-
VIDEO
12 vite nga 21 janari, homazhe në nder të 4 të vrarë në bulevard, Rama vendos nga një karafil për çdonjërin nga 'dëshmorët e Atdheut'
Në bulevardin ‘Dëshmorët e Atdheut’ Kryeministri Rama, anëtarë të qeverisë, deputetë socialist por edhe shumë qytetarë por zhvillojnë homazhe në nder të 4 të vrarëve të 21 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Karafila në vendet ku humbi jetën çdonjëri prej 4 protestuesve vendosi Kryeministri Rama, i shoqëruar nga familjarët e viktimave, me të cilët më pas u fut në Kryeministri.
-
VIDEO
Përmbytjet në Kosovë, Shqipëria dërgon Ushtrinë në Kukës! Rama: Në mbështetje të banorëve që janë prekur! Ndërhyjmë po qe nevoja
Shqipëria i është gjendur pranë Kosovës edhe në këto të momente të vështira, ku ndodhet “nën pushtetin” e ujit. Forca dhe mjete nga FA janë dislokuar në Kukës, në gatishmëri për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura ditët e fundit.
-
VIDEO
Përplas të vijat e bardha 55-vjeçare teksa po shkonte në punë, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja! Policia po punon për kapjen e tij
Aksidenti ka ndodhur në orën 06:30 t ë mëngjesit në lagjen "Çelepias" dhe gruaja e aksidentuar A. Tahiri mësohet se ishte duke shkuar në punë, në një nga fasoneritë e qytetit, kur është përplasur nga motorri.
-
VIDEO
12 vite nga 21 janari, Spiropali: Krim shtetëror, SPAK të hapë hetimin e çështjes, ne nuk heqim dorë nga drejtësia
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i ka bërë thirrje SPAK që të hapë hetimet për 21 janarin. Sot në ditën kur bëhen 12 vite nga 21 janari, Spiropali thotë se nuk kanë hequr dorë nga drejtësia për atë çështje. Ajo thekson se atë ditë nuk pati vrasje aksidentale, por krim shtetëror.
-
VIDEO
Moti i keq/ Rreth 770 hektarë tokë bujqësore e përmbytur në Lezhë, normalizohet furnizimi me energji
Situata nga moti keq ka filluar të normalizohet. Aktualisht në Lezhë është rikthyer furnizimi me energji elektrike në shumë zona.
-
VIDEO
Dëbora mbulon Korçën, në Dardhë trashësia shkon deri në 25 cm! 7 borëpastruese në terren, kërkohet përdorimi i zinxhirëve
Në aksin rrugor që lidh Korçën me zonën turistike të Dardhës në disa kilometra rresht ka pasur reshje dëbore, trashësia e së cilës ka shkuar nga 10 cm deri 25 cm. Dëborë ka mbuluar gjithashtu pjesë të rëndësishme të rrugëve Korçë-Voskopojë, Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë, ku trashësia e dëborës shkon deri në 15 cm.
-
VIDEO
Të përçarë por përballë Qeverisë, dhe vula e PD-së (20 janar 2023)
Tabaku tha se grupi parlamentar i PD-së është i unifikuar sa i takon kësaj çështje dhe sipas saj këtë 6 mujor nuk do të ketë tentativë për ta kaluar në parlament. Sipas Tabakut, amnistia fiskale duhet të bëhet me një konsensus të gjerë
-
VIDEO
Ishte fshehur në bordin e një anijeje, sekuestrohen 4.5 ton kokainë në Spanjë, në pranga 15 anëtarë të ekuipazhit, mes tyre dy shqiptarë
4.5 tok kokainë janë kapur në një anije mallrash gjatë një operacioni të organizuar nga autoritete spanjolle në lindje të ishujve Kanarie. Anija e mallrave vinte nga Amerika e Jugut.
-
VIDEO
Ndahet nga jeta mjeku i njohur Isuf Kalo
Pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare jashtë Shqipërisë, mjeku i njohur Isuf Kalo.
-
VIDEO
Ndryshon ligji, punësimi në burgje pa statusin e nënpunësit civil, drafti hidhet për konsultim
Ministria e Drejtësisë kërkon heqjen e shërbimit civil në rekrutimin e punonjësve të Burgjeve. Ndryshimet ligjore janë hedhur për konsultim publik dhe prekin 707 punonjës të burgjeve me statusin e nënpunësit civilë
-
VIDEO
Aksident rrugor në Vlorë, drejtuesi i ‘Benzi’-it humb kontrollin nga shpejtësia e lartë
Një aksident rrugor është regjistruar në Vlorë. Një mjet tip ‘Benz’ ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dyqanet në anë të rrugës.
-
VIDEO
SPAK zbardh atentatin ndaj prokurorit Ndoja dhe ‘Rrumit të Shijakut’, burime: U organizua nga Plarent Dervishaj! 5 në pranga e 4 në kërkim, folën 3 të penduar të drejtësisë
Një operacion i gjerë policor pas marrjes në dorë të dëshmive kyçe të Nuredin Dumanit dhe 2 të penduarve të drejtësisë, zbuloi një grup të strukturuar kriminal të drejtuar nga Plarent Dervishaj, përfshirë në atentatin e prokurorit Arjan Ndoj 3 vite më parë. Në pranga ranë 5 bashkëpunëtor, mes të cilëve edhe një agjent doganor, dhe në kërkim u shpall koka që organizoi gjithçka, Plarent Dervishi që drejtonte bandën me miq e familjarë, dhe aktualisht ndodhet në Dubai.