-
VIDEO
“CICERON”, aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot
Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me ngjarjet që mund të ndiqni gjatë ditës.
-
VIDEO
Familja e saj hebreje u strehua në Shqipëri, Felicita Joakim: Babai im tha se jam i lumtur që jam plakur pranë njerëzve kaq fisnikë siç janë shqiptarët
Felicita Joakim, familja hebreje e të cilës u strehua në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, sot në ditën përkujtimore të Holokaustit ka treguar se babai i saj ka shkruar një libër për të treguar pë prezencën e hebrenjve në Shqipëri.
-
VIDEO
Ambasadorja e Izraelit: Shqiptarët, pavarësisht besimit ndoqën vlerat humane e shpëtuan hebrenjtë
Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg sot në ditën e përkujtimit të Holokaustit, tha se Shqipëria i tregoi pjesës tjetër të botës se jo patjetër duhet të jesh fuqi e madhe për të qenë humanë. Pavarësisht besimit tha ajo, shqiptarët zgjodhën vlerat njerëzore dhe shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
-
VIDEO
Vodhën 2400 euro biçikleta, bizhuteri dhe ushqime, arrestohet 16-vjeçari në Vlorë, në kërkim shoku 18-vjeçar! I mituri ishte në arrest shtëpie
Janë zbardhur 8 vjedhje të kryera në dyqane dhe banesa në qytetin e Vlorës dhe si rezultat është arrestuar një 16 vjeçar dhe në kërkim është shpallur dhe bashkëpunëtori i tij, një 18-vjeçar.
-
VIDEO
Kush janë 8 ‘të fortët’ që policia u çmontoi kamerat e sigurisë në Shijak e Durrës, pjesë e grupit Avdyli! Nën hetim vëllai i Rrumit dhe Plarent Dervishaj
8 të fortët që akuzohen se kanë instaluar kamera sigurie që do t'i shërbenin për të mësuar lëvizjet e grupeve rivale dhe të policisë janë: Albert Muharremi, vëllai i Rrumit të Shijakut, Xhulio Vora, Astrit Balliu (Avdyli), Jasin Kala (Avduli), Altin Avdyli, Sajmir Gjepali, Plarent Dervishaj dhe Dejvid Karaboja.
-
VIDEO
12 ditë dhe asnjë gjurmë nga Mateo Lika! Mister fati i 26-vjeçarit që dyshohet se ra në lumin Seman në Fier, vijojnë kërkimet
Ajo se çfarë ka ndodhur me 26-vjeçarin mbetet ende mister, për aq sa ende nuk është gjetur asnjë shenjë që mund të çojë dhe zbulimin e të riut që ishte kthyer në atdhe për pushime pasi punonte në Gjermani. As një pjesë e makinën me të cilën thuhet se ai po udhëtonte nuk është gjetur, pavarësisht se janë kryer kërkime asnjë rezultat, megjithëse ende vijojnë. Ditën e sotme palombarët e Reneas kane filluar sërish kërkimet përgjatë gjithë rrjedhës se lumit.
-
VIDEO
Reshje bore në qarkun e Dibrës, shoferët në rrugën e Bypass në Qafë-Murrizë këshillohen të lëvizin me goma dimërore e zinxhirë
Në Dibër gjatë natës ka pasur reshje bore. Në zonat malore trashësia e borës shkon në 20 cm, por nuk ka bllokime. Shoferët lëvizin në aksin e rrugës së Bypass-it nga tuneli në Qafë-Murrizë duhet të kenë goma dimërore dhe të kenë zinxhirë ne makinë që mos të bëhen shkaktare për bllokimin e rrugës. Rruga Lure- Peshkopi është e bllokuar, por komunikimi me qendrën administrative Lurë bëhet nga Rrësheni.
-
VIDEO
Ministri i Mbrojtjes në SHBA, pritet në Pentagon nga Sekretari i Mbrojtjes Austin! Bisedime rreth bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve në mbrojtjen kibernetike
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi gjatë vizitës së tij zyrtare në SHBA u prit në Pentagon nga sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd J. Austin III.
-
VIDEO
Grupet kriminale monitorojnë edhe Korçën? 3 ditë aksion nga polica për mbledhjen e kamerave të sigurisë
Prej tre ditësh në qarkun e Korçës, Policia ka nisur një aksion për identifikimin dhe mbledhjen e kamerave të sigurisë. Kryesisht kontrollet janë përqendruar në Pogradec dhe Korçë dhe momentalisht janë identifikuar dhe sekuestruar kamera në disa raste evidente, por ende për këtë situatë nuk raportohen persona të shoqëruar.
-
VIDEO
Reshje dëbore në Llogara, pastrohet dhe kriposet rruga! Asnjë problematikë në qarkullimin e mjeteve
Gjatë natës ka patur reshje dëbore në Llogara. Trashësia ka arritur deri në 5 cm.
Rruga është e kalueshme pasi janë 2 borëpastruese që po pastrojnë rrugën, po ashtu është duke u hedhur kripë e skorje duke mos u krijuar për asnjë çast problematika në qarkullimin e mjeteve.
-
VIDEO
Çmontohen 47 kamera sigurie në Durrës, 18 ishin vendosur nga banda e Avdylajve në Shijak!
Policia ka çmontuar kamerat e sigurisë në Shijak dhe në lidhje me vendosjen e tyer ka vënën në hetim Albert Muharremi vëllai Rrumit , Xhulio Vora, Astrit Balliu ( avdyli), Jasin Kala ( avduli ), Altin Avdyli, Saimir Gjepali bëjnë me dije burime për Report Tv. Në Durrës është vënë nën hetim Plarent Dervishi, aktualisht i shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, dhe Dejvid Karaboja janë për Durrësin.
-
VIDEO
Pas Vlorës dhe Shkodrës, çmontohen 47 kamera sigurie në Durrës, Shijak e Krujë! 8 persona nën hetim
Policia e Durrësit ka çmontuar 47 kamera sigurie të cilat ishin vendosur në kundërshtim me ligjin