-
VIDEO
Nxirrte inerte pa asnjë dokument në zonën e mbrojtur Krastë-Verjon, arrestohet 34-vjeçari në Krujë
Një 34-vjeçar i identifikuar si Durim Priska është arrestuar nga policia në Krujë pasi nxirrte inerte pa asnjë dokument. Gurorja që kishte administrator Priskën nxirrte inerte në zonën e mbrojtur Krastë-Verjon.
-
VIDEO
Të moderuarit e PD-së e plani i tyre dhe lojëra me spiunë (26 janar 2023)
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nisma e deputetit Ervin Salianji për mbledhjen e firmave me qëllim shkarkimin e Enkelejd Alibeajt nga kreu i grupit parlamentar demokrat, dështoi që në nisje sepse nuk kishte as mbështetjen e plotë nga ‘grupimi’ i ish kryeministrit Sali Berisha. I ftuar në studion e ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla në Report TV, Bardhi foli për situatën brenda PD duke mohuar lajmet se kishte pasur rrjedhje nga grupi parlamentar aktual. Sali Berisha ka kërcënuar sot, më shumë se një herë, se Shqipëria nuk do të ketë paqe deri sa Rama të ikë pasi sipas tij “pagoi një ‘vrasës më pagesë’ për të vrarë opozitën shqiptare, pra PD-në. Ish Kryeministri i referohet këtu faktit se sipas tij në akt akuzën për ish zyrtarin e lartë të FBI-së ishte e qartë se si ‘Rama paguante Charles McGonigal për të hetuar mbi lobimin me para ruse të PD" kur këtë e drejtonte Lulzim Basha. Pra skandali me lobistin Nick Muzin. Por si qëndron e vërteta? Gazetari dhe botuesi Carlo Bollino ka treguar sot në ‘Real Story’ në Report Tv se në fakt kjo është absolutisht e pavërtetë. Bollino tregon me dokumente se në akt-akuzën e prokurorisë së Uashington D.C të në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thuhet se “Më 25 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal informoi prokurorët e Departamentit të Drejtësisë se lidhur me një hetim të ri të mundshëm penal që përfshin një shtetas amerikan i cili ishte regjistruar për të kryer punë lobimi në Shtetet e Bashkuara në emër të një partie politike shqiptare, parti e ndryshme nga ajo në të cilën ishte anëtar kryeministri. Një ditë më parë (pra më 24 nëntor), ai kishte ka marrë informacion nga Personi B (Dorian Duçka për emrin e këtij shtetasi amerikane (pra Nick Muzin)”.
-
VIDEO
VIDEOHIGHLIGHTS- Deklaratat më të forta në Real Story 26 janar
-
VIDEO
DOKUMENTET/ Bollino: Skandali i lobimeve me paratë ruse nga PD u denoncua në media 3 ditë para se Agron Neza të informonte agjentin e FBI
Sali Berisha ka akuzuar Ramën se "paguante Charles McGonigal për të hetuar mbi lobimin me para ruse të PD", kur këtë e drejtonte Lulzim Basha, pra skandali me lobistin Nick Muzin! Por si qëndron e vërteta? Gazetari dhe botuesi Carlo Bollino ka treguar sot në ‘Real Story’ në Report Tv se në fakt kjo është absolutisht e pavërtetë, dhe se lajmi ishte botuar 3 ditë më herët në media.
-
VIDEO
Veliaj shpall të hapur vitin e Tiranës si qyteti Europian i Sportit: Ky do jetë viti i investimeve të mëdha në sport për një qytet të shëndetshëm
Nga Parku Olimpik i Tiranës, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka shpallur të hapur mbrëmjen e sotme vitin e qytetit Europian të Sportit, titull që iu dha kryeqytetit shqiptar në Bruksel 2 muaj më parë.
-
VIDEO
Bardhi në ‘Real Story’: Ka deputetë që dje e quanin ‘vrasës’, sot janë krah Berishës për karrierën e tyre personale në politikë
Një deklaratë të fortë ka bërë deputeti i PD-së, Gazment Bardhi, që tha se nga ana e grupit të Berishës ka tentativa për të joshur deputet të grupit të Alibeajt. Ai tha se sot ato deputetë që Berisha ka në krah, e kanë akuzuar si vrasës kohë më parë. Pra sipas tij, kanë ndryshuar qëndrim, pa iu dhënë një shpjegim elektoratit.
-
VIDEO
Nisma e Salianjit për të shkarkuar Alibeajn, Bardhi: Nuk kishte mbështetjen e plotë as nga grupi i Berishës! Dështoi që në fillim
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se nisma e Ervin Salianjit për mbledhjen e firmave brenda grupit parlamentar me qëllim shkarkimin e Alibeajt nuk pati sukses sepse lëvizja e tij nuk u mbështet as nga deputetët që mbështesin Berishën.
-
VIDEO
Bllokohet kamioni me 122 kg droge në Turqi! Ishte nisur nga Shqipëria për në Stamboll
Një kamion me 122 kg drogë është bllokuar në Turqi, i cili ishte nisur nga Shqipëria për në Stamboll. Droga ishte fshehur në dyshemenë e kamionit
-
VIDEO
Dëmtohen dërrasat, ura e Zvërnecit rrezik për turistët: Duhet rregulluar
Ndonëse ka vetëm 6 vite që u rikonstruktua me një fond prej 36 milonë lekësh, ura e Manastirit të Zvërnecit është drejt shembjes. Turistë të huaj që vizitojnë manastirin thonë se ura është dëmtuar dhe është e rrezikshme
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Cërrik, makina përplas për vdekje 60 vjeçarin
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Cërrik të Elbasanit ku një automjet tip ‘Golf’ ka përplasur për vdekje një prej këmbësorëve ndërkohë që ky i fundit po kalonte rrugën. Mësohet se viktima është 60 vjeçari i identifikuar si T.K i cili ka ndërruar jetë në vend si pasojë e goditjes së marrë.
-
VIDEO
Plagoset me thikë një person në Shkodër, transportohet në spital në gjendje të rëndë! Dyshohet se u sulmua nga i afërmi i tij
Dy persona janë konfliktuar me njëri tjetrin në qender të qytetit pranë Drejtorisë së Tatimeve. Sipas të dhënave të para mesohet se shtetasi Bledar Troshani, është qelluar me thikë dhe ka marrë plagë të rënda. Ai eshte transportuar ne spitalin e Shkodres dhe akutalisht ndodhet në sallen e operacionit.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Oligarku rus mori 55 milionë euro punë në qeverinë e Berishës, në 2007 ndërtoi dhe Gjykatën e Krimeve të Rënda
Qeveria e Sali Berishës duke nisur nga 2010 deri në 2013 u ka besuar shoqërive të lidhura me oligarkun rus Oleg Deripaska tendera për një vlerë prej 55 milionë eurosh.