-
VIDEO
Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet pronari në Malësi të Madhe
Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Malësi të Madhe. Xhuljan Lumaj organizonte lojëra fati të paligjshme në lokalin e tij në fshatin Goraj.
-
VIDEO
Banorët e Laprakës afat deri me 31 janar të lënë shtëpitë: Shkoni merruni me ato të 21 janarit, jo me ne që po mbrojmë pronat tona
Banorët e Laprakës kanë dalë sërish në protestë për të kundërshtuar shembjet që do të bëhen në zonë e tyre në kuadër të projektit “Unaza e Madhe”. Kjo protestë ka ardhur pasi banorët kanë treguar se iu ka ardhur një shkresë që do duhet të lirojnë banesat brenda datës 31 janar, pra brenda 3 ditësh.
-
VIDEO
Tentoi të fuste 33 mijë euro të padeklaruara nga Porti i Durrësit, arrestohet 35-vjeçari
Në pranga ka rënë Skerdi Çehaka, pasi në kontrollin e ushtruar në Portin e Durrësit iu kapën eurot e padeklaruara.
-
VIDEO
Banda kriminale e trafikut të drogës Shqipëri-Itali me qendër në Durrës, dalin sot para GJKKO 15 të arrestuarit, 6 ende në kërkim
15 të arrestuarit nga super operacioni i SPAK dhe Guardia di Finanza që shkatërroi grupin kriminal të trafikut të drogës Shqipëri-Itali dalin sot para GJKKO për konfirmim të masës së sigurisë. Kujtojmë se ishin 20 masat ‘arrest me burg’ dhe 1 ‘arrest shtëpie’ që dha gjykata paraprakisht 2 ditë më parë, ndërkohë që 6 persona janë ende në kërkim.
-
VIDEO
Shkodër/ Prej 6 ditësh i bllokuar, hapet aksi Bogë-Theth! Qarkullimi bëhet vetëm me një kalim
Pas 6 ditësh është bërë e mundur hapja e aksit Bogë-Theth në Shkodër. Ky aks ishte bllokuar totalisht pas situatës nga moti i keq. Firma kontraktuese dhe ARRSH kanë punuar gjatë gjithë natës dhe kanë bërë të mundur hapjen e këtij aksi.
-
VIDEO
Zbulohen 39 sigurie kamera të vendosura në Korçë! 9 në hetim
inalizohet në Korçë dhe Pogradec, faza e pestë e këtij plani operacional mbarëkombëtar.
Gjatë kësaj faze, Policia çmontoi në qytetin e Korçës dhe Pogradecit, 39 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin.
Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 9 shtetas, nga këta, 7 shtetas në Korçë dhe 2 shtetas në Pogradec, të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.
Strukturat hetimore të DVP Korçë, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë në varësi të saj, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, konkretisht në disa lagje të qyteteve Korçë e Pogradec, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.
-Gjatë fazës së pestë të këtij plani operacional, në Korçë, në lagjet nr. 2, 4, 5, 7, si dhe në fshatin Dishnicë, Korçë, janë çmontuar 21 kamera, si dhe janë në hetim, shtetasit Z. M., A. Q., G. Ç., R. S., Gj. R., P. B. dhe M. D.
-Plani operacional ka vijuar në Pogradec ku u çmontuan dhe u sekuestruan 18 kamera të vendosura në lagjen nr. 1, Pogradec. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë në hetim shtetasit A. B. dhe N. Ll", thuhet në njoftimin e Policisë.
-
VIDEO
Tiranë/ Merr flakë makina e parkuar në një qendër tregtare të rruga e Elbasanit
Disa momente paniku ka qenë në parkimin e një qendre tregtare.
-
VIDEO
Krim në familje! Burri vret vëllanë dhe gruan në Gramsh. Autori Xhevit Sinani rreth 75 vjeç ka ekzekutuar bashkëshorten e tij, Zegjine Sinani por edhe të vëllanë, Shaqir Sinani për motive që ende nuk dihen.
Krim në familje! Burri vret vëllanë dhe gruan në Gramsh. Autori Xhevit Sinani rreth 75 vjeç ka ekzekutuar bashkëshorten e tij, Zegjine Sinani por edhe të vëllanë, Shaqir Sinani për motive që ende nuk dihen.
-
VIDEO
80 vjeçari vrau gruan dhe vëllain me sëpatë, flasin fqinjët në Gramsh: Dukej tip i qetë! Kemi dëgjuar se ka probleme mendore
Për ngjarjen e ndodhur në Gramsh ku 80 vjeçari Xhevit Sinani vrau me sëpatë bashkëshorten e tij, Zeqine Sinani dhe vëllain, Shaqir Sinani, kanë folur edhe fqinjët e këtyre të fundit.
-
VIDEO
Del VIDEO, momenti kur 80-vjeçarit i vihen prangat! I gjendet dhe 2 sëpata me të cilat kreu krimit
Report Tv sjell videon nga momenti kur 80-vjeçari Xhevit Sinani i janë vënë prangat e ndërsa janë gjetur edhe 2 sëpata, me të cilat kanë kryer krimin.
-
VIDEO
Vrasja e Santiago Malkos, shfaqen në gjykatë videot! U qëllua me breshëri nga brenda makinës, autorët e priten te dera e lavazhit! Nëna e tij shpërthen në lot gjatë seancës
Atentatorët që ekzekutuan ish-policin Santiago Malko në 2019-ën në Tiranë, e kanë qëlluar atë nga brenda makinës që ishte ndaluar pranë një lavazhi në zonën e Porcelanit. Në gjykatën e Posaçme ne procesin ndaj të akuzuarve si bashkëpunëtorë, Ilir Selmani dhe Elvis Gacajt shfaqen pamjet e vrasjes së Malkos
-
VIDEO
Dhuna ndaj gazetarit të Report Tv, Elvis Hila, BE: Dënojmë sulmin, të bëhet hetim! Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt: Autorët të dalin para drejtësisë
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka dënuar sulmin ndaj gazetarit të Report Tv, Elvis Hila. Në reagimin e bërë, BE u bën thirrje autoriteteve që të hetojnë ngjarjen dhe të vënë para drejtësisë autorët. BE thotë se sulmi ndaj gazetarëve nuk mund të tolerohet.