-
VIDEO
Të vendosura nga grupe kriminale për të vëzhguar policinë, sekuestrohen 20 kamera 'spiune' në Fier dhe Lushnjë, 5 persona nën hetim
Policia e Fierit ka çmontuar dhe sekuestruar 20 kamera sigurie në Fier dhe Lushnjë nga grupe kriminale në kundërshtim me ligjin me qëllim vëzhgimin e efektivëve të policisë.
-
VIDEO
Incident teksa po bënte ski në Vlorë, efektivët shpëtojnë turistin, ishte bllokuar nga defekti i motorit
Një defet në motor ka shkaktuar bllokimin e një turisti teksa po bënte ski në Vlorë. Pasi kërkoi ndihmën e efektivëve ata arritën të ndihmojnë të riun i cili ishte bllokuar nga defekti i mjetit turistik Skaf me emrin "ERTION",
-
VIDEO
Sherr në mes të qytetit të Fierit, 29-vjeçari godet me kaçavidë 40-vjeçarin! Çfarë u gjet në vendngjarje
Një debat për motive banale ka shkaktuar sherr me kaçavida në qendër të qytetit të Fierit. Ngjarja ndodhi rreth orës 9:20, në rrugën "Jakova Xoxa". 29-vjeçari i identifikuar si R.Ç., pas një konflikti të çastit, ka goditur me sende të forta, 40-vjeçarin e identifikuar si F. Sh., 40 vjeç, i cili është dëmtuar në dorë.
-
VIDEO
Bënte drifte në zonat e banuara, ‘e pëson’ i riu në Vlorë, i hiqet patenta dhe merr gjobën e majme
Lojërat e shpejtësisë në zonat e banuara dhe rrezikimi i shoferëve të tjerë kanë futur në telashe të riun në Vlorë i cili pëlqente të bëntë drifte me makinë në zona të banuara.
-
VIDEO
Mbillen 170 pemë në Farkë, Veliaj: Objektivi 2 milionë! Parku i Farkës është më i madhi në Tiranë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe nxënës e mësues të shkollave të Farkës, mbollën 170 pemë të reja në Parkun e Liqenit të Madh të Farkës. Kryebashkiaku Veliaj ndau lajmin e mirë se në pranverë hapet Parku i Liqenit të Farkës, hapësira e gjelbër më e madhe në kryeqytet. Veliaj nuk kursye as mesazhin politik, ndërsa theksoi se të shash është më kollaj se sa të veprosh.
-
VIDEO
S’ka mbikalime, unaza e Elbasanit burim aksidentesh! Banorët: Kalojmë 2-3 herë në ditë, shoferët ecin me shpejtësi në vijat e bardha
Mungesa e mbikalimeve e nënkalimeve në Unazën e Elbasanit është bërë shkak për aksidente të shumta të këmbësoreve të cilët janë të detyruar të kalojnë përmes rrugës nacionale për të shkuar të shtëpitë e tyre.
-
VIDEO
PËRGJIMET/ Trafik droge Shqipëri-Itali, fletorja që regjistronte gjithçka, gjuha e koduar! Kush janë 'Noizy' e 'Thiu'? GJKKO lë në burg 14 të arrestuarit, 6 në kërkim
GJKKO konfirmoi sot masat e sigurisë për 15 të arrestuarit nga super operacioni i SPAK dhe Guardia di Finanza që shkatërroi grupin kriminal të trafikut të drogës Shqipëri-Itali. Ishin 20 masat ‘arrest me burg’ dhe 1 ‘arrest shtëpie’ nga 21 urdhrat e arrestit që dha gjykata paraprakisht 2 ditë më parë, por 6 persona janë ende në kërkim.
-
VIDEO
DEL VIDEO, Ja si Berisha merr autorësinë e 'Gërdecit': Mediu zbatoi me përpikmëri porositë e mia! Tani po bën ‘prapa kthehu’ pasi ish ministri po shkon drejt burgut
TIRANË- Pas rreth 1 vit hetime, SPAK ka marrë të pandehur ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun, për rolin e tij në tragjedinë e Gërdecit. Këto ditë, SPAK do të referojë në Gjykatën e Posaçme dosjen penale në ngarkim të Fatmir Mediut, i cili akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë, sipas Kodi Penal dhe Kodit Penal Ushtarak. Fillimisht dosja do të verifikohet nga gjyqtari paraprak, i cili vendos për kalimin e dosjes për gjykim, pushimin e çështjes ose kthimin e dosjes për hetime të mëtejshme. Nëse dosja kalon për gjykim, Fatmir Mediu rrezikon të dënohet, por nuk përjashtohet as mundësia që të shpalljet i pafajshëm. Si do që të jetë vendimi i Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë, palët ka gjasa që t’i drejtohen Apelit. Do të jetë Gjykata e Apelit ajo që do të vendosë në mënyrë të prerë, nëse Fatmir Mediu do të shkojë në burg apo do të dalë i pafajshëm.
-
VIDEO
‘Sytë e krimit’, çmontohen 3 kamera në Memaliaj dhe 1 në Burrel! 2 persona në hetim
Operacioni Fijet vijon në qarqet Gjirokastër dhe Dibër. Policia ka njoftuar se ka ç’montuar 3 kamera në Memaliaj dhe 1 në Burrel. 2 persona janë nën hetim.
-
VIDEO
Prej vitesh në emigrim, qytetari denoncon abuzimin e OSHEE në Vaun e Dejës: Më sollën 300 mijë lekë faturë, më kanë vjedhur sahatin
Në Vaun e Dejës një qytetar është faturuar nga OSHEE me 300 mijë lekë për konsum energjie, ndonëse prej vitesh ndodhet në emigrim. Pashk Luka ka denoncuar në media rastin abuziv duke thënë s’ka gjetur zgjidhje nga institucionet.
-
VIDEO
Balla-opozitës: Në 21 janar dhe Gërdec pati shqiptarë të vrarë, prandaj s’kanë krahasim me dosjen e ish-zyrtarit të lartë
Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla në një intervistë në Report Tv është shprehur se krahasimi i dosjeve të 21 janarit apo Gërdecit me skandalin e ish zyrtarit të lartë të drejtësisë, ku përmendet dhe kryeministri Edi Rama nuk është aspak i vlefshëm.
-
VIDEO
‘Luftë’ e 2 PD-ve për anëtarët e KZAZ, ish kreu i Kristaq Kume: Vetëm gjykata i jep zgjidhje kësaj situate, s’mund të mbahet peng
Për ish kryetarin e KQZ, Kristaq Kume, e vetmja që do t’i japë përgjigje kësaj situatë absurde është gjykata. I ftuar në një intervistë në Report Tv ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se detyra më e kryesore e KQZ është që të verifikojë cili është emri i regjistruar si kryetar i PD dhe në të vërtetë vazhdon të qëndroj Lulzim Basha. Ai është shprehur se regjistrimi i ri për kryetar partie është një veprim shumë i thjeshtë juridikisht, por mund të jetë Gjykata, institucioni që po e mban peng ndryshimin. Gjithashtu, ai ka thënë se mosregjistrimi në kohë nga ana PD është vendim i qëllimshëm.