-
VIDEO
21 janari, Balla: Krim shtetëror, Berisha dha urdhrin për të qëlluar drejt protestuesve! SPAK të rihapë çështjen
Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla ka bërë thirrje sërish që SPAK të rihapë cështjen e 21 janarit. Nga Lushnja, Balla tha duke qenë se ky është një krim shtetëor dhe se sipas tij urdhri u dha nga kryeministri i asaj kohë Sali Berisha, çështja duhet t’i kalojë SPAK.
-
VIDEO
Pogradec/ Qyteti dhe disa fshatrat pa ujë të pijshëm për më shumë se 23 orë
Për më tepër se 23 orë, Pogradeci dhe fshatrat kanë mbetur pa ujë të pijshëm. Sipas informacioneve shkak është bërë dëmtimi i tubacionit kryesor të ujit të pijshëm, i cili furnizon të gjithë këto vendbanime.
-
VIDEO
U qëllua më ’21 janar’, gazetari Fatos Mahmutaj për Report Tv: Drejtësia e cunguar, Berisha dha urdhrin që të qëllohej drejt protestuesve
Sot shënohen 12 vite nga ngjarja tragjike në Bulevard, ku katër protestues mbetën të vrarë nga të shtënat e punonjësve të shtetit. Gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur më 21 janar, rrëfen në Report Tv momentin kur u qëllua me breshëri ndaj protestuesve.
-
VIDEO
Moti i keq/ Mbi 1 mijë ha tokë e përmbytur në Shkodër, 770 ha në Lezhë! Akset Shkodër-Theth, Shkodër-Vermosh dhe Bogë-Theth të pakalueshëm
Situata në Lezhë dhe Kurbin vijon të mbetet problematikave pas reshjeve të dendura të shiut, ku është përmbytur një sipërfaqe prej 770 hektarë tokë bujqësore. Më problematike mbetet ende qarku i Shkodrës, në të cilin akset Shkodër-Theth, Shkodër-Vermosh dhe Bogë-Theth janë të pakalueshëm. Në Shkodër është 1120 hektarë tokë e përmbytur.
-
VIDEO
Sot 103 vite nga Kongresi i Lushnjës, Begaj mesazh politikës: Punoni bashkë për sfidat me të cilat përballet Shqipëria
Sot shënohen 103 vite nga Kongresi i Lushnjës, i mbajtur më 21 janar të vitit 1920. Kjo datë shënon edhe fillimin e parlamentarizmit shqiptar. Kjo ditë e shënuar u festua në Lushnjë me këngë e valle popullore shqiptare.
-
VIDEO
12 vite nga '21 janari', homazhe për 4 'Dëshmorët e Atdheut', lule nga Rama e të afërmit në vendet ku u vranë! Mazhoranca e familjarët: SPAK të rihapë çështjen
Sot shënohen 12 vite nga një prej ngjarjeve që ka shënjuar më së shumti historinë e të paktën këtyre 32 viteve demokraci në Shqipëri, krimi i rëndë i 21 janarit 2011, kur u vranë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestues opozitarë nga armët e punonjësve të shtetit. Në Bulevardin 'Dëshmorët e Atdheut po mbahen homazhe për 4 të vrarët.
-
VIDEO
130 hektarë tokë nën ujë në Berat, 50 ha gërryen nga Osumi
Reshjet e shiut kanë përmbytur rreth 130 hektarë tokë në Veterik të Beratit. Korrespondentja e Report Tv Mimoza Sinanaj raporton se bëhet fjalë për të njëjtën hapësirë toke që përmbytet shpesh.
-
VIDEO
Homazhe për Ziver Veizin në Gjirokastër, familjarët: Kemi shpresa se SPAK do të rihapë çështjen
Ndonëse kanë kaluar 12 vite nga protesta e 21 janarit ku mbeti i vrare protestuesi Ziver Veizi, familjaret e tij ende kërkojnë drejtësi. Nga varrezat e fshatit Zenelaj mbesa e tij Zamira Veizi ka thënë se ende shpresojnë për drejtësinë e munguar dhe se do t'i drejtohen organit me te ri te drejtësisë.
“Drejtësia është nuk është vendosur. Ne do të reshtim asnjëherë së kërkuari drejtësi. Kemi shpresa te SPAK për të rihapur çështjen dhe drejtësia të vendoset”, tha një prej familjarëve.
Veç familjarëve në varreza kanë qenë te pranishëm kryetari i Bashkise Gjirokastër Flamur Golemi dhe kryetarja e Këshillit të Qarkut Lindita Rova.
-
VIDEO
Akuzohen për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, 5 të arrestuarit dalin sot para gjykatës
Pesë të arrestuarit të cilët akuzohen për përfshirjen në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dalin sot para gjykatës për masë sigurie. Hetimet treguan se grupi drejtohej nga Plarent Dervishaj, i cili tashmë është në kërkim bashkë me 2 të tjerë.
-
VIDEO
Babai iu vra në protestën e 21 janarit, Ana Veizi: Dua drejtësi, do i shkoj deri në fund kësaj çështjeje
Në 12 vjetorin e ngjarjes së 21 janarit, kryeministri Edi Rama bëri homazhe para kryeministrisë sëbashku me familjarët e katër viktimave. Më pas Rama zhvilloi një takim me ta në kryeministri. Pas takimit, Ana Veizi, vajza e një prej viktimave të 21 janarit bëri thirrje për drejtësi.
“Shumë të vështira kanë qenë, vitet kalojnë, dhimbja nuk lehtësohet. Bëhet edhe më e vështirë. S ene rritemi edhe kuptojmë akoma më shumë se ca është mungesa e babait.
Unë besoj tek drejtësia morale. S’do heq dorë sëbesuari, do përpiqem gjithmonë t’i shkojë deri në fund me aq mundësi sa do kem,. Kryeministri ka qenë gjithmonë me ne, na ka mbështetur. Rasti i babit tim është pak më i vështirë për ta marrë SPAK por ne do i shkojmë deri në fund me përpjekjet tona.
Duam drejtësi. Besojmë tek drejtësia morale, që s’do reshtim së besuari”, tha Ana Veizi, vajza e Ziver Veizi.
-
VIDEO
Erion Braçe: Si u pushkatuan 12 vite më parë Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika
Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj, Aleks Nika, u pushkatuan në këtë rend, në pak minuta, këtu, në bulevardin e dëshmorëve!
-
VIDEO
Situata nga moti i keq, aksi Shkodër-Theth, Shkodër-Vermosh dhe Bogë-Theth të pakalueshëm! 200 familje pa energji elektrike