-
VIDEO
Tragjedi në Greqi/ Përplasen dy trena, vdesin 32 persona dhe plagosen 85 të tjerë
Një tragjedi ka ndodhur në Larisa të Greqisë ku pas përplasjes së një treni kanë mbetur të vdekur 32 persona dhe janë plagosur 85 të tjerë. Nfdërkohë 32 të tjerë kanë shpëtuar pa dëmtime të shumta.
-
VIDEO
PS nxit ‘xhelozi’ mes ‘dy PD-ve’ te ‘Veprimtaria Prodhuese’, mazhoranca refuzon Vasilin për energjinë e rinovueshme! Baçi: Alibeajt ja pranoni ligjet
Mazhoranca nxit ‘xhelozi’ mes dy kampeve të Partisë Demokratike. Luan Baçi i ‘Rithemelimit” evidentoi në komisionin e Veprimtarive prodhuese se socialistët pranojnë vetëm nismat ligjore të PD-së së Alibeajt, por refuzojnë ato të PD-së së Rithemelimit, siç ndodhi sot me energjinë e rinovueshme.
-
VIDEO
Aksident në aksin Mamurras-Fushë-Krujë, makina del nga rruga e përplaset me murin, vdes shoferi
Një makinë tip ‘Benz’ teksa udhëtonte në aksin autostradë Mamurras-Fushë-Krujë, ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur pranë rrugës
-
VIDEO
Shqipëria e kërkon për atentatin ndaj Ndojit, Belgjika dënon me 12 vite burg Ramazan Rrajën! Akuzohet për trafik kokaine
Ramazan Rraja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK dhe Policia e Shtetit, për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijakut bashkë me Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçen, është dënuar nga Belgjika me 12 vite burg, për trafik të lëndëve narkotike të forta.
-
VIDEO
Pas burgut të Spaçit, Partia Demokratike tjetër propozim për ‘dekomunistizimin’: Edhe burgu i Burrelit të shpallet Muze Kombëtar
Pas propozimit për shpalljen e burgut të Spaçit Muze Kombëtar, në kuadër të paketës së dekomunistizimit, Partia Demokratike kërkon që muze Kombëtar të shpallet edhe burgu i Burrelit. Ky propozim vjen nga deputetja Dhurata Çupi, që dorëzoi amendamentin në Kuvend këtë të martë.
-
VIDEO
Ndotje masive në lumin Drin, shishe e materiale plastike! Prurjet mbushin hapësirën me plehra që derdhen në det
Mjaftoi një ditë me reshje, për ta shndërruar panoramën e lumit Drin në një landfill mbetjesh. Prurjet e vazhdueshme të shirave mbushin shtratin e Drinit me mbeturina plastike që më pas përfundojnë në det. Kjo problematikë është kthyer në shqetësim që deri më sot institucionet përgjegjëse nuk i kanë dhënë asnjë zgjidhje.
-
VIDEO
Trafikonin makina të vjedhura nga Kosova drejt Shqipërisë, GJKKO kalon për gjykim dosjen e grupit kriminal! 7 të pandehur, mes tyre 3 punonjës policie
Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen e 7 të pandehurve të akuzuar për trafik të mjeteve motorike nga Kosova. Mes të pandehurve janë edhe 3 punonjës policie, përkatësisht Vojsava Doda, Endi Ahmetaj, Ftari Braha.
-
VIDEO
Mbytet peshkarexha pranë ishullit të Sazanit, dyshohet se pësoi çarje! Shpëtohen dy marinarët, qëndruan rreth 20 minuta në ujë
Një varkë peshkarexhë është mbytur në afërsi të ishullit të Sazanit. Dy marinarët janë shpëtuar pasi varka me të cilën kishin dalë për të kapur peshk, mori ujë.
-
VIDEO
Asnjë sqarim përse çmimi do të shtrenjtohet! Në Durrës, Vlorë dhe Fier, rradhë për vizitat mjekësore të patentës! E pësojnë të moshuarit që duan të vizitohen
Asnjë nga institucionet që kanë firmosur një marrëveshje aspak transparente, tatimet, Drejtoria e Transportit Rrugor dhe shoqata e autoshkollave nuk kanë bërë sqarime publike se përse po mendohet të rritet cmimi i marrjes së patentës, nga 35 mijë lekë që është për kategorinë B, në 85 mijë lekë, vlerë kjo vetëm për kurset e teorisë dhe praktikës. Por ndërkohë qytetarët në pamundësi për të përballuar cmimet e reja janë dyndur të bëjnë vizitat e nevojshme mjekësore për regjistrimin në autoshkollë.
-
VIDEO
Urbani mori para 10 makina, specialistët në Report Tv: Shoferi me shumë mundësi humbi vetëdijen, s'reagoi fare! Verifikim edhe sistemit të frenimit të mjetit
Aksidenti i djeshëm në Tiranë, kur autobusi i urbanit të linjës së Unazës në kryeqytet mori para 10 makina, më shumë mundësi ka ndodhur për shkak të humbjes së vetëdijes së drejtuesit të mjetit. Gerart Baka, specialist i qarkullimit, dhe Ekspert i sigurisë rrugore, Fadil Lika, thanë në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, në Report Tv se nga pamjet duket qartë se ai nuk ka reaguar fare.
-
VIDEO
Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, Alibej refuzon të dëshmojë para GJKKO: Do flas në një moment të dytë! Kam probleme familjare
Erion Alibej ka refuzuar të dëshmojë para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Procesi këtë të martë zhvillohej për këtë të fundit, i cili u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të qytetit të Elbasanit në 2020. Alibej ishte thirrur në cilësinë e dëshmitarit dhe të pandehurit, teksa ai pyetur nga gjykata ai për herë të dytë tha se do të fliste, por në një moment tjetër.
-
VIDEO
Një ditë pas aksidentit të rëndë në Tiranë, Report Tv me pasagjerët e një urbani në kryeqytet! Qytetarët: S'jemi stepur! U frikësuam, por ishte aksidentale
Një ditë pas aksidentit të frikshëm të autobusit të linjës së Unazës, Report Tv ka bërë një udhëtim me urban, ku qytetarët shprehen se u frikësuan. Megjithatë ata vijojnë të përdorin transportin publik për të shkuar në punë apo në zona të tjera të kryeqytetit.