përgatitemi me të gjithë mjetet, nuk do të ketë paqe
Kreu i Rithemelimit Sali Berisha, u ndal edhe tek protesta e 3 marsit. Berisha tha se nuk do të ketë paqe deri sa shqiptarët të arrijnë të votojnë të lirë.
“Protesta e 3 marsit nuk ka dhe nuk mund të ketë paqe për Edi Ramën. Nuk mund të ketë stabilitet me Edi Ramën. Ata të cilët na sugjerojnë ne apo shprehen se po lëkundët stabiliteti , u themi se nuk do të ketë stabilitet deri sa shqiptarët të votojnë të lirë. Armata e bandave në të katër anët e vendit, shteti elektoral u vërsulën mbi populli opozitar”, tha ai.
-
VIDEO
Vdekja e 22-vjeçares nga Kenia, Berisha ‘shfrenon’ fantazinë: Vrasësi është në qeveri, mbulohet nga Rama
‘Hakmarrja për drejtësi’, 17 të vrarë të ekzekutuar, 28 plaçkitje me armë, thyerje bankash, arkash, drejtësia e re i dha pafajësinë. Edhe 17 lopë po të kishte vrarë një njeri do të kishte marrë një dënim. Kanë marrë 17 vetë dhe janë sot të gjithë për shkak të Edi Ramës dhe janë miq të Edi Ramës dhe të Olsi Ramës.
Klani Rama është klani më i rrezikshëm mafioz i Europës. Revolucioni është jetik, jo vetëm për demokratët, për PD, për çdo shqiptar që e do këtë vend. Për çdo shqiptar që do që Shqipëria të jetë një vend normal.
Ky grup, kjo organizatë kriminale që drejton sot, urren për vdekje shqiptarët dhe ju garantoj ju jo vetëm demokratët, edhe socialistët e ndershëm dhe ata pa parti. Hajduti urren gjithmonë viktimën e tij. Atë që vjedh edhe e urren dhe urrejtjen e ka si ngushëllim për aktin që ka kryer..”- thotë Berisha.
-
VIDEO
Veliaj merr pjesë në maratonën e Mesdheut në Bari: I dedikohej vëllazërisë mes dy vendeve! Mirënjohje kryetarit, e mikpresim në Tiranë
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka marrë pjesë në maratonë e Mesdheut në Bari. Veliaj thotë se këtë vit kjo maratonë i dedikohej vëllazërisë me Shqipërinë, vit ku Tirana është qytet evropian i Sportit.
-
VIDEO
Aksident në aksin Milot-Thumanë, plagosen 2 persona, nisen drejt Traumës
Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë, pas përplasjes së dy automjeteve në autostradën Milot-Thumanë. Aksidenti ndodhi rreth orës 19:00 të së dielës, pranë Fushë Mamurrasit në Kurbin.
-
VIDEO
Ditët e kujtesës, vuajtjet e të burgosurve në ish-burgun e Spaçit ilustrohen ‘vijnë’ përmes ekspozitës Fraktura
Në kuadrin e aktiviteteve për ditët e kujtesës, në ish burgun e Spaçit është hapur ekspozita Fraktura. Autorët, Fatos Lubonja, ish i burgosur politik dhe artisti Ardian Isufi paraqesin në ekspozite dokumentarin, artefakte dhe sende personale që faktojnë dhunën dhe krimet e ndodhura në këtë burg.
-
VIDEO
Dhuna kalon nga stadiumi 'Elbasan Arena' në rrugë, qëllohet autobusi i Pogradecit
AF Elbasani dhe Pogradeci u përballën këtë të diel për raundin e 13-të për grupin B të Kategorisë së Dytë.
-
VIDEO
Ligji i ri i bletarisë, bletërritësi për Report Tv: E mbështesim, por kostoja për matrikullimin e produkteve të mjaltit është e papërballueshme
Një ligj i ri për bletarinë synon të rregullojë këtë sektor, por Fredinand Muskaj nga Fieri i cili tre parqe me mbi 500 koshere bletësh në Dhërmi, Seman dhe Pojan rrëfen disa prej shqetësimeve për ta. Ai thotë se matrikullimi i produkteve e nënprodukteve të bletës sipas standardeve të tregut europian kërkon investim dhe kjo është e papërballueshme.